Mbi disa aspekte te reformes territoriale dhe administrative

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

Mbi disa aspekte te reformes territoriale dhe administrative

PostimNga Altin Mihali » e Martë Shkurt 04, 2014 2:50 pm

Pershendetje

Duke u falenderuar per kontributin qe jepni ne kete proces tejet te rendesishem por edhe delikat, si nje njohes shume i mire i aspekteve strukturore, organizative, financiare, fiskale dhe strategjike, me lejoni te ndaj me Ju disa opinione te cilat me vijne mese natyrshem nga eksperienca ime personale 20 vjecare ne qeverisjen vendore dhe konkretisht :

Pavaresisht faktit se vendi yne ka bere progres ne dekaden e fundit ne drejtim te miremenaxhimit fiskal, ende renditemi ne vendin e parafundit nga 13 vende te rajonit, renditet ne vendet me treguesin me te dobet ne drejtim te mbledhjes se takses mbi pasurine e paluajteshme (0.1 te GDP) dhe me nje tregues shume te dobet te nivelit te investimeve ne nivel vendor si %-je e GDP-se. Per te vazhduar me tej, vleresohen me shume se 100 komuna ku 3/4 e buxhetit te te cilave shkon vetem per shpenzimet e administrates dhe ku 48% e njesive vendore (180 nga 373) sigurojne jo me shume se 10% te shpenzimeve buxhetore nga te ardhurat e veta (taksa dhe tarifa vendore) dhe ku qartesisht ne njesite e vogla dhe te mesme (me me pak se 6000 banore) niveli administrates le shume per te deshiruar (mungesa e kapaciteteve njerezore profesionalisht te afta) cka jane disa prej faktoreve te cilet jo stimulojne dhe mbeshtesin reformen por e bejne ate urgjente. Fragmentarizimi i territorit dhe ndarja ne dy nivele (bashki dhe komune) ka reflektuar jo vetem nje ndarje te pabarabarte midis komuniteteve (urban vs rural) por i ka transformuar sherbimet ne te mira preferenciale (me shume sherbime dhe sherbime me te mira per zonat urbane dhe e kunderta per zonat rurale) permes "sanksionimit ligjor te kritereve ne formulen e transfertes se pakushtezuar". Ne aspektin fiskal, (ku ne 2/3 e njesive vendore te ardhurat e veta perbejne jo me shume se 40% te buxhetit cka i ben ato jo autonome ne berjen e shpenzimeve dhe ku 70% e njesive kane humbur karakterin investues per shkak te mungeses se likujditetevenga te ardhurat e veta per investime) vleresohen problematika te lidhura me:
1) pandryshueshmerine (per here te pare formula u aplikua ne vitin 2002) e kritereve te perdorura ne transferten e pakushtezuar prej me shume se 1 dekade megjithe permiresimet pjesore (arnimet) qe i jane bere ne vite
2) perfshirja e fondeve per sherbime sociale brenda transfertes se pakushtezuar cka redukton peshen dhe impaktin e ketij burimi financimi ne arritjen e rezultateve konkrete ne sherbimin social
3) ende nuk ka nje ligj per financat vendore cka do te sanksiononte qarte procedurat e mbledhjes, administrimit, menaxhimit, perdorimit, dhe kontabilitetit ne nivel vendor
4) pamundesi ne administrimin e te ardhurave nga taksapaguesit familjare
5) trajtimin si pjese e borxhit publik te huamarrjes vendore cka e ben kete instrument te pazbatueshem per qeverisjen vendore
6) mungesa e te dhenave per pasurite e paluajteshme per efekt te takses mbi pasurine (ndryshuar tashme)
7) mungesa e standardeteve te sherbimeve publike cka do te vendoste nje baze te forte krahasimi midis njesive dhe do te mund te perdorej si nje prej indikatoreve ne alokimin e transfertes se pakushtezuar bazuar ne nivelin, llojin e sherbimeve dhe kostot / njesi
8) aplikimi i grantit konkurues si nje praktike ligjore konkuruese por "e padukshme"

Ne funksion te te gjithe problematikave te mesiperme, reforma administrative dhe territoriale (ne kendveshtrimin fiskal) do te duhet te mbeshtese grupimin e njesive bazuar ne kriteret e percaktuara tashme perreth qendrave te medha urbane dhe kryesisht Bashkive te kategorise se I-re dhe te II-te te cilat kane demonstruar nje buxhet te dominuar nga te ardhurat e veta dhe ku taksat dhe tarifat vendore perbejne mbi 50% te buxhetit te njesive vendore.

Faleminderit

Altin
Ekspert i Financave Urbane
Imazhi i Përdoruesit
Altin Mihali
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Martë Shkurt 04, 2014 1:02 pm
Emri Mbiemri: Altin Mihali
Titulli: MND

Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron