MODERATORI: Intervistë e Fehmi Avdiut, 29.07.13

A është momenti për një reformë kushtetuese? Nëse po, cili do të ishte objekti i kësaj reforme?

Moderatorët: Dr. Arta Vorpsi, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi

MODERATORI: Intervistë e Fehmi Avdiut, 29.07.13

PostimNga Admin » e Premte Shtator 06, 2013 1:13 pm

Këtu po japim një pjesë të Intervistës së Fehmi Avdiut, ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhënë në gazetën Shekulli, 29 korrik 2013, të titulluar "Koha për të rishikuar Kushtetutën". Ja cilat janë sipas zotit Fehmi Avdiut argumentat pse duhet rishikuar Kushtetuta:

"Cilat janë këto argumente?

Së pari, Kushtetuta e tashme, aktualisht po i afrohet një jetëgjatësie prej 14-15 vjet. Kjo jetëgjatësi nuk duhet konsideruar si e shkurtër, por e mjaftueshme për të dhënë mundësinë për të arritur në disa përfundime rreth pyetjes sesa i ka shërbyer Kushtetuta në tërësi demokratizimit të jetës së vendit dhe demokracisë shqiptare. Pra, afati kohor nuk është shumë i shkurtër, por i mjaftueshëm për të nxjerrë disa përfundime.

Së dyti, pavarësisht nga vlerat pozitive dhe cilësia e saj, kam mendimin, se për aspekte të veçanta, gjatë implementimit të saj kanë lindur probleme që mund të kenë nevojë për t’u detajuar, për t’u pasqyruar dhe gjetur vend në të.

Së treti, është konstatuar se periudha gati 15-vjeçare ka nxjerrë para nesh, ashtu si para çdo vendi tjetër që ka aspiruar për në BE, shumë problematika për të cilat në kohën kur është miratuar kjo Kushtetutë, mbase nuk janë patur sa dhe si duhet parasysh. Pra nuk janë parë me syrin e ditëve të sotme, kur jemi më afër Europës.

Për këto dhe shkaqe të tjera, pse jo edhe për të korrigjuar ndonjë pasaktësi, paqartësi, dykuptimti, do të ishte sipas meje e nevojshme të ndërmerrej një nismë për të riparë Kushtetutën aktuale, me synimin e përsosjes së saj dhe jo të abandonimit, ndryshimit, apo përmbysjes së saj. Përsosje në këto apo edhe aspekte të tjera, që specialistë ndryshëm mund të jenë në gjendje që t’i pasqyrojnë edhe më mirë sesa unë. Këtu duhet patur parasysh edhe një fakt: Kushtetutat, duke qenë ligji themeltar i shtetit, nuk bëhen shpesh objekt i ndryshimeve apo edhe amendimeve të pjesshme. Sepse qëndrueshmëria e shtetit, e rendit demokratik, institucioneve, politikave shtetërore juridike a ndërkombëtare të një vendi, lypin qëndrueshmëri edhe në raport me Kushtetutën. Pra, logjika e ftohtë, kërkon që Kushtetutat të preken sa më rrallë, në pamundësi për të mos u prekur fare. Pavarësisht nga mendimet dhe pikëpamjet që ekzistojnë në doktrinë dhe në praktikë për rishikimin ose jo të saj, unë mendoj se edhe Kushtetuta jonë që ka patur dhe ka mjaft vlera, mund të bëhet akoma më e arrirë, nëse në këtë dekadë do të rishikohet për t’u përsosur më tej."

Cili është mendimi juaj?

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu: http://shtetiweb.org/?p=9361
Imazhi i Përdoruesit
Admin
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Prill 03, 2013 6:17 pm
Emri Mbiemri: Administratori

Kushtetuta perballe sfides se integrimit

PostimNga Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi » e Shtunë Shtator 14, 2013 7:06 pm

Me terheq vemendjen ne intervisten e z.Abdiu nje nga ceshtjet me interes te vecante qe lidhet me nevojen per rishikimin e Kushtetutes, per shkak te procesit integrues, perballe te cilit ndodhet vendi. Ai parashtron tezen per te rishikuar Kushtetuten ne normat te cilat mund te behen pengese per procesin e integrimit, debat I cili kam mendimin se vetem sa eshte hapur, por qe eshte e domosdoshme per te vijuar me tej.
Imazhi i Përdoruesit
Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi
 
Postime: 8
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Korrik 31, 2013 2:02 pm
Emri Mbiemri: Sokol Sadushi
Titulli: Prof.Asoc.Dr


Rikthehu tek Reforma Kushtetuese - një domosdoshmëri e kohës?

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 1 vizitorë

cron