A është vërtet gati Shqipëria për reformën administrative

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

A është vërtet gati Shqipëria për reformën administrative

PostimNga Josil.Duro » e Enjte Maj 29, 2014 2:17 pm

Në qoftë se shfleton Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore gjëja e parë që të bie në sy është preambula e kësaj karte. Në të shprehimisht thuhet :
“Preambula parashikon mundësinë e deklarimit të elementëve bazë të kartës. Ato janë :
- Kontributi jetik i vetëqeverisjes locale për demokracinë, administrimin efektiv dhe decentralizimin e kompetencave.
- Roli i rëndësishëm i organeve vendore në ndërtimin e europës.
- Nevoja e organeve lokale që të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të gëzojnë autonomi të gjërë.”
Duke lexuar me vëmendje tre pikat e mësipërme dhe sigurisht duke i kuptuar ato dalim në një përfundim të thjeshtë. PO, reforma administrativo-territoriale është diçka e rëndësishme dhe jetike si për konsolidimin e demokracisë dhe autonomisë tek njësitë e qeverisjes vendore por edhe për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit.
Por, a është gati Shqipëria apo mentaliteti qeverisës vendor për këtë ndarje të re administrative?
Kjo është nje pikëpyetje përgjigjia e së cilës jepet në disa versione, kjo sipas optikave të ndryshme të çdo personi që është i përfshirë direkt apo indirect në këtë projekt.
• Kryetari i një komune minoritare nuk do të dëshironte kurrësesi që komuna e administruar prej tij me gjithë njëmijë e një problem që mund të ketë në shërbim ndaj qytetarëve apo të problemeve administruese të shkrihej në një njësi të vetme dhe më të madhe me disa komuna të tjera. Alibi apo justifikimi do të nxirrte shkaktimin e ndonjë “incidenti diplomatik”
( në rastin tonë midis Shqiperisë dhe Greqisë apo Maqedonisë ) dhe shteti apo qeveria jonë do të ndjehej e pafuqishme dhe në një mënyrë do ti bindej dëshirës së këtij kryekomunari për të qënë “autonom” apo i paprekshëm nga reforma edhe pse kjo reformë do të sillte të mira ndaj qytetarit të këtyre komunave. Ky vendim i kushtëzuar prej kryetarit të komunës dhe bindja e shtetit ( krijuesi dhe implementuesi i reformës) do të shkelte pikën e parë të preambulës së Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore për një administrimin efektiv. Në këtë rast do të ndodheshim përballë një dileme. A do të shmangim të ashtuquajturin “incident diplomatik” apo do të rritim cilësinë e shërmbimit ndaj qytetarit ?
• Njësoj si një kryekomunar minoritar do të ndjeheshe dhe një kryetar komune, komuna e së cilit shtrihet në vijën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Por ky i fundit me një ndryshim të vogel në krahasim me atë minoritarin. Nëse, kryetari i komunës minoritare mbroheshe me kartën e diplomacisë, ky i fundit do të nxirrte nga xhepi i xhakëtës së kryekomunarit kartën e “zhvillimit turistik”. Cdokush do ta kuptonte apo do ta merrte me mend se çfarë mund të fshihet në anën tjetër të kësaj karte.
• Në optikën e një kryebashkiaku të një bashkie të madhe në Shqipëri kjo reformë do të ishte e nevojshme për të pasi do te fuqizonte akoma më shumë pushtetin e tij territorial dhe bashkia e re që do të krijohej prej reformës do të vjelë më shumë taksa si dhe do të përfitojë më shumë të ardhura financiare në formën e granteve të qeverisjes qëndrore.
• Në optikën e ministrit Cuci apo edhe të vetë kryeministrit kjo reformë duhet të bëhët krahas detyrës së shtëpisë që na ka lënë BE-ja edhë për disa arsye të tjera dhe këtu citoj argumentat e ministrit të shtetit :
“ “Argumentat në favor të konsolidimit territorial (që çon në krijimin e njësive të mëdha rajonale) mund të përmblidhen në pikat e mëposhtme:
- Njësi më të mëdha të qeverisjes vendore kanë më shumë kapacitet që të ushtrojnë një gamë më të madhe fuksionesh, kështu që konsolidimi territorial mundëson delegimin e më shumë shërbimeve tek qeverisja vendore.
- Krijohet një ekonomi e shkallës, e cila mundëson që njësitë më të mëdha të qeverisjes vendore të ofrojnë shërbime më të efektshme dhe me kosto më të ulta. Rasti më i drejtpërdrejtë i përfitimit në këtë aspekt dëshmohet në çështjen e shpenzimeve administrative të bashkive.
- Duke qenë se njësi më të mëdha të qeverisjes vendore mund të ushtrojnë më shumë funksione, ka më shumë mundësi që qytetarët të jenë më të interesuar të marrin pjesë në proceset politike që lidhen me qeverisjen vendore. Në këtë kuptim, konsolidimi territorial ndihmon në promovimin e demokracisë lokale.
- Një organizim territorial me njësi më të mëdha të qeverisjes vendore krijon më pak pabarazi në të ardhurat e bashkive, kështu që ka më pak presion për kompensimin e qeverisjeve vendore nga qeveria qendrore, një çështje që i kushton buxhetit të shtetit dhe që shoqërohet me ndjeshmëri politike.
- Njësi më të mëdha të qeverisë vendore mund të jenë më efektive në planifikimin dhe politikat për zhvillimin ekonomik.
- Në sisteme të konsoliduara territoriale është më e lehtë që të adresohen çështjet e përfituesve (free-riding), dmth, situata kur banues që jetojnë në një njësi të qeverisjes vendore konsumojnë shërbime që ofrohen nga një njësi tjetër vendore. Me fjalë të tjera, konsolidimi territorial ndihmon që të zvoglohen mospërputhjet mes kufijve administrativë dhe zonave ku ofrohen shërbimet.”

• Në optikën e një opozitari të sotëm kjo reformë është e nevojshme vetëm sepse është lënë si detyrë nga BE-ja por nuk po punohet mirë për të sepse në realizimin e kësaj reforme është e angazhuar qeveria, dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri dy forca politike me qasje të kundërta dhe me programe të kundërta quhen armiq të përbetuar midis tyre dhe çdo nisëm e shumicës qeverisëse të vendit apo e krahut tjetër parlamentar do të kundërshtohej.
• Ndërsa, në optikën time, të një qytetari të thjeshtë të këtij vendi apo të një përsoni që është i përfshirë indirekt në projketin e reformës administrativo-territoriale fillimisht duhet të ndryshojë mentaliteti i atyre përsonave të cilët zgjidhen për të administruar bashkitë apo komunat e ketij vendi. Për mua, apo edhe për këdo qyetar tjetër nuk do të ishte shumë i rëndësishme numri i njësive të qeverisjes vendore, por shërbimi që do të më jepej në sportelet e bashkisë,komunës apo në çdo institucion publik. Do të ishte i rëndësishëm ato do të përdoreshin taksat që unë paguaj në një mënyrë të atillë që të rezultonte efiçente në jetën time apo të të gjithë qytetarëve. Sepse në rast keqadministrimi apo keqpërdorimi të pushtetit nga kryebashkiakët apo kryekomunaret e gjithë reforma administrativo- territoriale do të rezultonte një flluskë e madhe sapuni, do të rezultonte një veprim sa për sy e faqe përballë Europës aq shumë të dëshiruar për tu anëtarësuar dhe mbi të gjitha do të rezultonte një regres apo ngelje në vend të të bërit shtet europian.
Mendimi që shpalosa më lart mund të jetë diçka modeste, dhe as nuk do të llogaritet si një tullë e vënë në ndërtimin e murit të reformës territoriale, por nganjëherë shprehja e mendimeve të pavarura apo mendimeve të lira ashtu siç çdo njëri e mendon është një kontribut shumë i mirë në zhvillimin apo në rritjen e cilësisë së demokracisë në çdo vend të botës.

jd
Josil.Duro
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Enjte Maj 29, 2014 12:14 pm
Emri Mbiemri: Josil Duro
Titulli: Jurist

Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron