Objeksione mbi strukuren e re te ndarjes se bashkive.

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

Objeksione mbi strukuren e re te ndarjes se bashkive.

PostimNga Gentian Kuci » e Shtunë Mars 08, 2014 12:27 am

Te nderuar ndarja e re Administrative Territoriate pas Kushtetutes eshte guri i dyte themelor i shtetit. Ju keni bere nje pune te lavderueshme duke bere kete projekt me perkatesisht 5 Rajone dhe 89 Bashki si edhe me emertesat perkatese. Besoj qe ky kontribut i juaji te vleresohet dhe te merret parasysh edhe ne tryezat me fatoret politike dhe publike. Jam dakord me ndarjen ne 5 Rajone ndersa me duket se ka mundesi te metejshme reduktimi te Bashkive. Nuk e di nga cilat rrethana jeni nisur ne ndarjen dhe krijimin e bashkive te reja por atje ku ka nje bashki te konsoliduar dhe te njohur nuk kuptoj pse duhet te ndahet ne dysh duke krijuar nje te re. P.sh pse duhet te krijohet nje bashki e re e Zadrimes kur besoj se ajo e Lezhes mjafton po keshtu edhe per F.Kruje-Kruje, Kurbin-Mamurras, Orosh-Rreshen e te tjere raste si keteo ku mendoj se reduktimi eshte edhe me i mundeshem. Besoj se sa me i reduktuar te jete numri i Bashkive aq me i thjeshte eshte edhe planifikimi,shperndarja dhe kontrolli i ketyre njesive. Pervecse e rendesishme kjo reforme eshte edhe nje deyrim i institucioneve evropiane perpara integrimit. Terheqja e sa me teper aktoreve dhe personaliteteve ne kete reforme si edhe sensibilizimi i publikut dhe te interesuarve do te jene themeli i nje ristrukturimi te ri shtereror dhe institucional administrativo-territorial. Megjithese politika ka zerin e saj vendimtar ne aspektin e realizimit dhe miratimit te kesaj reforme do duhej qe specialistet me te mire dhe akademiket e fushave perkatese ta bejne projektin e kesaj reforme dhe t'ja ofrojne politikberesve dhe Ligjvenesve per miratim. Vetem keshtu do vihet nje themel i forte i nje Shteti me prespektive te qarte Evropiane. Dihet qe kjo reforme kerkon edhe nje sere ndryshimesh Kushtetuese gje qe kerkon gjithashtu konsultime dhe konsesus mes paleve gje e cila duket e veshtire por jo e pamundur. Shumica duhet te krijoje klimen e duhur relaksuese per afrimin e Opozites ne kete proces te rendesishem ne menyre qe zgjedhjet e reja vendore te behen me nje Harte te re Adminstrativo-Teritoriale ku edhe politikat zhvillimore te bazohen mbi kete situate te re. Per ndarjen e re nuk kane rendesi emertesat,krahinarizmat,ndarjet dialektore dhe fetare por cilesia,funksionaliteti,resurset ekonomike dhe sherbimet e garantuara per banoret. Shqiperia sot me levizjen e "lire" te ketyre 20 vjeteve ka ndryshuar dhe ka nje perzierie te tille demografike nga gjithe periferite drejt qendres sa qe c'do ide krahinore ose fetare ne ndarjen e re do ishte e pakuptimte. Megjithse mund te kete objeksione per punen tuaj besoj se keni bere nje pune te lavderueshme duke hedhur bazat e nje procesi qe do revolucionarizoje drejtimin e shtetit qe nga themelet duke e futur ne shinat e Evropianizimit jo vetem politikisht por edhe adminsrativisht. Ju uroj suksese.
Imazhi i Përdoruesit
Gentian Kuci
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Premte Mars 07, 2014 11:25 pm
Emri Mbiemri: Gentian Keci

Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron