Reforma Territoriale dhe Poliçani

Decentralizimi dhe Ndarja e re territoriale

Moderatorët: Ylli Bufi, Gjergji Duro

Reforma Territoriale dhe Poliçani

PostimNga Klajdi Ibrahimi » e Hënë Qershor 16, 2014 11:58 am

Kam ndjekur prej disa muajsh propozimin e Shtetiweb per Reformen Territoriale. Megjithe ndonje rezerve te vogel e konsideroj propozimin e Shtetiweb nje alternative realiste, qe tregon se ekspertet e tij e njohin mjafte mire qeverisjen vendore dhe territorin e vendit. Fatkeqesisht nuk mund te them te njejten gje per variantin e qeverise te miratuar nga Komisioni parlamentar. Ja cilat jane aresyet:
Qyteti i Policanit shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Shqiperisë pranë malit të Tomorrit, në një teren kodrinoro - malor me lartësi mesatare 300 m mbi nivelin e detit dhe me një sipërfaqe 20 Ha. I rrethuar gjeografikisht nga komunat satelit si: Vërtop, Gjerbës, Bogov, Vëndresh, Terpan dhe Zhepë u ofron atyre lehtësi në shkembimet tregëtare dhe në marjen e shërbimeve arsimore, shëndetesore e etj. Ky pozicionim gjeografik ka forcuar lidhjet socjal-kulturore duke e kthyr praktikisht në një zonë funksionale me bazë të gjerë me qendër qytetin e Policanit.
Policani dikur i përkiste zonës se njohur si “Nahije Beratit” me shtrirje nga Komuna e Vërtopit deri në Komunën e Bogovës. Kështu deri në vitin 1969 konsiderohej si njësi administrative e Beratit. Pas kësaj periudhe qyteti i Policanit dhe disa zonave përreth tij kaluan nën administrimin e Skraparit. Periudha 1969 – 1992 ka qënë një periudhe që për Qytetin e Policanit do të kujtohet si periudhë regresi, zbehje e identitetit të zones dhe mungesë ivenstimesh. Viti 1992 i dha banoreve të Policanit statusin e shumë kërkuar si njësi administrative më vete. Kjo perjudhë ka provuar se puna qytetaria dhe pavarësia e fituar e kanë justifikuar plotësisht statusin e dhënë në reformën administrative të vitit 1992.
Specifikat e qytetit të Policanit.
• Ështe i vetmi qytet me një largesi prej 30 Km nga qendra e propozuar (Corovodë) ne varjantet me 39÷47 njësi vendore.
• Eshte i vetmi qytet me nr e banoreve me te madh se ai i qytetit te të propozuar për qendër.
• Ka një distancë relativisht të vogël (2-4 km) nga komunat e sipërpërmendura.
• Paradoksalisht, sipas ndarjes aktuale administrative dhe sipas asaj të propozuar banoret e komunave duhet të kalojnë patjetër nga Policani për të shkuar pranë qendrave aktuale apo të propozuara.
• Popullsia e Policanit shtuar dhe popullsin e komunave satelit arrin një nr prej më shumë se 30,000 banorë duke permbushur nje nga pikat kryesore të ndarjes së re territoriale.
• Ka nje infrastrukture dhe akse rrugore që komunikon mjaft leht me qarkun e Gjirokastrës, Elbasanit dhe Korcës.
➢ Treguesit ekonomik.
Persa i përket treguesve ekonomik të Bashkisë Polican rezulton të jenë më të mirë se trguesit e cdo bashkie tjetër të kësaj kategorie (kategorisë së dyte). Kjo reflektohet me faktin se granti i pa kushtëzuar i akorduar nga qeverisja qendrore nuk i kalon 300,000 USD për një vit, nderkoh investimi për komunitetin deri më sot kapin vleren mbi 2,000,000 USD. Gjithashtu mbledhja e taksave vendore arrin në masën mbi 90%.
➢ Infrastruktura, sherbimet dhe pasuritë.
Qyteti i Policanit ka një infrastrukture të rregullt rrugore, ndricim publik, sitsem të rregullt të kanalizimeve të ujërave të larta dhe të ujërave të perdorura. Furnizimi i popullsis me uje të pijshëm bëhet nga vendburimi i Bogovës i cili ka një kapacitet të mjaftueshem për 100,000 banor.
Ka një qendër shëndetsore dhe një spital të investuar vitet e fundit sipas standarteve të kohës, me një kapacitet të konsiderueshëm.
Qendër Polivalente Rezidenciale , shtepia e të moshuarve ku jetojn të moshuar nga e gjithë Shqiperia.
Infrastruktura arsimore është e plotë nga edukimi parashkollor deri në arsimin e mesëm të përgjithshem dhe ate profesional.
Një tjetër pasuri e madhe e qytetit të Policanit është Kombinati Mekanik Polican kjo zonë industrial, një nga më të medhajat në Shqipëri shtrihet në një sipërfaqe prej 66 Ha e përbër nga ndërtesa nëntokësore dhe mbitokësore , truaje , poligone qitjeje dhe poligone të hapura. Ky kombinat është një faktor jetik i këtij qyteti pasi është pjesë e pa ndarë e komunitetit të Policanit dhe zonave përreth. Me një menaxhim nga Bashkia Polican dhe adoptim të tij për prodhime të ndryshme sipas nevojave të tregut zgjidh një problem social të komunitetit, atë të punesimit. Vlen të theksohet se komuniteti i Policanit falë lidhjes profesionale me industrin ushtarake është i pergatitur për zbatimin e cdo projekti të mundshëm për tu zbatuar ne të.
Mali i Tomorrit është një tjetër pasuri e pa cmueshme, i cili shërben dhe për ti dhënë indetitetin qytetit të Policanit. Mali i Tomorrit ka një sër asetesh ekonomike-turistike pasi disponon një gamë të gjerë të bukurive natyrore, teren, klime dhe histori që e ben unik në llojin e vet. Në verë mundet të shijohet freskia, gjelbërimi dhe festa ndërkombetare e fesë së Bektashinjeve. Në dimër mund të shijohet klima dimërore dhë pistat natyrore të skive. Ndersa historia, sportet ekstreme, ushqimet tradicionale dhe vetite kuruese qe ka klima e malit të Tomorrit e bejn të gjallë në cdo stin të vitit.
Ja keto jane shkurtimisht aresyet pse Poliçani duhet te jete perseri Bashki. Varianti i miratuar paraprakisht nga Komisioni parlamentar eshte teresisht subjektiv, i pabazuar dhe i padrejte per banoret e Poliçanit.
Klajdi Ibrahimi
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Hënë Qershor 16, 2014 11:38 am
Emri Mbiemri: Klajdi Ibrahimi

Rikthehu tek Propozimi ShtetiWeb për Reformën Administrative Territoriale

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 2

cron