Bashkëpunimi: Hidrokarburet

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Bashkëpunimi: Hidrokarburet

PostimNga Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli » e Mërkurë Shtator 25, 2013 5:09 pm

Ne kuadrin e ketij forumi, do te doja te terhiqja vemendjen edhe per nje sektor tjeter shume te rendesishem: sektorin energjetik të hidrokarbureve.
Ne kete sektor bashkëpunimi me Kosovën aktualisht po zhvillohet ne kuadër te shkëmbimeve tregtare nga disa kompani shqiptare dhe kosovare, te cilat janë duke shfrytëzuar oportunitetet qe krijon porti i Porto Romanos për furnizim ose tranzitim te nënprodukteve te naftës drejt Kosovës dhe me gjere kjo e lidhur sigurisht edhe me impaktin e ndjeshëm pozitiv dhe lehtësues qe ka krijuar rruga e re Durrës - Morine.

Për te ardhmen do te sugjeronim qe nxitja e këtij bashkëpunimi do te jete me interes si ne kuptimin e përfitimit reciprok te kompanive shqiptare dhe kosovare po kështu edhe ne krijimin e një tregu te integruar, i cili sigurisht qe do te rriste influencën ne tregun rajonal te nënprodukteve te naftës dhe gazit.

Po kështu për sa i përket sektorit energjetik të hidrokarbureve, një fushe bashkëpunimi mund te jete njohja dhe shkëmbimi reciprok i eksperiencës ne kompletimin e kuadrit ligjor për këtë sektor dhe veçanërisht :

- për sektorin e gazit, si dhe për përgatitjen e te gjithë kuadrit institucional rregullator dhe teknik për këtë sektor.
- për çështjet qe lidhen me mbajtjen dhe menaxhimin e rezervës se sigurisë për naftën gazin dhe nënproduktet e tyre
Prof. Asoc.Dr. Nevila Xhindi (PhD)
Jean Monnet Professor

European University of Tirana
Deputy Rector
Partnership and Business Development
_______________________

E-mail: nevila.xhindi@uet.edu.al
Imazhi i Përdoruesit
Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Martë Shtator 03, 2013 5:10 pm
Emri Mbiemri: Nevila Sokoli
Titulli: Prof.Asoc.Dr

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron