Bashkimi Doganor mes Shqiperise e Kosoves: Kostot / Perfitim

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Bashkimi Doganor mes Shqiperise e Kosoves: Kostot / Perfitim

PostimNga Ardian Hackaj » e Premte Tetor 04, 2013 11:15 am

Gati te gjitha kontributet ne kete forum mbeshtesin tezen e avancimit te integrimit te te dy ekonomive drejt nje Bashkimi Doganor (BD). Nderkohe zera te shkeputur - si psh Ilir Ciko – argumentojne qe dy ekonomite nuk po arrijne te perfitojne plotesisht nga avantazhet e stadit aktual te bashkepunimit: Zones se Tregetise se Lire (ZTL).
Ne rreshtat ne vazhdim do te mundohemi te ri-kujtojme dallimet kryesore mes ZTL dhe BD; te vecojme kostot dhe perfitimet e seciles forme bashkepunimi; per te perfunduar me hapat administrative qe dy vende duhet te ndermarrin per te avancuar nga ZTL ne BD.

I. Vecorite e Bashkimit Doganor
Bashkimi Doganor eshte etapa integruese qe pason ZTL, dhe karakterizohet nga dy elemente shtese:
1. eliminimi i taksave doganore ne kufijte e brendshem mes antareve te BD;
2. vendosja e nje tarife doganore te perbashket ne kufijte e jashtem te BD;
Vendet anetare te nje BD mund te perdorin kuota importi te ndryshme, per te cilat duhet te bien dakord paraprakisht, si dhe te aplikojne kufizime te tjera per produkte te percaktuara.
Zhdukja e kufijve te brendshem dhe vendosja e nje tarife doganore te perbashket me jashte, bejne te detyrueshem harmonizimin e te gjitha aspekteve te politikave tregetare kombetare egzistuese si psh marreveshjet preferenciale, procedurat dhe rregullat e kontrolleve per shendetin dhe mjedisin, politikat bujqesore, etj. Vendet e BD negociojne si nje entitet i vetem me te tretet dhe perdorin te njejtet instrumente tarifore per t’u mbrojtur.
Per shembull Bashkimi Doganor BE – Turqi mbulon vetem produktet industriale (pervec qymyrit dhe celikut) dhe produktet bujqesore te perpunuara; detyron Turqine te adoptoje tarifat doganore te aplikuarar nga BE perfshire dhe marreveshjet preferenciale, si dhe te harmonizoje me BE politikat tregetare te Turqise. Detyrimet vazhdojne me perafrimin e ligjit turk per doganat me legjislacionin e BE, te kompletuar me bashkepunim gjithnje e me te ngushte mes dy sistemeve doganore; perafrimin e ligjeve mbi konkurrencen, pronesine intelektuale, taksimin, etj.

II. Avantazhet Ekonomike te Bashkimit Doganor
Avantazhet e BD mund te permblidhen ne listen e meposhteme:
• Nxit / krijon flukset tregetare mes vendeve antare;
• Mbron prodhuesit vendore permes nje tarife doganore te perbashket;
• Rrit fuqine e negociimit me te tretet;
• Eventualisht kontribuon me te ardhura doganore shtese tek vendet anetare qe kane aktivitet tregetar me te ulet;
• Duke rritur konkurrencen mes prodhuesve vendore, specializon vendet ne prodhimet me eficiente;
• Frenon monopolet vendore – eshte me e veshtire per to te lobojne dy ose me shume qeveri, se sa nje qeveri kombetare te vetme;
• Tenton te konvergjoje rrogat, cmimet, shkallen e profitit, normat e interesit brenda vendeve anetare;
• Eliminon kontrollin doganor ne kufijte e brendshem (qe kryhet kryesisht per te respektuar Rregullat e Origjines, normat fito-sanitare, etj);
• Tarifa Doganore e Perbashket eshte me e thjeshte, menjanon shtremberimet e kostos se lendeve te para, etj;
• Eliminon komplikimet administrative te verifikimit te Rregullave te Origjines ne kufijte e brendshem;
• Zmadhon tregun, si per prodhuesit e brendshem ashtu dhe per investitoret e huaj.

III. Kostot Politike te Bashkimit Doganor
Nga lista e mesiperme, veme re qe avantazhet te BD mbi ZTL jane perfitime ekonomike – ulin kostot dhe cmimet, luftojne monopolet, rrisin konkurrencen, thjeshtojne procedurat administrative, rrisin tregun, etj. Po politikisht, si krahasohen ? Se pari, ZTL si nje forme me e lehte organizimi kerkon vetem nje sekretariat per monitorim dhe mbeshtetje administrative; dhe nje forum per dialog mes paleve. BD kerkon nja angazhim politik me substancial, e per rrjedhoje ka nje kosto me te larte.
Ne nje Bashkim Doganor marrdheniet mes partnereve jane me komplekse (negociimi i Tarifes se Perbashket Doganore, ndarja e te ardhurave nga dogana e perbashket, perfaqesimi i perbashket ne negociatat me te tretet, etj). Po ashtu integrimi ekonomik me i madh shton presionin per harmonizim te kushteve te MTL-ve dhe te tarifave MFN ne emeruesin e perbashket me te ulet, harmonizim me te thelle te shume politikave kombetare qe ne kete menyre, u hiqen nga kompetencave qeverive perkatese. Ne terma praktike kjo perkon me nje dorezim te sovranitetit kombetar drejt instancave bilaterale. Per me teper ZTL eshte me e favorizuar se BD edhe per arsye te presionit te lobeve kombetare ne favor te mbrojtjes se interesave te tyre aktuale.

IV. Masat konkrete per nje Bashkim Doganor mes Shqiperise dhe Kosoves
Ne rastin e Bashkimit Doganor te Shqiperise me Kosoven, jane politikanet, kryesisht ata nga Shqiperia, qe po insistojne drejt nje integrimi me te madh te dy ekonomive (i.e. fjalimi i Rames ne Parlamentin Kosovar, fjala e Ministrit Ahmetaj ne Konferencen e organizuar nga Konrad Adenaur Stiftung mbi BENELUX-in Ballkanik, etj). Duke pasur parasysh problemet aktuale ne implementimin e marreveshjes egzistuese te CEFTA, dhe ne pritje te prononcimit te Qeverise Kosovare, ne do te sugjeronim nje qasje me graduale. Ne kete skenar do te synohej zhdukja a pengesave jo-tarifore mes dy vendeve, por duke ruajtur nje shkalle pavaresie kombetare te politikave tregetare dhe te taksimit. Kjo kerkon eliminimin gradual te Rregullave te Origjines mes dy vendeve dhe vendosjen graduale te nje tarife te perbashket doganore. Kjo do te shoqerohej me ndertimin dhe administrimin e nje administrate doganore te perbashket.
Me konkretisht, hapat drejt nje Bashimi Dogamor mes Kosoves dhe Shqiperise, do te ishin:
1. Marrja e vendimeve politike detyruese perkatese nga te dy Qeverite;
2. Ngritja e grupeve te punes per identifikimin dhe vleresimin e Rregullave te Origjines dhe per vendosjen e Tarifes se Perbashket Doganore ne te dy vendet;
3. Ngritja dhe funksionimi i nje administrate te perbashket per te monitoruar progresin;
4. Pergatitja e procedurave mbi produktet qe do te perjashtohen nga BD;
5. Vendosja e nje Kodi Doganor Uniform mes dy vendeve;
6. Njesimi i procedurave administrative dhe te sistemeve te informacionit;
7. Vendosja e sistemit te shperndarjes se te ardhurave te ngritura nga perdorimi tarifes se perbashket doganore.

- fund -

Tirane, 4 Tetor
Imazhi i Përdoruesit
Ardian Hackaj
 
Postime: 5
U regjistruat në këtë grup: e Martë Qershor 18, 2013 5:41 pm
Emri Mbiemri: Ardian Hackaj
Titulli: MA

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron