Bashkepunimi ekonomik Shq-Kos ne programin e Qeverise Rama

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Bashkepunimi ekonomik Shq-Kos ne programin e Qeverise Rama

PostimNga Ardian Hackaj » e Mërkurë Shtator 11, 2013 10:08 am

Ne programin e Qeverise Rama qe sapo u be publik (shiko: http://shtetiweb.org/2013/09/11/program ... rise-rama/), bashkepunimi ekonomik me Kosoven figuron:
1) tek kapitulli "SHQIPËRIA EVROPIANE, NË RAJON DHE NË BOTË", Kosova ka nje kaptine me vete nen titullin "Bashkëpunim strategjik me Kosovën" citojme si me poshte:
"Bashkëpunimi strategjik me Kosovën do të jetë në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetës dhe përshpejtimit të procesit të integrimit euro-atlantik. Prania e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, përbën një kapacitet qeverisës dhe administrativ shumë të madh për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët euro-atlantike. Do të vijojmë ndërmarrjen e hapave që ndihmojnë procesin e njohjeve të mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare . Do të nënshkruajmë “Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”, i cili do të instalojë praktikën e organizimit të mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë, ku do të orientojmë dhe mbikëqyrim strategjitë e bashkëpunimit të thelluara në planin politik, ekonomik dhe social."
2) tek kapitulli: ZHVILLIMI EKONOMIK, nen kaptinen e a) "Prodhimit te Energjise" me synim rritjen e bashkepunimit; dhe b) "Turizmit", per ndertimin e paketave turistike te perbashketa;
3) tek kapitulli "SHERBIMET PUBLIKE", Kosova permendet ne kaptinen e "Kultures dhe Trashegimise Kulturore", ne rastin e nje kalendari kulturor te perbashket, te nje debati artistik & kulturor dhe te ndertimit te politikave te perbashketa per trashegimine kulturore.

Veme re objektivin e Qeverise Rama per koordinim Shqiperi - Kosove ne rang politikash. Besojme qe gjate diteve ne vijim do te kete te dhena shtese mbi politikat ekonomike te synuara, masat e planifikuara dhe burimet (administrative, financiare dhe njerezore) te vena ne dispozicion te ketyre objektivave.
Imazhi i Përdoruesit
Ardian Hackaj
 
Postime: 5
U regjistruat në këtë grup: e Martë Qershor 18, 2013 5:41 pm
Emri Mbiemri: Ardian Hackaj
Titulli: MA

Re: Bashkepunimi ekonomik Shq-Kos ne programin e Qeverise se

PostimNga Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli » e Mërkurë Shtator 11, 2013 5:27 pm

Mbase ky forum mund te ndihmoje me ca ide konkrete ndaj atyre" linjave" zhvillimore te permendura ne program.
Nje plan pune, me milestones te bashkepunimit duhet zhvilluar.
Prof. Asoc.Dr. Nevila Xhindi (PhD)
Jean Monnet Professor

European University of Tirana
Deputy Rector
Partnership and Business Development
_______________________

E-mail: nevila.xhindi@uet.edu.al
Imazhi i Përdoruesit
Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Martë Shtator 03, 2013 5:10 pm
Emri Mbiemri: Nevila Sokoli
Titulli: Prof.Asoc.Dr


Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron