Burimet e ekonomisë në Shqipëri dhe Kosovë janë komplementar

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Burimet e ekonomisë në Shqipëri dhe Kosovë janë komplementar

PostimNga Dr. Zef Preci » e Mërkurë Shtator 25, 2013 9:43 pm

Mjafton te lexosh studimet te ndryshme qysh nga fillimi i funksionimit te shtetit shqiptar (1920) per te kuptuar se hapesira ekonomike e banuar nga shqiptaret, edhe ne kushtet e nje infrastrukture tejet primitive, ka patur lidhje te fuqishme ndermjet rajoneve te ndryshme te saj, se ekonomia ka qene komplementare dhe se prapambetja dhe mungesa e zhvillimit lidhet kryesisht me regjimet e instaluara si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove (sebashku me pushtimin gati nje shekullor te saj) shume me teper se me perpjekjet e shqiptareve per te perqafuar idete pogresiste, per te qene pesje e perendimit te zhvilluar te Europes. Po komentoj dicka me shume mbi nje raport te vitit 1922.
Shume vite me pare, ne fillimet e mija si punonjes kerkimor ne Intitutin e Studimeve Ekonomike te Akademise se Shkencave (1982-1992), ndermjet te tjerave, kam patur fatin te njihem me analizen e marredhenieve ekonomike e financiare ndermjet Shqiperise dhe Italise ne periudhen 1920-1944, veper e studiuesit te mirenjohur te historise se ekonomise te asaj periudhe – Profesor Iljaz Fishta (1926-2005). Veprat e tij me te njohura jane: monografia: "Sistemi Monetar dhe i Kreditit në Shqipëri (1925-1944)", triologjia mbi nderhyrjen e kapitalit te huaj në Shqipëri si dhe vëllimi i titulluar: "Historia e Ekonomisë së Shqipërisë" shkruar ne vitet e fundit të jetës së tij, pa folur per nje numer artikujsh e punimesh shkencore ne shtypin e kohes brenda dhe jashte vendit. Permes punimeve tij nen optiken e kohes autori hedh drite mbi aspekte te ndryshme te asaj periudhe, si dhe na jep mundesine qe te njohim sadopak shkallen e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te vendit tone ne fillimet e veta si shtet i pavarur, problematiken komplekse te ndertimit te institucioneve financiare e monetare te shtetit, pleksjen e dukshme dhe te padukshme te interesave ekonomike e politike te vendeve fqinje ndaj vendit tone, etj. Ndersa ne vitet e fundit te periudhes se socializmit, ndersa Prof. Fishta me besoi sistemimin fillestar te arkives personale te tij, nje arkive mjaft te pasur, pata rastin te njihem edhe me leter-kembimin e tij me studiues te mirenjohur te marredhenieve ekonomike te shtetit shqiptar me vendet fqinje dhe sidomos me Italine ne periudhen midis dy lufterave boterore, te tille si Michael Kaser , etj. Ky i fundit, shume vite me vone, ne parathenien e punimit te Alessandro Rosselli te titulluar: “Italia dhe Shqiperia: Marredheniet Financiare ne Periudhen e Fashizmit ” shkruan se “Shqiperia e filloi pavaresine e saj duke debuar forcat pushtuese italiane dhe perfundoi duke qene plotesisht e kontrolluar dhe rrjedhimisht e pushtuar ushtarakisht nga Italia. Ky proces ishte rezultat i nje numri arsyesh politike. Marredheniet financiare te te dy vendeve perbejne, parasegjithash, me te rendesishmet, se si Italia ne menyre progresive kontrolloi ceshtjen shqiptare nepermjet nje invazioni ekonomik. Perse Lidhja e Kombeve zbehu interesin e saj ndaj Shqiperise? Perse Britania e Madhe braktisi Shqiperine qe perfundoi ne duart e Italise? Ne c’menyre Italia e kontrolloi financiarisht Shqiperine? Keto pyetje kane rendesi te madhe jo vetem per historine e Shqiperise, te Italise apo te Fashizmit, por gjithashtu ndihmojne per te kuptuar politikat italiane ne periudhen midis dy lufterave boterore dhe perpjekjet e saj ne vendet e Ballkanit”. Nuk ka dyshim se per shumicen e studiuesve te ekonomise dhe te historise se saj keto pyetje te studiuesit Kaser edhe pse plotesisht te logjikshme, nuk marrin dot nje pergjigje ezauruese, aq me teper me kushtet e izolimit qe imponoi periudha e regjimit komunist dhe mungesa e shfrytezimit te burimeve arkivore dhe ngadalesia me te cilen periudhat historike te shtetit shqiptar jane analizuar, te pakten ne aspektin e historise se ekonomise sone kombetare.
Pikerisht per te hedhur sadopak drite mbi ekonomine shqiptare ne fillimet e shtetit modern shqiptar, ju drejtova burimeve te kohes dhe midis tyre zgjodha raportin mirenjohur te Profesor Calmes qe vizitoi Shqiperine vetem dy vjet mbas filimit te funksionimit te tij, i pregatitur në lidhje me misionin e tij të vëzhgimit në Shqiperi ne Qershor te atij viti (1922). Edhe pse raporti mbulon nje numer ceshtjesh te rendesishme te Shqiperise se asaj periudhe, rendesi te posacme marrin problemet qe lidhen me prapambetjen ekonomike e sociale, ne nje Shqipëri ku “sistemi ekonomik është tejet primitiv” – sic veren me te drejte autori, ndersa shpresen per perparimin e Shqiperise ai e gjen “në kriterin më të mirë që ekziston për matjen e progresit – që është ai i arsimimit”.
Ne kete raport te shkruar me shume dashuri per Shqiperine nga “një person me përvojë në organizimin e çështjeve fiskale, financiare dhe ekonomike, për të analizuar situatën ekonomike në vend” 90 vet me pare, autori veren se “shqiptari në përgjithësi ka një reputacion për përtaci...” dhe pasi analizon nje numer shkaqesh te ketij fenomeni, shpreh optimizmin e tij se “Me një ndryshim të rrethanave dhe nën ndikimin e kërkesave të reja, shqiptari kursimtar dhe inteligjent, do të bëhet një punëtor i shkëlqyer”. Eshte interesante te theksohet se ceshtje te tilla si perparesite e programit qeveritar (arsimi dhe shendetesia), roli i ushtrise ne kohe paqeje, perparesite ne infrastrukture, transport, tregti, sektorin bankar, etj, te percaktuara nga nje ekspert qe qendroi ne Shqiperi vetem nje muaj ishin dhe mbeten perparesite zhvilimore edhe te te gjithe dekadat qe pasuan duke ardhur deri ne ditet e sotme si nje thirrje per nje reflektim te thelle nga secili qe ka fuqine e mendjes dhe besimin e publikut per te sjelle sadopak ndryshim ne Shqiperine e sotme perballe dyerve te Europes...

Studiuesi M. Kaser permend edhe nje fakt interesant te situates ekonomike ekonomike te Shqiperise ne fillimet e shtetit te vet kombetar, qe ne kontekstin e zhvillimeve te mevonshme merr rendesi jo thjesht historike por edhe aktuale. Ai shkruan se “Roseli e hap librin e tij duke bere nje krahasim: GDP per fryme e Shqiperise ne fundin e viteve 20’ ishte sa ¼ e Italise ndersa tashti eshte sa 1/13-ta e saj” , duke na dhene mundesine te kuptojme se sa dramatike ka qene vecimi i vendit tone nga Europa se ciles i perkiste dhe rreshtimi i tij ne bllokun politiko-ushtarak lindor mbas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore deri me 1968 dhe “as Lindje as Perendim” mbas ketij viti – ironikisht edhe me “bekimin” e fuqive te medha te botes demokratike perendimore drejt se ciles jemi percaktuar mbas vitit 1990.

E tash te vijme ne problemet e sotme. Nuk ka dyshim që përballimi i krizës ekonomike globale dhe përshpejtimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë, janë të lidhura ngushtë me shfrytezimin e avantazheve krahasuese dhe konkurruese të ekonomisë sonë kombëtare me vendet e rajonit. Në këtë kontekst karakteri komplementar i burimeve energjitike; investimet në rrjetin e transmetimit; struktura e ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës mundësojnë ndërmarrjen e politikave, te programeve dhe te investimeve publike dhe private të përbashkëta parasegjithash në këtë sektor. Të tilla mund të jenë jo vetëm shkëmbimet e energjisë elektrike (depozitimi/dhënia e energjisë) nga Shqipëria në drejtim të Kosovës në periudhën e pikut të prodhimit vendas apo të konsumit të pamjaftueshëm brenda vendit si dhe marrja e kësaj energjie nga sistemi energjitik i Kosovës në periudhën e verës ku prodhimi i TEC-eve është më efiçent. Kjo duhet konsideruar si një praktikë e pamjaftueshme e bashkëpunimit energjitik ndërmjet dy vendeve. Në vlerësimin tim janë të gjitha mundësitë që prognozimi i nevojave të konsumit të brendshëm, pjesëmarrja e përbashkët në tendera ndërkombëtar për blerjen e energjisë; përshpejtimi i ndërtimit të linjave të interkonjeksionit ndërmjet dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës; pjesëmarrja me fonde e Shqipërisë në investimet e mundshme te perbashketa për ndërtimet e reja me bazë energjitike si qymyri në Kosovë; si dhe harmonizimi i politikave rregullatore sa i takon çmimit të shitjes për biznesin dhe familjarët apo për periudha të ndryshme të vitit si dhe përfshirja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror npermjet territorit te Shqiperise, përbëjnë disa nga drejtimet e mundshme të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në sektorin energjitik. Vlen të theksohet se përpjekjet për të institucionalizuar këtë bashkëpunim janë bërë edhe më parë që prej vitit 1999, por kanë qenë spontane dhe nuk është siguruar bashkëveprimi nga një administratë e dy vendeve. Ndoshta ka ardhur koha qe te kete me pak tautologji patriotike dhe me shume "hapa te vegjel" qe jetesojne mirepderimin e burimeve te zhvillimit ne dispozicion dhe qe mudnesojne pershepjtimin e zhvillimit ne hapesiren mbareshqiptare e me gjere...

Në interes të bashkëpunimit të sektorit energjitik, mendoj se nuk është e mjaftueshme vetëm shprehja e vullnetit në nivel politik, por edhe vendosja e bashkëpunimit institucional respektiv dhe institucionave të të dyja vendeve (të trasmetimit, enteve rregullatore, etj). Nëse kjo do të bëhet janë të gjitha mundësitë që ky bashkëpunim të krijojë një efekt sinergjie në favor të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik e shoqëror të te dyja shteteve shqiptare te Ballkanit.

Eshte folur per nje trategji mbarëkombëtare për bujqësinë ne favor te zgjidhjes se problemeve te import-eksport nga Shqiperia ne Kosovë dhe anasjelltas... Personalisht nuk jam partizan i përdorimit vend e pavend të termit mbarëkombëtar. Në fushën e ekonomisë dhe të buqësisë si degë e saj, sipas vlerësimit tim, është e rëndësishme të shfrytëzohen ato avantazhe që ka krijuar secila ekonomi deri me sot.

Duke mos injoruar dhe as traditën e hershme të një shekulli më parë, kur prodhimet e perimeve të ultësirës perëndimore të Shqipërisë, kryesisht nga Myzeqeja shiteshin gjerësisht në Kosovë, ndërsa prodhimi i grurit dhe i misrit të Kosovës shitej gjerësisht në tregun shqiptar. Në kushtet e sotme duke e konsideruar si determinante koston e prodhimit në përgjithësi të produkteve bujqësore e blegtorale mendoj se është e rëndësishme të ndërmerren hapat e tillë që çojnë në nxitjen e konkurrencës për të ulur koston e inputeve buqësore si farë, fidanë, karburant, plehra kimike, etj.

Po kaq të rëndësishme janë masat për harmonizimin e politikave tarifore dhe heqjen e barrierave që lehtësojnë lëvizjen e lirë të produkteve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke lënë historinë e pakuptimtë të luftës së patateve etj.

Kohet e fundit po flitet per bashkimin doganor te Shqiperise me Kosoven. Ne vleresimin tim, problemi i bashkimit doganor mendoj se është një problem që i takonme shume perspektivës dhe lidhet ngushtësisht me progresin drejt Bashkimit Europian si të Shqpërisë dhe të Kosovës. Në kontekstin e zhvillimeve të sotme, e rëndësishme mbetet përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës, përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe ulja e kostos së shërbimeve respektive, duke përfshirë edhe përdorimin gjerësisht të lehtësirave portuale të Shqipërisë në dobi të ekonomisë së Kosovës.

Nderkaq nje fushe me interes qe pershpejton bashkepunimin ekonomik dhe nxit binzesin si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiepri mendoj se eshte reformimi i legjislacioni tregëtar. Keshtu, duke qenë se Kosova tashmë funksionon si një shtet i pavarur dhe është përcaktuar qartësisht për në BE si dhe në të njëjtën kohë dhe Shqipëria është në prag të marrjes së ftesës për marjen e ftësës së vend kandidat në BE problemet që lidhen me përafrimin e legjislacionit meritojnë një vëmendje të posaçme. Në këndvështrimin tim Shqipëria dhe Kosova në rrugën e tyre drejt BE janë nisur me baza të ndryshme dhe kanë demonstruar shpejtësi të ndryshime të këtij procesi.

Për rrjedhojë më shumë se përafrimi i legjislacionit do të ishte e dëshirueshme që përvojat e mira të secilit vend të viheshin në themel të reformave integruese, dmth është harmonizimi i axhendës dhe matricës apo hapave për integrimin që mundëson bashkërendimin e legjislacionit për aritjen e ‘açquis communitare’ dhe jo e kundërta. Në një terren më praktik do të ishte e dëshirueshme që në funksion të këtij qëllimi, pranë ministrisë së Integrimit dhe asaj të Drejtësisë të atashoheshin ekspertë nga Republika e Kosovës në mënyrë që në një të ardhme të afërt të ketë një bashkërendim të përafrimit dhe të adaptimit të legjislacionit.
Imazhi i Përdoruesit
Dr. Zef Preci
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Shtator 25, 2013 7:57 pm
Emri Mbiemri: Zef Preci
Titulli: Dr.

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 2

cron