Disa mendime mbi Propozimin per Reformen

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

Disa mendime mbi Propozimin per Reformen

PostimNga Marin Finaj » e Enjte Mars 13, 2014 3:00 pm

Kam ndjekur me vemendje prezantimin qe shtetiweb ka bere per ndarjen administrative territoriale. Eshte nje propozim i plote dhe i besueshem. Ndarja e rajoneve besoj se eshte nje version me realist qe merr ne konsiderate lidhjet historike te krahinave te ndryshme te Shqiperise. Nje lidhje e tille mungon teresisht ne variantin e paraqitur nga Co-Plan me 4 rajone. Duket se ai eshte me shume nje variant teorik. Ndersa varianti me 6 rajone I Co-Plan duhet vleresuar, por ndarjet e disa krahinave nga nje qark ne tjetrin duket se thjesht behen per shkak te rregullimit te numurave te popullsise. Keshtu me duket se eshte jo korrekte te heqesh rrethin e Mallakastres nga qarku I Fierit, apo te ndash rrethin e Pukes midis dy rajoneve. Gjithashtu gjykoj se qarku I Dibres nuk ka ndonje lidhje historike me Mirediten, lidhjet e tij jane historike me Tirane. Perfundimi I rruges se Arbrit do ta perfocoje me tej kete lidhje.

Persa i perket emrave te qarqeve do te ishte mire qe te ishin te gjithe me permbajtje historike. Nuk e gjykoj dot nese ato qe ju keni propozuar jane me te goditurat, por do te sugjeroja qe emrat e rajoneve te vendosen nga historianet.

Eshte e veshtire te japesh nje gjykim per propozimin ne lidhje me bashkite, por eshte e dukshme zvogelimi i ndjeshem i numrit te tyre. A priori une do te thoshja se paksimi I tyre duhet bere por jo njeheresh kaq I ndjeshem. Mund te behej gradualisht. Fillimisht ndoshta numri I tyre mund te ishte 130 -150 dhe pastaj duke pare rezultatet qe arrihen mund te ulet me tej. Nese ulet menjehere deri 80 sa ju keni propozuar, çdo te ndodh nese nuk arrihet nje funksionim normal i tyre. Per kete ceshtje duhen bere takime te shumta ne nivel te qeverisjes vendore per te vleresuar edhe vete parapelqimet e banoreve te bashkive, sidomos te komunave qe bashkohen. Duhet te keni parasysh qe paksimi kaq radikal I komunave ndikon edhe ne zhdukjen nga perdorimi te mjaft emrave qe jane te lidhur me historine e Shqiperise. Prandaj duhet patur kujdes.
Une e vleresoj mjaft punen qe keni bere dhe mendoj se e gjithe kjo pune duhet te merret ne konsiderate nga komisioni parlamentar I reformes
Marin Finaj
 
Postime: 2
U regjistruat në këtë grup: e Enjte Tetor 10, 2013 1:48 pm
Emri Mbiemri: Marin Fino
Titulli: Master

Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron