Emërtimi i Rajoneve

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

Emërtimi i Rajoneve

PostimNga Ylli Bufi » e Hënë Mars 10, 2014 9:12 pm

Prezantimi i Propozimit të Shtetiweb për Reformën Administrative Territoriale ka patur një sensibilizim të mëdh të publikut, veçanërisht në emërtimet e propozuara për Rajonet. Duke i u referuar edhe përvojave të vëndeve të tjera, shohim se në përgjithësi emërtimi i rajoneve nuk përputhet me emrin e kryqëndrës së rajonit. Kryeqëndra e rajonit është më shumë një qëndër administrative dhe nuk shihet si përfaqësuese e të gjitha veçorive që kanë njësitë e qeverisjes vendore të përfshira në rajon. Zakonisht emërtimet e rajoneve synojnë të jenë përfaqësuese të gjithë territorit që ato përfshijnë. Këto emërtime në përgjithësi gjënden në tre mënyra:
- si emërtime gjeografike, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të territorit përkatës: si emrat e baseneve të lumenjëve, të maleve, të liqeneve, etj,
- si emërtime historike, që lidhen me historinë e popullit të territorit përkatës,
- si emërtime si lidhje të emrave të qëndrave kryesore që ato përmbajnë,
- ka dhe raste kur përdoret emëri i kryeqëndrës së rajonit.
Nga reagimet e para duket se shqiptarët preferojnë emërtimet me përmbajtje historike, e cila ka dhe vështirësinë e gjetjes së një mëndje të përbashkët për to.
Në propozimin tonë ne kemi hedhur disa ide pikërisht me qëllimin për të hapur dhe testuar debatin që natyrshëm lind në raste të tilla. Hedhja e mendimeve të ndryshme në rrjetet sociale dhe forumet virtuale mendojmë se është me vlerë për të të njohur të gjitha sensibilitetet. Në fund të gjithë këtij procesi duhet të jetë një grup studjuesish, akademikë dhe profesorë të disiplinave të ndryshme që të bëjnë propozime më të studjuara dhe gjithpërfshirëse, para se të bëhen vendimarrjet nga Kuvendi.
Ylli Bufi
 
Postime: 6
U regjistruat në këtë grup: e Hënë Prill 15, 2013 6:26 pm
Emri Mbiemri: Ylli Bufi
Titulli: Doktor i Shkencave

Re: Emërtimi i Rajoneve

PostimNga Toni Spaho » e Premte Mars 14, 2014 10:42 pm

Eshte nje emertim mjaft i mire i rajoneve te Republikes se Shqiperise.me pelqen shume si projekt dhe ka mjaft vlera.Propozoj qe Korces ti vendoset emri Komnene
Imazhi i Përdoruesit
Toni Spaho
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Premte Mars 14, 2014 10:36 pm
Emri Mbiemri: Toni Spaho
Titulli: Inxhinier


Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron