Interesim plotesisht i merituar

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

Interesim plotesisht i merituar

PostimNga Gjergji Duro » e Mërkurë Mars 26, 2014 6:42 pm

Se bashku me kolegun z.Ormir Rusi, ne mbremjen e dates 25 Mars ishim te ftuar ne studjon e TV Rozafa ne Shkoder, nga gazetari Mirsat Sylja ne emisjonin e tij "Eurodita". Ne fokus te emisjonit ishte prezantimi i vizionit te portalit "ShtetiWeb" te Institutit per Bashkepunim dhe Zhvillim, per reformen teritoriale ne pergjithesi dhe me hollesisht per rajonin e ri te Shkodres, dhe njesite e reja qe propozon "ShtetiWeb" per rajonin e Shkodres qe permbledh qarkun aktual te Shkodres, Lezhes dhe Kukesit. Natyrshem emisioni permbante ne vetvehte dhe nje rubrike te pergjigjeve te drejtperdrejta te teleshikuesve, disa prej te cilave ju dha pergjigje gjate emisjonit. Por interesimi ishte aq i madh sa me te drejte drejtuesi i tij tha : "me pyetjet e ardhura mund te bej dhe dy tre emisjone te tjera".
Ne gjykimin tone, ky interesim eshte i perligjur se paku per dy arsye : se pari, problemi i ndarjes administrative ka ngjallur interesim ne publik, si nje prej reformave me te rendesishme dhe shume pyetje nuk kishin te benin me kuriozitetin me ke bashkohet kjo apo ajo komune, por me epersine dhe mundesine qe kjo ndarje e re territoriale do te sjelle per zhvillimin e vendit. Pyetja e riskut te kesaj reforme apo e te metave qe mund te mbarte ajo kish te bente me shume me merakun se a eshte aq e thelle sa duhet dhe sa e mendojne vete qytetaret. Per ta shpjeguar me mire kete po citoj me poshte nje sugjerim qe erdhi gjate emisjonit, por qe per efekt kohe nuk u publikua ne te:
" Pérshéndetje! Uné jam njè ish kryetar komune. Po ju ndjek me vémendje dhe mua mé vjen miré qé po trajtoni njé çéshtje me interesa madhore pér qytetarét dhe Shqipériné, siç éshté reforma territoriale. Kur uné pér dy mandate radhazi isha kr komune, kam paré e kuptuar se ndarja aktuale éshté verteté e njé standardi té prapambetur dhe se njé ndarje e re, éshté njé domosdoshméri, madje emergjente! Akoma mé té domosdoshém, ndarjen e re administrative e bén niveli i ulét i pérfaqésimit. Eshté pér té ardhur keq, ku shumé komuna apo té ashtuqujtura "bashki", jané inegzistente dhe nuk ofrojné asnjé shérbim pér banorét, veçse po e pérdorin pushtetin pér veten, familjarét dhe té aférmit e tyre. Né vend té njé administrate té afté e profesionale, realisht né shérbim té qyataréve, ata me paraté e qytetaréve qé Qeveria Qendrore jep né formé GRANDI e burimet e tjera financiare, kan krijuar shtabe elektorale pér ti véné né shérbim te rizgjedhjes sé tyre. Domosdoshméri éshté edhe kufizimi i mandatit pér kryetarét e pushtetit vendor, vendosja e kritereve arsimore pér kandidatét dhe hetimi i burimit té diplomés, (sidomos ajo e shkollés sé mesme) pasi ka kryetar komuanash té cilét edhe pse fjalimin ua pérgatisin té tjerét, nuk diné as té lexojné pér shkak té mungesés sé arsimimit real.! Sikur kritere té tilla té vendoseshin edhe pér késhilltarét komunal e bashkiak do ishte vérteté njé arritje e madhe, pasi do rrìtej cilesia e vendimmarrjes dhe kérkesa e llogaridhénjes. Me shumé respekt, Natén e miré!"
se dyti, interesimi kish te bente me besimin apo mos besimin e qytetareve (nga zona urbane por edhe rurale), se me zmadhimin e njesive te qeverisjes vendore ata do te mund te shikojne me shume investime dhe sherbime ndaj tyre.
Ne gjykimin tone kjo eshte vertet e rendesishme per faktin se sidomos nga prezantimet e qeverise hidhen pak argumenta qe cojne tek ky besim. Me shume lihet te kuptohet se e mira e madhe e kesaj pune qenka shurtimi i pagesave te administratave vendore, te cilet gjithshka qe eshte dhene eshte perdorur per rrogat e tyre. Me se pari ne nuk e dime ne se do kete shkurtime dhe kemi prirjen te besojme se administrata edhe mund te rritet, por si e tha nje drejtues aktual i nje qeverisje vendore, " sikur per 8 vjet qe kam une kryetar, te mos kish marre pagen gjithe administrata, vete 30% e investimit per ujesellesin tone do ishte realizuar. Por po te kishim 70% nuk kishim nevoje te linim rrogat se do kishim siguruar ndonje donacion" Pra, nuk i duhet meshuar me shume te keqiave qe na solli fragmetarizimi, por burimeve financiare qe do mbeshtesin njesite e reja qe mos shndrohen shpej edhe ata ne rrogetare te rendomet.
Gjergji Duro
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Diel Shkurt 02, 2014 8:59 pm
Emri Mbiemri: Gjergji Duro
Titulli: Inginer

Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron