Tregu i pёrbashkёt i energjisё elektrike

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Tregu i pёrbashkёt i energjisё elektrike

PostimNga Dr. Pajtim Bello » e Diel Shtator 22, 2013 8:03 pm

Tregu i pёrbashkёt i energjisё elektrike Shqipёri-Kosovё njё problem i shtruar pёr zgjidhje. Ky problem, i parё nё kuadrin e diskutimit pёr krijimin e njё hapsire ekonomike tё pёrbashkёt mes dy shteteve, merr pёrparёsi dhe vlerё tё veçantё si prirёs dhe mbёshtetёs i kёtij proçesi. Kёndvёshtrimin tim pёlqej ta largoj nga perifrazimet folklorioke, patriotike e populiste, pёr ta ulur problemin nё tryezёn e diskutimit tё pёrkufizuar si problem politik, ekonomik dhe tekniko-operacional, qё mund dhe duhet tё trajtohet nё ambientin real tё zhvillimeve ekonomiko-shoqёrore sot e nё perspektivё kёtej dhe pёrtej kufirit shtetёror.

Dukuri tё ngjashme e tё ndryshme pёrmes shifrave dhe fakteve.
Tё dy SE janё importues tё energjisё elektrike, pёr tё pёrballuar kёrkesёn konsumatore pёr energji elektrike. SE nё Shqipёri importon 30 deri 40% tё sasisё tё energjisё elektrike qё konsumon, kurse SE nё Kosovё nё rastin mё ekstrem ka importuar 33% sasisё tё energjisё elektrike qё konsumon dhe te dy sistemet do tё jenё importues tё energjisё elektrike edhe nё njё periudhё afat mesme. SE vuajnё nga humbjet teknike dhe jo teknike tё larta. Humbjet e pёrgjithshme tё energjisё elektrike nё Sistemin e Shpёrndarjes nё Shqipёri janё 44.96%, kurse nё Sistemin e Shpёrndarjes nё Kosovё janё 36.69 %, nivele kёto shumё tё larta. Niveli i arkёtimit tё faturave tё energjisё elektrike nё Shqipёri ishte 83%; kurse nё Kosovё ishte 88.77%, nivele kёto shumё tё ulta. Efiçienca nё pёrdorimin e energjisё elektrike ёshtё mjaft e ulёt pёr tё dy SE. Pёr mё keq veprimtaria ekonomike e SE nё tё dy krahёt e kufirit shtetёror krijon humbje financiare tё ndjeshme, aq sa mbijetesa e tyre mbёshtetet nga buxheti i shtetit, pёrveç kredive qё hera herёs ia dalin tё sigurojnё. Fuqia e përgjithshme e instaluar në Shqipёri rezulton 1 726 MЁ, ku 98 MЁ ёshtё Tec Vlorё; kurse nё Kosovё fuqia e përgjithshme e instaluar ёshtё 973,35MЁ nga tё cilat me linjit 930 MW, me hidro 42 MW dhe me erë 1.35 MW. Prodhimi i energjisё elektrike nё Shqipёri ishte 4,517GЁh, i realizuar 100% me hidrocentrale; kurse nё Kosovё 5,314 GЁh, i realizuar rreth 99% me termocentrale. Importi i energjisё elektrike nё Shqipёri ishte 2,834GЁh; kurse nё Kosovё ishte 152GЁh. Konsumi nё shpёrndarje nё Shqipёri ishte 6,851,627MWh; kurse nё Kosovё ishte 4,768 GWh. (Tё dhёnat e mёsipёrme janё pёr veprimtarinё e viti 2012.) Sistemi i Transmetimit nё Shqipёri si edhe nё Kosovё operon me nivelet e tensionit 400, 220 dhe 110 KV. Mes dy SE, ende fatkeqёsisht, nuk ka lidhje me linjё transmetimi 400KV edhe pse interlidhja me kёtё nivel tensioni ёshtё realizuar me vende fqinje. Prodhimi i energjisё elektrike mes dy SE kan njё dallim esencial pёr burimet energjetike ku bazohet prodhimi i energjisё elektrike sot dhe nё tё ardhmen, respektivisht nё Shqipёri burimet ujore dhe nё Kosovё venburimet e linjitit; burime kёto qё, nё raport me kёrkesёn nё rritje pёr energji elektrike tё tё dy vendeve, pёrfaqёsojnё rezerva energjetike tё konsiderueshme. Nё kuadrin e bashkёpunimit dhe zhvillimeve rajonale tё dy SE janё antare tё Komunitetit të Energjisë themeluar në 25 tetor 2005, prej nga rrjedhin detyrime, kushtёzime dhe standarte pёr zhvillimet e ardhme tё tyre. Mes Qeverisё tё R Kosovёs dhe Qeverisё tё R Serbisё ёshtё lidhur marrveshje nё fushёn e energjisё mbi pёrmbajtjen e tё cilёs nuk kemi dijeni. Ndёrkohё pёr tё dy shtetet tona nё kuadrin e antarёsimit nё BE kanё objektiva pёr ti arritur dhe detyrime pёr ti realizuar. Kjo tabllo shifrash e faktesh na jep mundёsi pёr tё gjykuar mbi nevojёn dhe dobishmёrinё e njё tregu tё pёrbashkёt tё energjisё elektrike, mbi mundёsitё reale pёr ta krijuar kёtё treg, mbi problemet qё duhet tё kapёrcejmё veç e veç e sё bashku, kush do tё jenё angazhimet dhe hapat qё duhet tё ndёrmerren prej qeverive, autoriteteve shtetёrore dhe operatorёve tё tregut tё energjisё elektrike nё tё dy anёt e kufirit shtetёror; mbi tё gjitha kush do tё jenё perfitimet nё kёtё proces politk, ekonomik dhe tekniko-operacional.
Pse ёshtё i nevojshёm dhe i dobishёm njё treg i pёrbashkёt e energjisё elektrike, nisur nga faktorё tekniko-operacionalё dhe ekonomik?
-Tё dy SE e prodhojnё energjinё elektrike nga burime energjetike diametralisht tё ndryshme, pёr rrjedhoje njёsitё e prodhimit tё energjisё elektrike nё termocantralet nё Kosovё dhe nё hidrocentralet nё Shqipёri kanё regjime pune tё ndryshme, qё mund tё konsiderohen plotёsisht regjime mbёshtetёese pёr njeri tjetrin pёr tё rritur prodhimin e energjisё elektrike dhe pёr tё rritur sigurinё nё punё tё tyre. Edhe me nivelin e sotёm tё shkёmbimeve tё energjisё elektrike mes dy SE ёshtё provuar dobishmёria e kёsaj mbёshtetjeje reciproke.
-Tё dy SE janё importues nё sasi tё konsiderueshme tё energjisё elektrike. Njё program i pёrbashkёt i prodhimit, i nevojave pёr konsum dhe i importit tё energjisё elektrike do tё reduktonte sasitё e importit, ndёrkohё qё do tё rriste efiçiencёn e prodhimit tё energjisё elektrike tё tё dy sistemeve.
-Tё dy SE kanё teprica dhe mungesa tё energjisё elektrike, qё nё periudha tё caktuara do tё rivlerёsohen kur tё kemi nje treg tё pёrbashkёt.
-Njё treg dy herё me i madh ka me shumё avantazhe nё tregun rajonal tё energjisё elektrike, krahasuar me dy tregjet e sotёm. Avantazhet do tё jenё tregёtoare dhe tekniko-operacionale.
-Tё dy shtetet, nё strategjitё e sektorit tё energjisё, kanё program pёr shtimin e kapaciteteve tё prodhimit tё energjisё elektrike. Pёr njё treg te bashkuar program i investimeve do tё riformatohet referuar efiçiencёs mё tё lartё tё prodhimit dhe pёrdorimit tё energjisё elektrike dhe burimeve energjetike alternative.

Probleme qё duhet tё konsiderohen pёr formimin e njё tregu tё vetёm tё energjisё elektrike.
-Disa tregues qё sipёrcituam si humbjet e larta tё energjisё elektrike, niveli i ulёt i arkёtimit tё faturave tё energjisё elektrike, efiçienca mjaft e ulёt e pёrdorimit tё energjisё elektrike prezantojnё dy tregje “tё sёmurё” dhe jo tё aftё pёr tu shkrirё suksesshёm nё njё treg tё vetёm.
-Aktualisht janё nё fuqi akte ligjore e nёnligjore, kuadre rregullatore, tarifa, çmime, metodollogji jo tё pёrputhura, jo tё barabrta apo tё barasvlefshme nё tё dy SE dhe njёsimi i tyre lidhet me politika dhe kushte tё caktuara ekonomike e sociale.
-Rjeti i transmetimit tё energjisё elektrike mes dy vendeve ёshtё me tension 220KV, duke kufizuar shkёmbimet e energjisё elektrike mes dy SE.
-Tё dy shtetet janё nё proçesin e antarёsimit nё BE, janё antare tё Komunitetit tё Energjisё nga ku kanё detyrime dhe objektiva tё kuadratuara, qё nuk bёhen pengesё pёr njё treg tё pёrbashkёt por duhen konsideruar.

Çёshtje duhet tё zgjidhin institucionet shtetёrore nё funksion tё krijimit tё nje tregu tё pёrbashkёt tё energjisё elektrike?
-Detyra parёsore ёshtё shёndoshja e gjendjes pёr tё dy SE. Qeveritё nё tё dy anёt e kufirit duhet tё zbatojnё njё Plan Veprimi qё pёr njё periudhё afat shkurtёr, mbase dy vjeçare, SE tё arrinjё tregues teknik dhe financiar te krahasueshёm me ata tё vendeve tё BE. Gjendja e sotme duhet tё quhet njё shёmtim i administrimit tё SE, qё janё prioritet i politkave qeverisёse edhe pёr vendet shumё tё zhvilluara. Pёrfitimet e tё dy SE do tё jenё tё mёdha, kushtet tekniko-operacionale dhe financat e shёndosha do tё mundёsojnё krijimin e njё tregu tё pёrbashkёt.
-Hartimi i njё kuadri ligjor pёr energjinёё elektrike tё njesuar pёr tё dy SE. E njёjta gjё duhet bёrё pёr hartimin e kuadrit rregullator të dy SE funksionale pёr një treg te përbashkët të energjisë elektrike, pёr gjetjen e mekanizmave qё do tё çojnё në stabilizimin e çmimeve, pёr energjinë balancuese, pёr shërbimet ndihmëse apo mbi rregullat për alokimin e kapaciteteve të interkonjeksionit, pёr mbrojtjen e konsumatorit etj.. Kёtu gjithçka do tё behet refruar kuadrit tё objektivave dhe angazhimeve qё burojnё nga qёnia antar nё Komunitetin e Energjisё dhe memorandumet apo planet e veprimit me BE. Modeli dhe rregullat e tregut tё pёrbashkёt tё energjisё elektrike Shqipёri-Kosovё do të jenë në përputhje me Aquis të BE-së dhe kërkesat e Traktatit tё Komunitetit tё Energjisë(TKE).

Pёrfitimet nga njё treg i pёrbashkёt.
Pёrfitimet nga njё treg i pёrbashkёt do tё jenё tё shumta dhe ndёr to mund tё numurojmё pёrmbushjen e kushteve për integrimin në tregun europain tё energjisё elektrike, efiçiencё tё lartё ne prodhimin dhe pёrdormin e energjisё elektrike, shkallё tё lartё tё sigurisё nё furnizimin me energji elektrike, harmonizim dhe efiçiencё nё investimet pёr burimet e reja tё prodhimit tё energjisё elektrike dhe pёr fuqizimin e rjeteve tё transmetimit tё energjisё elektrike, konkurrencë reale në tregun me shumicё dhe pakicё tё energjisë elektrike, mundёsi pёr aplikimin e tarifave tё arsyeshe pёr nxitjen e investimeve pёr burimet e reja tё prodhimit tё energjisё elektrike, përmbushja e objektivave tё BE dhe TKE pёr tё dy SE etj… Nga sa duket pёrfitimet do tё jenё tё shumta e tё ndjeshme, prandaj nuk duhet hezituar tё provojmё. Koha qё kalon duhet konsideruar humbje e madhe.

Veprimet qё duhen ndёrmarrё.
-Tё dy qeveritё duhet tё hartojnё apo nёnshkruajnё njё Marveshje Bashkёpunimi(MB), pёrmes sё cilёs tё qartёsohen detyrat e institucioneve publike dhe operatorёve tё tregut tё energjisё elektrike nё shtetet respective. Fjala vjen njё ndёr nenet e MB duhet tё jetё “Bёrja e njё studimi fisibiliteti pёr krijimin e tregut tё pёrbashkёt tё energjisё elektrike”. Mbas kryerjes tё studimit prej qeverive dhe institucioneve rregullatore duhen marrё njё numur vendimesh tё pёrbashkёta, pёr tё kaluar nё bashkimin e tregjeve.
-Ciftёzimi i SE, si hap tekniko-operacional i pashmangshёm, qё do ti paraprijё bashkimit tё tregjeve, ashtu sikurse kanё vepruar deri tani Hungaria, Cekia, Sllovakia, Polonia ku po diskutohet tё futet edhe Rumania.
-Fillimi nga ndёrtimi i Linjёs 400KV Shqipёri-Kosovё dhe pёrfundimi sa mё shpejt I kёtij investimi, pёr ti hapur rrugё çiftёzimit tё SE. Gjej rastin tё parashtroj idenё se traseja e kёsaj linje duhet tё kalojё sipas trasesё sё rrugёs sё kombit dhe jo ku ёshtё tenderuar, duke iu afruar rreth 10km Hidrocentralit tё Skavicёs qё pritet tё ndёrtohet sё shpejti.
-Hartimi Marrveshjes teknike tё pёrkohёshme pёr shkëmbimin e energjisё elektrike mes dy SE, nёnshkruar nё nivel ministror.
-Kryerja e investimeve tё pёrbashkёta pёr ndёrtimin e burimeve tё reja edhe me investime publike si Hidrocentrali i Skavicёs, njё Termocentral me bazё linjitin e Kosovёs apo tjeter object tё mundshёm.
Janё edhe shumё hapa a po detyra tё SE qё duhet tё kryhen, pavarsisht vendimeve apo qёndrimeve tё qeverive dhe institucioneve publike. Ajo qё dua tё them sё fundi ёshtё se krijimi i njё tregu tё pёrbashkёt tё energjisё elektrike ёshtё njё mundёsi e artё pёr shqipёrinё dhe Kosovёn, mund dhe duhet tё bёhёt mbase nё njё periudhё 3 deri nё 5 vite. Tregu i pёrbashkёt ёshtё i dobishёm dhe i mundshёm, ёshtё njё atribut qё nuk duhet t’iua mohojmё shqiptarёve. Natyra iua ka afruar si pasuri dhe Ata duhet ta gёzojnё atё, duke kapёrcyer ylberin e ndarjes shumё vjeçare. Janё shumё pengesa qё duhet tё kapёrcehen, shumё detyra qё duhet tё kryhen, por kur egziston vullneti politik çdo gjё ёshtё e arritshme.
Pajtim Bello. Tiranё 22 Shtator 2013.
Imazhi i Përdoruesit
Dr. Pajtim Bello
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Enjte Shtator 12, 2013 11:35 pm
Emri Mbiemri: Pajtim Bello
Titulli: Doktor adm publik

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron