Duhen veprime konkrete të Institucioneve shtetërore

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Duhen veprime konkrete të Institucioneve shtetërore

PostimNga Marin Finaj » e Premte Tetor 11, 2013 2:51 pm

Kam ndjekur me interes diskutimin në Forumin Curiaweb rreth krijimit të hapësires së përbashkët ekonomike Shqipëri – Kosovë. Ky diskutim është në vazhdim të diskutimit të nisur fillimisht nga politika, kryesisht nga zoti Pacolli në Kosovë, i mbështetur edhe nga ish-Presidentët e Shqipërisë Moisiu dhe Meidani. Edhe mediat i kanë dhënë hapësirën e duhur këtij diskutimi. Por gjithçka mbetet në një plan të përgjithshëm, të shprehjes së vullnetit politik dhe të dobive respektive që vijnë nga ky proces. Edhe deklarimet e fundit të kryeministrave të dy vendeve mbesin në këtë nivel (Do të ketë mbledhje të përbashkëta të qeverive”), por asgjë konkrete.

Në Parashtresën e këtij forumi ka një përpjekje për të përcaktuar cilat do të ishin synimet dhe veprimet konkrete, por natyrisht që kjo nuk mjafton. Kjo i shërben nisjes së këtij diskutimi. Në këtë forum janë hedhur disa ide konkrete, si ato në fushën energjitike, e ndonjë tjetër, por këto janë të pamjaftueshme. Qeveritë respektive duhet të ngrehin grupe të posçme pune, që së bashku me dikasteret përkatëse të pregatisin dokumentet e nevojshme. Unë sugjeroj së fillimisht do të ishte e dobishme që Qeveritë të hartonin një Strategji për krijimin e Hapësirës së përbashkët Ekonomike dhe të dy Kuvendet të miratonin një Rezolutë, ku të shprehin vullnetet e tyre për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike dhe të përcaktojnë disa drejtime dhe veprime të përbashkëta që duhet të ndërmerren nga Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Rezoluta e miratuar nga të dy Kuvendet do t’i hapte rrugë pastaj miratimit në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive (siç kanë deklaruar kryeministrat) të dokumenteve të tjera të nevojshme. Paskëtaj do të duhet të bëhen edhe veprime të karakterit legjislativ, dmth të amendimit të ligjeve ekzistuese në funksion të objektivave të miratuara.

Ka ardhur koha për të bërë veprime konkrete nga institucionet shtetërore. Angazhimi i qeverive të dy vendeve në problemet e shumta që lidhen me përballimin e krizës ekonomike apo me problemet konkrete të dy vendeve tona si informaliteti i lartë, borxhi publik, lufta kundër korrupsionit, etj, nuk duhet t‘i pengojnë ato të hedhin hapat e para në përputhje me synimin strategjik të krijimit të hapësirës ekonomike të përbashkët.
Marin Finaj
 
Postime: 2
U regjistruat në këtë grup: e Enjte Tetor 10, 2013 1:48 pm
Emri Mbiemri: Marin Fino
Titulli: Master

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron