MODERATORI: Një Gjykatë Supreme?

A është momenti për një reformë kushtetuese? Nëse po, cili do të ishte objekti i kësaj reforme?

Moderatorët: Dr. Arta Vorpsi, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi

MODERATORI: Një Gjykatë Supreme?

PostimNga Admin » e Shtunë Shtator 07, 2013 1:00 pm

Në disa gazeta të ditës së djeshme është bërë publike ideja se mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë dhe të krijojë një gjykatë të re, Gjykatën Supreme. Këtu po ripublikojmë çfarë është shkruar në "Shqiptarja.com":

"Mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë dhe krijimin e një gjykate të re, Gjykatën Supreme. Kjo një nismë kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë dhe një numër orej 93 votash, për të jetësuar reduktimin e hallkave të tepërta të gjyqësorit, pasi u miratua dhe Gjykata Administrative dhe numri më i madh i çështjeve pritet të gjykohet pikërisht nga kjo gjykatë, duke sjellë dhe panevojshmërinë e këtyre dy niveleve të gjykatave shqiptare dhe nevojën e shkrirjes së tyre në një të vetme.
Burimet saktësojnë se pritet që të krijohet te Gjykata e Lartë një seksion i veçantë kushtetues që të merret me vendimet që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e interpretimin kushtetues, duke krijar në këtë mënyrë një institucion të vetëm, Gjykatën Supreme të Shqipërisë. Burimi, me njohuri të forta juridike dhe kushtetuese saktëson se Gjykata Kushtetuese po gjykon si shkallë e katërt dhe gjyqtarët e lartë dhe kushtetues s’kontrollohen nga askush. Sipas tij, tradita shqiptare ka vite që mbart tre shkallë gjykimi, që kanë në fokus të shqyrtimit shkeljen e të drejtës dhe në rastin e shkrirjeje së Gjykatës së Lartë me atë Kushtetuese, Kodi i Procedurës Penale do të pësonte ndryshime të mëdha jo vetëm për dy gjykatat.
Ajo do reflektohej dhe poshtë te nivelet e tjera të gjyqësorit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një reformë tërësore në gjyqësor, shkrirjen e gjykatave të tjera siç është ajo e gjykatës së Krimeve të Rënda me atë të Apelit, bërjen nul dhe të disa emërimeve në limitet e fundit të mazhorancës. Ndërsa lëviz çështja e juridiksionit fillestar të Gjykatës së Faktit, e cila me ligj pastaj merr fuqi, që do të sillte dhe gjykimin e politikanëve nëse ata merren nën hetim, deri më tani nën juridiksionin e Gjykatës së Lartë.
Në favor të shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ka dalë dhe shoqata e avokatëve penalistë kohë më parë, të cilët kërkonin krijimin e një Gjykate të bashkuar. Burimi brenda mazhorancës saktëson se krijimi i Gjykatës Kushtetuese u bë pas ardhjes së pluralizmit, por në kushtet kur Shqipëria ishte pa Kushtetutë dhe operonte me dispozita Kushtetuese. Në mungesë të Kushtetutës, marrëdhënien mes institucioneve kushtetuese dhe arbitrin mes tyre duhej ta bënte një institucion tjetër ligjor.
Në këto kushte u krijua Kushtetuesja, e cila pasohej më poshtë nga Gjykata e Kasacionit(E Lartë), gjykata e Apelit e Gjykata e Faktit. Por nuk është vetëm Shqipëria ajo që po shkrin dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Janë Britania, Italia, Gjermania, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Greqia, Maqedonia, Suedia, Danimarka etj, pa llogaritur këtu SHBA ato që kanë një Gjykatë Supreme, të bashkuar.

Për sa më sipër mirëpresim Kontributin Tuaj?
http://www.shqiptarja.com/Politike/2732 ... e5SDz.dpuf
Imazhi i Përdoruesit
Admin
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Prill 03, 2013 6:17 pm
Emri Mbiemri: Administratori

Re:Një Gjykatë Supreme? G.Ibrahimi: Jo një bashkim mekanik

PostimNga Admin » e Shtunë Shtator 21, 2013 2:01 pm

Genti Ibrahimi, Drejtor i Institutit për Studime Publike & Ligjore, në një pronocim për revistën Java, i përgjigjet pyetjes së kësaj reviste për mundësinë e bashkimit të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, në një Gjykatë Supreme. Artikullin e plotë mund ta lexoni në http://www.shtetiweb.org/2013/09/21/bas ... e-mekanik/
. Këtu më poshtë kemi paraqitur një pjesë të këtij artikulli:


Nuk mund të jetë bashkim i thjeshtë

....Çdo përpjekje për të bashkuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në një të vetme nuk mund të jetë një bashkim mekanik kompetencash dhe trupash gjyqësore. Krejt në të kundërt, ajo ç’ka duhet synuar është garantimi i ushtrimit të efektshëm të atyre dy funksioneve jetike që sot i vishen përkatësisht Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë. Nqs se mbështetësit e propozimit për shkrirjen e dy gjykatave dëshirojnë ta çojnë më tej nismën e tyre duhet të kenë parasysh se organizmi i ri që propozohet duhet të garantojë ushtrimin e pacënuar të këtyre dy funksioneve jetike. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të sigurohen të gjitha parakushtet që sot bëjnë të mundur veprimtarinë e të dy gjykatave.
Do desha ta mbyll me 2 komente: i pari është sasior dhe i dyti historik. Komenti i parë lidhet me faktin se bashkimi i funksioneve që sot ushtrohen respektivisht nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë (shih më lart përcaktimin e këtyre 2 funksioneve) në një trupë të vetme gjyqësore është i pazakontë (dhe ndoshta edhe unik) për kontinentin evropian. Sa i takon komentit të dytë, do desha të kujtoj se Gjykatat Kushtetuese kanë proliferuar pas vitit 1945 në Evropën Perëndimore dhe pas vitit 1990 në Evropën Lindore si një përpjekje për të frenuar çdo prirje të ardhshme drejt autoritarizmit dhe shkeljes masive të të drejtave të njeriut. Jo vetëm kaq po ato janë sprovuar si të tilla në shumë raste. Në këto kushte, do të mbyllja duke thënë se jam skeptik për dobinë dhe nevojën e këtij bashkimi. Megjithatë barra e provës bie mbi propozuesit e kesaj nisme. Më bën përshtypje fakti se është e vështirë të dallosh qartë se kush qëndron pas nismës. Në vija të përgjithshme mund të argumentohet se është shumica e re politike që e ka përqafuar atë dhe që rreket ta bëjë realitet. Megjithatë kaq nuk mjafton. Nisma është themelore për nga rëndësia kushtetuese dhe do duhet të artikulohet në detaj përpara së nisë procesi formal i diskutimeve dhe ndryshimeve të nevojshme në Kushtetutë. Në këto kushte, autorësia abstrakte e një grupimi politik nuk është e mjaftueshme. Emra të përveçëm brenda familjes politike do duhet të marrin përgjegjësinë për artikulimin dhe paraqitjen publike të nismës. Besoj se diskutimi për këtë nismë duhet të rifillojë dhe të zhvillohet në një terren më konkret pasi ajo të jetë artikuluar në detaj....
Imazhi i Përdoruesit
Admin
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Prill 03, 2013 6:17 pm
Emri Mbiemri: Administratori


Rikthehu tek Reforma Kushtetuese - një domosdoshmëri e kohës?

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron