[phpBB Debug] PHP Warning: in file [ROOT]/includes/functions_content.php on line 688: preg_replace(): The /e modifier is no longer supported, use preg_replace_callback instead
[phpBB Debug] PHP Warning: in file [ROOT]/includes/functions_content.php on line 688: preg_replace(): The /e modifier is no longer supported, use preg_replace_callback instead
[phpBB Debug] PHP Warning: in file [ROOT]/includes/functions_content.php on line 688: preg_replace(): The /e modifier is no longer supported, use preg_replace_callback instead
CuriaWeb • Shfaq kontributin - Për nenin 21 të Kushtetutës

Për nenin 21 të Kushtetutës

A është momenti për një reformë kushtetuese? Nëse po, cili do të ishte objekti i kësaj reforme?

Moderatorët: Dr. Arta Vorpsi, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi

Për nenin 21 të Kushtetutës

PostimNga Kristofor Peci » e Mërkurë Shtator 25, 2013 11:22 am

Neni 21 i Kushtetutës sanksionon :”Jeta e njeriut mbrohet me ligj.” Kam mendimin se këtu ka një gabim në koncept. Në fakt nuk mbrohet jeta, por e drejta e personit për të jetuar, e drejta e jetës dhe i tillë duhej të ishte formulimi i dispozitës. Këtë kuptim i japin aktet ndërkombëtare dhe literatura e së drejtës kushtetuese.

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në titullin I parashikon të drejtat dhe liritë dhe në nenin 2 shprehet : “ E drejta për jetën. -E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj .” Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kreun II parashikohen liritë dhe të drejtat vetjake, por formulimi i nenit 21 nuk është i tillë që t’i përshtatet titullit të kreut dhe përcaktimit të Konventës, sepse ky formulim i referohet direkt jetës dhe jo të drejtës për jetë ose për të jetuar.

Duke trajtuar këtë të drejtë në shumë aspekte, autori Torkel Opsahl në punimin e tij “ The Right to Life “( E Drejta për të Jetuar ), shprehet në mënyrë kategorike : ‘Ajo që duhet të mbrohet nga ligji nuk është jeta, por e drejta për të jetuar.” ( The European System for the Protection of Human Rights, viti 1993, bot. anglisht, f.211 ).
Shprehja që jeta e personit mbrohet me ligj, është e pasaktë. Ligji kurrë nuk mund të sigurojë jetën ose ta mbrojë atë kundër të gjitha llojeve të vdekjes, si për shkaqe natyrale, sëmundje, aksidente, por as për shkaqe që i atribuohen shoqërisë. Makinat në rrugë, dinamiti, zjarri, armët, përmbytjet, etj. marrin shumë jetë njerzish, por këto nuk janë shkelje të të drejtave të njeriut në kuptimin kushtetues, as atëhere kur legjislacioni përpiqet t’i parandalojë.

Është për të vënë në dukje se nenet e tjera të këtij kreu janë formuluar si liri dhe të drejta, siç është vetë titulli i kreut, por bën përjashtim vetëm neni 21 si e përmendëm. Gjithashtu, sipas Ligjit nr.7692, datë 31.03.1993 “Për një shtojcë në Ligjin nr.7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut sanksionohen e garantohen sipas këtyre dispozitave”, ndërsa neni 1 parashikonte se: “E drejta e çdo njeriu për të jetuar mbrohet me ligj

Për më tepër duhet vënë në dukje se edhe Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj e ka trajtuar këtë çeshtje në përputhje me Konventën si një të drejtë.
“Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas nenit 15 të Kushtetutës, janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik, prandaj ekziston edhe detyrimi parësor dhe kushtetues i shtetit, nëpërmjet organeve të tij, që t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto të drejta. Thelbi i dispozitave kushtetuese është nxjerrja sa më në pah e atyre drejtimeve themelore që si orientim primar kanë respektimin e vlerës së jetës dhe të dinjitetit njerëzor. Vlera më superiore për shtetin është njeriu dhe jeta e tij. Kjo e drejtë ( nënvizimi im, K.P.) qëndron në themel të të gjitha të drejtave dhe mohimi i saj sjell edhe eleminimin e të drejtave të tjera njerëzore.” (Vendimi Nr.65, dt.10.12.1999). Dhe më tej në këtë vendim thuhet :

“I analizuar sipas frymës së Kushtetutës dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dënimi me vdekje është i papajtueshëm me thelbin e këtyre të drejtave dhe lirive. Ai është një mohim i të drejtës për jetën ( nënvizimi im, K.P. ) dhe në vetvete përbën një dënim çnjerëzor e mizor, që shteti e realizon nëpërmjet pushtetit të tij gjyqësor.”
Por pavarësisht nga shprehja që është përdorur ne Kushtetutë, edhe doktrina kushtetuese shqiptare, e ka trajtuar atë si një të drejtë për jetën. “ E drejta e jetës, në radhë të parë, gjen rregullim në kreun e dytë të Kushtetutës “Liritë dhe të drejtat vetiake”, në nenin 21, ku thuhet: “Jeta e personit mbrohet me ligj.”( S. Berberi-Studim i përqasjes së legjislacionit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, viti 2003, f.96).
Ose një shëmbull tjetër: Të dy ligjet ( Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese-shen. im, K.P.) kanë të konsoliduar në një paragraf në thelb se e drejta për të jetuar mbrohet me ligj. Kjo e drejtë në Kushtetutë është shprehur me fjalën jetë.”( Dr.Fehmi Abdiu, “ Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, botim i v.2001, f.170 ).

Nga kjo analizë e shkurtër shihet qartë se kuptimi i fjalës “jetë” në nenin 21 të Kushtetutës, është “ e drejta për jetën.”, prandaj është me vend që në rast rishikimi, të bëhet një formulim i saktë, duke përshtatur formën me përmbajtjen, ashtu siç përcaktohet edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut
Kristofor Peci
 
Postime: 2
U regjistruat në këtë grup: e Hënë Shtator 23, 2013 3:08 pm
Emri Mbiemri:

Për nenin 21 të Kushtetutës

PostimNga Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi » e Mërkurë Shtator 25, 2013 2:17 pm

Opinioni i z. Peci eshte nje perpjekje per nje retushim teper te kujdesshem te formulimit qe ka aktualisht neni 21 i Kushtetuttes. Teza e tij i referohet doktrines por dhe juriprudences nderkombetare, ne kuptim te diferences qe paraqesin sipas tij, mbrojtja e jetes me ligj nga mbrojtja me ligj e te drejtes per te jetuar. Kjo teze sipas z. Peci, gjen mbeshtetjen e vet edhe ne menyren se si Gjykata Kushtetuese e ka argumentuar antikushtetutshmerine e denimet me vdekje.
Imazhi i Përdoruesit
Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Korrik 31, 2013 2:02 pm
Emri Mbiemri:
Titulli:


Rikthehu tek Reforma Kushtetuese - një domosdoshmëri e kohës?

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 4