Minierat dhe Bashkëpunimi Industrial Sh-K

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Minierat dhe Bashkëpunimi Industrial Sh-K

PostimNga Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli » e Martë Shtator 10, 2013 12:06 pm

Në fushën e minierave dhe të industrisë, propozojmë, si më poshtë vijon, drejtimet e mundshme të bashkëpunimit me Kosovën:

Bashkëpunimi Ekonomik:
- Bashkëpunimi në fushën e industrisë mineral-nxjerrëse me synim promovimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet kompanive mineral-nxjerrëse dhe nxitjen e projekteve të investimeve në të dy vendet.
- Nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet industrive reciproke të përpunimit të mineraleve me synim rritjen e efektivitetit të investimeve të kompanive në të dy anët e kufirit.
- Studimi i përbashkët i rezervave mineral-mbajtëse në rajonet ndërkufitare të të dy vendeve me synim nxitjen e programeve të përbashkëta të zhvillimit të industrisë minerare në ato zona.

Bashkëpunimi Teknik:
- Nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet strukturave reciproke të të dy ministrive përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave në fushat e industrisë minerare dhe industrisë se prodhimit të produkteve jo ushqimore.
- Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet institucioneve kërkimore e teknike të specializuara në sektorin minerar dhe të industrisë.
- Mbështetja e bashkëpunimit për forcimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të kapaciteteve institucionale dhe të burimeve njerëzore të entiteteve politik-bërëse, teknike dhe kërkimore.
Prof. Asoc.Dr. Nevila Xhindi (PhD)
Jean Monnet Professor

European University of Tirana
Deputy Rector
Partnership and Business Development
_______________________

E-mail: nevila.xhindi@uet.edu.al
Imazhi i Përdoruesit
Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Martë Shtator 03, 2013 5:10 pm
Emri Mbiemri: Nevila Sokoli
Titulli: Prof.Asoc.Dr

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron