Një politikë bottom up si komplementar me atë top down në th

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Një politikë bottom up si komplementar me atë top down në th

PostimNga Selami Xhepa » e Martë Tetor 01, 2013 11:45 am

Një politikë bottom up si komplementar me atë top down në thellimin e integrimit.
Zhvillimi ekonomik rajonal, në veçanti midis Shqipërisë dhe Kosovës, merr një rëndësi edhe më të madhe në kontekstin e zhvillimeve intensive të proceseve integruese dhe globalizuese, intensifikimit të konkurrencës ndërkombëtare dhe rritjes së presioneve konkurrenciale mbi ekonomitë dhe bizneset e vendeve të vogla, siç janë dy ekonomitë tona.
Tashmë, edhe në kontekstin e marrëveshjes CEFTA që synon të shtrijë zonën e shkëmbimeve të lira ekonomike e tregtare në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, realiteti i politikave të sotme tregtare, në këndvështrimin e barrierave tarifore, mund të konsiderohet si një proces i arrirë. Por, duke parë barrierat përtej kufirit, realiteti i politikave paraqitet shumë më kompleks. Në fakt, edhe në barrierat kufitare, nevoja për të koordinuar më mirë veprimtarinë e institucioneve që merren me administrimn e politikave është shumë kritike. Të ndodhur në presionin e grupeve lobuese, qeveritë ndërmarrin shpeshherë masa mbrojtëse të fshehta, siç ka qenë përdorimi i shpeshtë i çmimeve të referencës, apo standartet lidhur me kërkesat sanitare dhe fitosanitare që duhet të plotësojnë mallrat ushqimore. Ideja nuk është që këto instrumente të mos përdoren, porn jë koordinim më i mirë institucional, mund të shmangë në kohë krijimin e tensioneve politike të panevojshme. Pr shembull, doganat e Kosovës dhe të Shqipërisë mund të krijojnë task force të përbashkët për të shqyrtuar në mënyrë periodike sistemet e informacionit që përdoren në procesin e zhdoganimeve; institutet veterinare dhe të kontrollit të malltrave ushqimore, të kontrollit të barnave, etj., duhet të zhvillojnë studime të përbashkëta, në mënyrë që proceset e harmonizimit të politikave të realizohen natyrshëm. Kjo metodë bottom up komplementohet me iniciativat top down që janë iniciuar në rangun më të lartë me mbledhjet e përbashkëta të kabineve qeveritare dhe ndoshta edhe të parlamenteve, ose të komisioneve parlamentare.
Në perspektivën më të largët, zona ekonomike e përbashkët, një nevojë tashmë gjerësisht e argumentuar, duhet të shtrihet përtej transaksioneve thjesht të natyrës tregtare. Do të jetë e nevojshme që të harmonizohen legjislacionet e investimeve, të tregut të punës, të politikave fiskale e tatimore, të konkurrecës, etj. Në një plan më praktik, tashmë është koha që ekipe të përbashkëta ekspertësh të politikave publike, të punojnë me një program të miratuar nga qeveritë përkatëse, ën mënyrë që të vendosen prioritetet dhe axhenda kohore e këtij procesi harmonizues. Në këtë mënyrë, krijohet një shtrat institucional e ligjor që do të mundësojë sipërmarrjen private në të dy anët e kufirit të zhvillojë projekte investimesh dhe të krijojnë punësim në të dy vendet tona.
Imazhi i Përdoruesit
Selami Xhepa
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Enjte Shtator 26, 2013 4:10 pm
Emri Mbiemri: Selami Xhepa

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron