Ligji i “periudhës kalimtare”

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Ligji i “periudhës kalimtare”

PostimNga Ibrahim Rexhepi » e Shtunë Shtator 28, 2013 10:58 pm

Ende nuk ka asnjë zhvillim drejt krijimit të infrastrukturës ligjore e institucionale me synim krijimin e unionit doganor, apo , më vonë edhe tw tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri. Kjo nuk po ndodhë as në Prishtinë, e as në Tiranë. Në ndërkohë Kuvendi i Kosovës për herë të tretë po e futë në procedurë parlamentare Ligjin për Investimet e Huaja. Vështruar nga prizmi i synimit për integrimin e ekonomive të të dyjave vendeve, atëherë do të thoshim se ky është një ligj që ka të bëjë me personat dhe subjektet ekonomike që janë në shtetet e treta, meqenëse ata që ndodhen në Kosovë dhe në Shqipëri duhet të jetë subjekt të një ligji. Kjo ende mbetet shpresë dhe dëshirë. Për këtë arsye ky ligj është shumë i rëndësishëm edhe për investitorët nga Shqipëria, të cilët synojnë Kosovën. Ose së paku që ai të motivoj për më shumë investime dhe integrim me tregun kosovar, gjatë kësaj “periudhe kalimtare”.
Po ashtu hartimi i këtij ligji ka qenë kërkesë e institucioneve të ndryshme, në rend të parë e Komisionit Evropian, për shkak të vërejtjeve të shumta që i adresoheshin Kosovës rreth mbrojtjes së investitorëve të jashtëm dhe kapitalit të tyre. Njëkohësisht ka mundësi që ai të nxisë edhe më shuam investimet e Shqipërisë në Kosovë, duke pasur parasysh se investitorë nga ky vend kanë pasur vërejtje serioze sa iu përket sigurisë dhe mbrojtjes s kapitalit. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja pse në totalin IHD-ve në Kosovës,sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vjet Shqipëria ka marrë pjesë vetëm 4 për qind, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2013 – 2,5 për qind.
Por, pa dyshim se për ngecjen e përgjithshme të IHD-ve në Kosovë nuk e ka fajin vetëm mungesa e këtij ligji. Është në pyetje ambienti i përgjithshëm për biznes, si edhe dështimet ën zhvillimin projekteve të rëndësishme dhe që do të ishin atraktiv për investitorët e huaj, si ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, ose privatizimin e aksioneve qeveritare në Postën dhe Telekomin e Kosovës . Prandaj, vetëm një ligj nuk mund të ndryshoj shumë, po qe se ai nuk përcillet edhe me ndryshime të tjera me interes për biznesin dhe investitorët.
Projektligji për investimet e huaja sjell shumë ndryshime në ambientin afarist në Kosovë, veçanërisht në krijimin qasjes së re që duhet ta ketë Qeveria e Kosovës, apo të gjitha institucionet publike ndaj investitorëve të huaj. E të tillë trajtohet “ një person i huaj që bën një investim në Kosovë” (neni 2). Ndërkaq person i huaj është “çdo person fizik që është shtetas i një vendi të huaj; çdo person fizik që është shtetas i Republikës së Kosovës, por ka vendbanim jashtë vendit; një person juridik i themeluar sipas ligjit të një vendi të huaj”. (Neni 2).
Sipas këtij neni, këtë status do ta ketë çdo individ, apo subjekt ekonomik që nga Shqipëria vjen për qëllime investimi në Kosovë. Ndërkaq, risia e këtij dokumenti qëndron edhe në faktin se këtë status ua njeh edhe kosovarëve që ka vendbanim jashtë vendit, apo më saktësisht pjesëtarëve nga diaspora kosovare në botë. Qeveria e Kosovës ka shpresë se pikërisht këtu ligji do të ketë reflektime pozitive, meqenëse nga diaspora shpesh kanë ardhur vërejtje se ajo nuk ka bërë asgjë në mbrojtjen e këtij komuniteti dhe të investimeve të tyre në Kosovës, por edhe për shkak të faktit se secilin vit prej tyre vijën së paku 600 milionë euro, ose gati 13 për qind e BPV-së.
Ndërkaq, ky status mund të arrihet lehtë, meqenëse si investim ligji e njeh çdo aset në pronësi nga një person i huaj në Kosovë;pasuri e luajtshme apo e paluajtshme; prona e paprekshme dhe intelektuale; paratë e gatshme, fondet, letrat me vlerë, aksionet apo llojet tjera të interesave pronësore në një shoqëri tregtare të Kosovës, koncesionet,ose licencat dhe fitimi i akumuluar nga një investim.
Ndërkaq, shoqëri e huaj investuese është çdo organizatë afariste e Kosovës ku së paku dhjetë për qind (10%) të kapitalit të vetë është kontribuar direkt, apo indirekt nga një investitor i huaj, ose kontrollohet nga një apo më shumë investitorë të huaj në bazë të një kontrate me shkrim.
Pjesa më e rëndësishme e këtij ligji ka të bëjë me trajtimin përgjithshëm të investitorëve, si edhe garancitë që ofrojnë autoritete shtetërore të Kosovës. Madje, kjo është kaptina, e cila ka nxitur shumë debate, duke thënë se “Qeveria po dorëzohet para kapitalit huaj” , apo se “investitorët nga jashtë do të jenë më të fuqishëm se ligjet dhe se vet Qeveria e Kosovës”. Një vlerësim i tillë është nxjerrë duke pasur parasysh Nen 3 të këitj projektligji, sipas të cilit “ Çdo autoritet publik që shkel apo në ndonjë mënyrë dështon të respektojë të drejtat dhe garancitë të siguruara me këtë ligj për investitorët e huaj dhe investimet e tyre, do të jenë të detyruar të paguajnë kompensim”, pastaj Neni 5 , i cili thotë se “ Nëse ndonjë autoritet publik nxjerr një akt apo ndërmerr një obligim lidhur me një investitor të huaj të caktuar dhe nxjerrja e një akti të tillë apo ndërmarrja e një obligimi të tillë është përtej autorizimeve të një autoriteti të tillë publik, investitori i huaj ka të drejtë në kompensim... “
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ofron edhe garanci të plota dhe mundësi të kompensimit të dëmit që investitorëve mund t’iu shkaktohen nga faktorët e tjerë jokomercial, si janë konflikti i armatosur dhe trazirat.
“Nëse një investitor i huaj apo person i huaj pëson humbjen e një aseti apo një investim në Kosovë si rezultat i dhunës që është i lidhur me situatën politike apo ekonomike, përfshirë luftën, konfliktet tjera të armatosura, revolucion, kryengritje, demonstrata, protesta, trazira qytetare, akte terroriste apo ngjarje të tjera të ngjashme, Kosova do të trajtojë atë investitor të huaj apo person të huaj, sa i përket kompensimit apo zgjidhjes tjetër, trajtim të njëjtë dhe të barabartë me ndonjë investitor vendor dhe investimeve vendore”. (Neni 11)
Mirëpo, ai ka të drejtë për kompensim ( Neni 11, pika 2) nëse ndodhë “përvetësimi i i një aseti nga një autoritet publik, zyrtar apo shërbyes civil i një autoriteti publik, ose ndonjë pushtet tjetër që vepron ligjërisht në Kosovë”, ndodhë “ shkatërrimi apo dëmtimi injë aseti nga forcat e Kosovës, nëse një shkatërrim apo dëmtim i tillë nuk ka qenë i nevojshëm sipas situatës”, ose nëse autoritet kosovare kanë dëhstuar “për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë në pajtim me obligimet që dalin nga ky ligj”.
Një vërejtje tjetër që i bëhet këtij ligji është edhe qasje diskriminuese që ka ia ndaj investitorëve të brendshëm, meqenëse atyre nuk i ofrohen garanci të këtilla. Ndërkaq, kritikën mbrojnë faktin se për zhvillimin e vendit duhet të forcohet dhe të sigurohet së pari investitori i brendshëm, ndërkaq si i tillë ai është i fuqishëm dhe i gatshëm për ndërtimin e partneriteteve me subjektet nga jashtë vendit. Do të thotë se subjektet ekonomike vendore janë ato që ndërtojnë ura lidhëse me investitorët e nga jahstë, e jo vetëm nj ligj , apo një subjekt qeveritar.
Përndryshe ky ligj investitorit i lejon që të përdorë “cdo valutë lokale, e cila është legale në Kosovë”, dhe të bëjë transfere valutore pa ndonjë ngarkesë, pasi që paraprakisht subjekti ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore që ka. Pastaj mund të punësoj persona fizik, të cilëve do t’u lejohet hyrja dhe qëndrimi në Kosovë për kohën sa ia ka kontratë.
Kur janë në pyetje kontestet investitori ka të drejtë të kërkojë që ai të zgjidhet sipas ndonjë kushti apo procedure të aplikueshme me të cilën është arritur pajtimi me shkrim në mes investitorëve të huaj dhe Kosovës. Në mungesë të një procedure të këtillë, “investitori i huaj ka të drejtë të kërkojë që kontesti i investimit të zgjidhet qoftë nëpërmjet procedurës gjyqësore në një gjykatë kompetente në Kosovë apo nëpërmjet arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar”.
Edhe pse ky dokument ende është në procedurë parlamentare, dhe do të duhet kohë derisa ai të jetë i zbatueshëm, megjithatë, i tillë çfarë është mund të jetë në funksion të nxitjes së marrëdhënieve ekonomike Kosovë- Shqipëri, posaçërisht në lëmine investimeve qoftë si IHD, apo përmes formës “jonit venture”.
Imazhi i Përdoruesit
Ibrahim Rexhepi
 
Postime: 5
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Korrik 03, 2013 12:14 am
Emri Mbiemri: Ibrahim Rexhepi
Titulli: Ekonomist

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron