Pyetjet më të shpeshta

Probleme gjatë hyrjes dhe regjistrimit në Forum

Pse nuk mund të hyj në Forum (logohem)?
Ka disa arsye kur mund të ndodh kjo gjë. Së pari, sigurohuni që emri i përdorimit dhe fjalëkalimi i juaj janë të saktë. Nëse rezultojnë të saktë, kontaktoni administratorin për t’u siguruar se nuk ju kanë ndaluar. Mund të ndodh gjithashtu të ketë ndodhur për shkak të ndryshimeve në konfigurim, në këtë rast është pësëri administratori që duhet të ndërhyj për rregullimin eventual.
Lart

Pse duhet të regjistrohem?
Nuk jeni të detyruar të regjistroheni. Nëse qëndroni i paregjistruar ju mund të lexoni postimet në forum, por nuk mund të bëni postimet tuaja. Duke u regjistruar ju jepet kjo mundësi si dhe mundësi të tjera dhe të drejta shtesë, që vizitorët e paregjistruar nuk mund të kenë. Ne ju rekomandojmë të regjistroheni dhe kjo gjë kërkon vetëm pak minuta.
Lart

Pse dal automatikisht nga forumi?
Nëse nuk klikoni kutinë Më fut automatikisht, do të mbeteni të futur në forum vetëm për një kohë të caktuar. Kjo parandalon keqpërdorimin e regjistrimit tuaj nga të tjerët. Për të qëndruar të futur në forum, klikoni kutinë dhe nëse nuk e shihni atë, do të thotë se administratorët e kanë çaktivizuar këtë alternativë.
Lart

Si mund ta parandaloj që emri im i përdorimit të shfaqet në listat në linjë?
Ju do të gjeni alternativën “Preferenca të Forumit” në Panelin e Përdoruesit dhe më pas mund të klikoni Fshih statusin tuaj në linjë . Aktivizo këtë alternativë me Po dhe më pas emri juaj i përdorimit do të shfaqet në linjë vetëm për administratorin; ju do të numëroheni si një përdorues i fshehur.
Lart

Kam humbur fjalëkalimin!
Mos u preokuponi! Fjalëkalimi juaj mund të rivendoset lehtësisht. Vizitoni faqen hyni dhe klikoni Kam harruar fjalëkalimin . Më pas ndiqni udhëzimet dhe në pak kohë do të jeni në gjendje të rifuteni në forumi.
Lart

U regjistrova, por nuk mund të futem në forum!
Fillimisht, kontrolloni emrin e përdorimit dhe fjalëkalimin tuaj. Nëse janë korrekt, atëherë ose është aktivizuar suporti COPPA pasi ju keni specifikuar se jeni nën 13 vjeç, ose duhet të ndiqni udhëzimet që keni marrë.
Lart

Jam regjistruar më parë, por nuk mund të futem më në forum?!
Mundet që administratori për ndonjë arsye të ketë çaktivizuar ose fshirë regjistrimin tuaj. Gjithashtu në mënyrë periodike, administratorët fshijnë përdoruesit që nuk kanë postuar për një kohë të gjatë për të zvogëluar madhësinë e databazës. Nëse ka ndodhur kjo, mundohuni të regjistroheni sërish dhe të përfshiheni më shumë në diskutime.
Lart

Çfarë është COPPA?
COPPA, ose Akti i Mbrojtjes dhe Privatësisë së Fëmijëve Online, është një ligj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u kërkon websiteve të cilat mund të mbledhin informacione për minorenët nën 13 vjeç, që të kenë miratim të shkruar nga prindërit.
Lart

Pse nuk mund të regjistrohem?
Mundet që administratori i Forumit të ketë bllokuar adresën tuaj IP ose nuk lejon emrin tuaj të përdorimit, që ju po përpiqeni të regjistroni. Kontaktoni administratorin për ndihmë.
Lart

Çfarë ndodh kur klikon “Fshi të gjithë informacionet e Forumit”?
“Fshi të gjithë informacionet e Forumit” fshin të gjithë informacionet e krijuara nga software, që ju mbajnë të futur në forum. Nëse keni probleme për të hyrë dhe për të dal, fshirja e informacioneve të ruajtura mund t’ju ndihmojë.
Lart

Preferencat dhe të dhënat personale të përdoruesve

Si të ndryshoj të dhënat e mija?
Nëse ju jeni një përdorues i regjistruar, të gjitha të dhënat tuaja janë ruajtur në databazë. Për t’i ndryshuar ato, shkoni në Panelin e Përdoruesit; zakonisht atje gjendet një link në fillim të faqes së forumit. Sistemi do ju lejojë të ndryshoni preferencat dhe të dhënat tuaja.
Lart

Ora nuk është e saktë!
Mundet që funksioni i shfaqjes së orës t'i përkasi një zone kohore të ndryshme nga ajo në të cilën ndodheni ju. Në këtë rast shkoni në Panelin e Përdoruesit dhe ndryshoni zonën kohore. Ky ndryshim, ashtu si dhe ndryshime të tjera, mund të bëhet nëse jeni i regjistruar.
Lart

Ndryshova zonën kohore dhe koha është ende gabim!
Në këtë rast mund të ndodh që koha e vendosur në orën e serverit të jetë jo e saktë. Ju lutem njoftoni administratorin për të rregulluar problemin.
Lart

Gjuha ime nuk është në listë!
Janë dy mundësi: gjuha juaj ekziston në databazë, por administratori nuk e ka instaluar gjuhën tuaj; mundet gjithashtu që gjuha juaj të mos ekzistojë në databazë. Forumi CuriaWeb është dy gjuhësh: shqip dhe anglisht.
Lart

Si mund të shfaqet një imazh së bashku me emrin tim të përdorimit?
Imazhi mund të jetë një foto personale ose një grafikë e caktuar. Kjo varet nga Grupi ku përdoruesi përfshihet: për përdoruesit që i përkasin grupit komentuesve, krahas emërit të përdorimit vendoset një grafikë përgjithësisht e zgjedhur nga administratori; për përdoruesit e grupit të anëtarëve, krahas emrit dhe mbiemrit rekomandohet përdorimi i një fotoje personale, ndërsa për anëtarët e CuriaClub vendosja e fotos personale, krahas emrit dhe mbiemrit, është e detyrueshme. Përveç imazhit mund të përdoret edhe një mënyrë që bën vlerësimin e aktivitetit të përdoruesit (yje, pika, numra, etj.)
Lart

Cili është vlerësimi im dhe si mund ta ndryshoj atë?
Vlerësimet, të cilat shfaqen poshtë emrit tuaj, tregojnë numrin e postimeve që keni bërë ose identifikojnë përdorues të caktuar, p.sh moderator dhe administratorë.
Lart

Kur klikoj linkun e-mail për një përdorues ai më kërkon të regjistrohem?
Vetëm anëtarët mund të dërgojnë e-mail përdoruesve të tjerë dhe vetëm nëse administratori e ka të aktivizuar këtë funksion. Kjo gjë bëhet për të parandaluar problemet që mund të shkaktojnë përdorues të panjohur.
Lart

Probleme në postim

Si mund të shkruaj një kontribut në një forum?
Në CuriaWeb postimet e përdoruesve janë dy lloje: Kontributet, janë postimet që sjellin argumente të reja në temën e forumit, titulli i argumentit (kontributit) vihet në subjektin e postimit. Komentet, janë postime që i referohen kontributeve të caktuara, pra ato komentojnë kontributet ose edhe komentet. Për të komentuar një kontribut të ri, klikoni butonin përkatës ose në forum ose në paraqitjet e kontributeve. Për bërë një postim duhet të jesh i regjistruar. Përdoruesit komentues (ata që regjistrohen vetëm nëpërmjet emrit të përdorimit) mund të bëjnë vetëm komente, të cilat bëhen publike vetëm pasi miratohen nga moderatori ose administratori. Anëtarët e CuriaClub mund të bëjnë kontribute dhe komente, të cilat publikohen pa u miratuar më parë nga moderatori, ndërsa për përdoruesit anëtarë ky miratim është i nevojshëm. Në çdo forum, në fund të faqes, disponohet një listë me të drejtat tuaja. Për shëmbull : Ju mund të komentoni kontribute të reja, Ju mund të votoni nëpër sondazhe, etj.
Lart

Si mund të editoj ose fshij një koment?
Nëse nuk jeni një administrator, ju mund të editoni ose fshini vetëm postimet tuaja. Mund të editoni një postim duke klikuar butonin edito, i cili ndonjëherë është vetëm për një kohë të limituar pasi është bërë postimi. Nëse dikush i është përgjigjur postimit tuaj, kur të ktheheni tek kontributi ju do të gjeni një pjesë të vogël teksti poshtë postit që liston numrin e herëve që e keni edituar si dhe datën dhe orën. Vini re se një përdorues normal nuk mund të fshijë një postim pasi i është përgjigjur dikush.
Lart

Si mund t’i shtoj një kartvizite postimeve të mija?
Për t’i shtuar një kartvizitë një postimi, fillimisht ju duhet ta keni të krijuar atë duke përdorur Panelin e Përdoruesit. Pasi e keni krijuar, mund të klikoni kutinë Vendos një kartvizitë . Gjithashtu ju mund të vendosni dhe një kartvizitë të rastësishme duke klikuar butonin e duhur në profilin tuaj.
Lart

Si mund të krijoj një sondazh?
Kur komentoni një kontribut të ri ose editoni komentin e parë të kontributit, klikoni “Krijim sondazhi” poshtë formës kryesore të postimit; nëse nuk e shihni atë, atëhere nuk keni të drejtë të krijoni sondazhe. Vendosni një titull dhe të paktën dy alternativa në fushat përkatëse. Gjithashtu ju mund të vendosni numrin e alternativave që mund të zgjedhin përdoruesit gjatë votimit, një kohë të limituar në ditë për sondazhin etj.
Lart

Pse nuk mund të shtoj më shumë alternativa sondazhi?
Limiti për alternativa sondazhi është vendosur nga administratorët, prandaj duhet të kontaktoni me ta nëse dëshironi më shumë alternativa.
Lart

Si mund të editojë ose fshij një sondazh?
Ashtu si me postimet, edhe sondazhet mund të editohen vetëm nga ai që i ka krijuar, nga moderatori ose administratori. Për të edituar një sondazh, klikoni për të edituar komentin e parë në kontribut; ky mbart gjithmonë të shoqëruar sondazhin. Nëse askush nuk ka votuar, përdoruesit mund ta fshijnë sondazhin ose të editojnë alternativat e tij. Nëse janë bërë votime, vetëm moderatorët ose administratorët mund ta editojnë ose fshijnë atë.
Lart

Pse nuk mund të futem në një forum?
Disa forume mund të limitohen për përdorues ose grupe të caktuar. Për të parë dhe lexuar postime ose për të bërë veprime të tjera, ju mund t’ju duhen të drejta të veçanta. Kontaktoni një administrator që t’ju garantojë akses.
Lart

Pse nuk mund të bashkëlidh (attach) një file?
Të drejtat për të bashkëlidhur një file sigurohen për çdo forum, çdo grup ose çdo përdorues. Kontaktoni një administrator nëse nuk jeni të sigurt se mund të kryeni bashkëlidhje.
Lart

Pse mora një paralajmërim?
Çdo administrator ka rregullat e veta për faqen e tij. Nëse ju thyeni një rregull, mund të paralajmëroheni.
Lart

Si mund t’i raportoj postimet e një moderatori?
Nëse përmbajtja e një postimi nuk ju duket e përshtatshme, ju mundet të raportoni postimin tek moderatori. Nëse administratori e ka mundësuar, ju duhet të klikoni një buton për të raportuar postimin që dëshironi të raportoni.
Lart

Çfarë është butoni “Ruaj” në postime?
Ai ju lejon të ruani fazat të cilat mund të përfundojnë në një datë të mëvonëshme. Për të ndryshuar një fazë të ruajtur, shkoni në Panelin e Përdoruesit.
Lart

Pse duhet të miratohet postimi im?
Administratorët kanë vendosur një rregullë për miratimin e postimeve të kryera, përveçse ato të kryera nga anëtarët e CuriaClub. Vendosja e këtij rregulli është gjykuar nisur nga natyra e temave të diskutuara si dhe nga konsiderimi i rregullave të etikës që duhet të respektohen si zakonisht në forumet publike.
Lart

Si mund ta zhvendos kontributin tim?
Duke klikuar linkun “Zhvendos kontributin”, ju mund të zhvendosni kontributin tuaj në fillim të forumit në faqen e parë. Nëse nuk e shihni këtë link, atëherë kjo mundësi duhet të jetë hequr.
Lart

Tipet dhe formatimet e kontributeve

Çfarë është një BBCode?
BBCode është një zbatim i veçantë HTML, që ofron formatime të ndryshme në një postim. Për më shumë informacione mbi BBCode shihni guidën që mund të aksesohet nga faqja e postimeve.
Lart

Mund të përdor HTML?
Jo. Këtu nuk është e mundur të përdorni HTML, në vend të saj mund të përdorni BBcode.
Lart

Çfarë janë Smilies?
Smilies, ose Emoticons, janë imazhe të vogla që mund të përdoren për të shprehur një ndjenjë duke përdorur një kod të shkurtër. Lista e plotë e tyre mund të shihet në formën e postimeve. Mundohuni të mos përdorni shumë smilies sepse mund ta bëjnë postimin të palexueshëm.
Lart

Mund të postoj imazhe?
Po, imazhet mund të vendosen në postimet tuaja. Nëse administratori ka lejuar bashkëlidhjet, ju mund të ngarkoni imazhe, përndryshe mund të vendosni një link me një imazh të ruajtur në një web server publik dhe të aksesueshëm. Për të shfaqur imazhin përdorni tag-un [img] të BBCode.
Lart

Çfarë është "Parashtresa e Forumit"?
Parashtresa e Forumit është një material i pregatitur nga moderatori për të prezantuar temën e një forumi në CuriaWeb, si dhe për të orjentuar mënyrën e zhvillimit të forumit. Parashtresa e Forumit rekomandon argumentet kryesore që mund të jenë objekt i debatit. Natyrisht përdoruesit e regjistruar paraqesin argumentet e tyre, veç atyre të dhëna nga moderatori në Paratshtresë. Parashtresa e Forumit renditet gjithmonë në krye të listës së kontributeve, në “Fokus të forumit”.
Lart

Çfarë është "Dokumenti CuriaWeb"?
Dokumenti CuriaWeb (DCW) është produkti final i një forumi, i hartuar nga moderatori duke konsideruar të gjithë diskutimet e përfshira në forumin përkatës. Ai përmbyll forumin dhe në listën e kontributeve ai listohet në krye të listës., në “Fokus të forumit”. Dokumenti CuriaWeb paraqet konkluzionet dhe rekomandimet që dalin nga debati i zhvilluar. Ai bëhet publik mediatikisht dhe i dërgohet me status konsultativ institucioneve publike që lidhen me temën e trajtuar nga forumi. Dokumenti CuriaWeb (DCW) ruhet në Librarinë e CuriaWeb.
Lart

Çfarë janë "Ndërhyrjet e Moderatorit"?
Ndërhyrjet e Moderatorit janë veprime që kryhen prej tij brenda forumit me qëllim për të orjentuar një radhë diskutimi që duhet të respektohet nga përdoruesit gjatë postimeve të tyre. Ndërhyrjet e Moderatorit kanë kryesisht karakter procedurial, por nuk përjashtohen edhe rastet kur nevojitet të bëhen sqarime për çështje që ngrihen dhe kërkohen të përfshihen në diskutim nga përdoruesit. Gjithashtu moderatori kujton afatet kohore të parashikuara për zhvillimin e forumit. Ky funksion i moderatorit përcaktohet përmes të drejtës së dhënë atij nga administratori. Meqënëse ndërhyrjet e Moderatorit duhet të jenë të mirëdallueshme nga përdoruesit, në listën e kontributeve ato renditen në krye të listës, pas “Në Fokus të Forumit”.
Lart

Çfarë janë kontributet e mbyllura?
Kontributet e mbyllura janë kontribute të cilat përdoruesit nuk mund t'i komentojnë më dhe sondazhet që përmbaheshin aty përfundojnë në mënyrë automatike. Kontributet mund të mbyllen për shumë arsye. Mbyllja e kontributeve mund të bëhet nga moderatori ose administratori, ose me miratim të tyre.
Lart

Çfarë janë ikonat e kontributeve?
Ikonat e kontributeve janë imazhe të zgjedhura nga autori dhe të miratuara nga moderatori, që vendosen duke patur parasysh përmbajtjen e postimeve.
Lart

Nivelet dhe grupet e përdoruesve

Çfarë janë administratorët?
Administratorët janë drejtuesit e Forumit të nivelit më të lartë, që kontrollojnë veprimet që kryhen në Forum, duke përfshirë të drejtat, krijimin e grupeve të përdoruesve, caktimin e moderatorëve, përdoruesit e ndaluar etj. Ata gjithashtu mund të kenë edhe të drejtat e plota të një moderatori në të gjithë forumet. Brënda grupit të administratorëve mund të ketë ndarje të detyrave për të lehtësuar dhe garantuar mbarëvajtjen e forumeve.
Lart

Çfarë janë moderatorët?
Moderatorët janë persona që drejtojnë forumet çdo ditë. Ata kanë autoritet të editojnë ose fshijnë postimet, të lëvizin dhe ndajnë kontributet në forumin që moderojnë. Ata pregatisin Parathënien dhe Dokumentin përmbyllës (DCW) të forumit. Ata mund të ndërhyjnë gjatë zhvillimit të forumit kur e shohin të nevojshme.
Lart

Çfarë janë grupet e përdoruesve?
Grupet e përdoruesve ndajnë komunitetin e Forumit CuriaWeb në grupime të manaxhueshëm nga administratorët. Çdo përdorues mund t’i përkasë grupeve të ndryshme dhe përmes grupeve mund të vendosen të drejta individuale për çdo përdorues. Në strukturën e CuriaWeb përdoruesit grupohen në: Vizitorë (të paregjistruar), Përdorues të rinj të regjistruar, Anëtarë të Curiaweb dhe Anëtarë të CuriaClub. Në përputhje me këtë klasifikim hierarkizohen dhe të Drejtat e caktuara nga administratorët
Lart

Ku janë grupet e përdoruesve dhe si mund të bashkohem me një të tillë?
Ju mund të shihni të gjithë grupet e përdoruesve me anë të linkut “Grupe përdoruesish” brënda Panelit të Përdoruesit. Zgjedhja e grupeve varet se çfarë kushte të regjistrimit dëshiron të plotësoj përdoruesi, me përjashtim të grupit të Anëtarëve të CuriaClub, ku përzgjedhja bëhet nga administratorët, natyrisht pasi përdoruesit bien dakord më parë. Pra, natyrisht janë përdoruesit ata që bëjnë kërkesën për grupin që ata preferojnë.
Lart

Si mund të bëhem drejtues i një grupi?
Zakonisht caktohet një drejtues grupi kur grupet fillimisht krijohen nga administratori. Nëse jeni të interesuar për të krijuar një grup, së pari duhet të kontaktoni me administratorin.
Lart

Pse disa grupe shfaqen me ngjyrë të ndryshme?
Administratori mund t’i caktojë një ngjyrë antarëve të një grupi për t’i identifikuar më lehtë.
Lart

Çfarë është një “Grup i rastësishëm”?
Nëse ju jeni antarë i më shumë se sa një grupi, grupi rastësor do të përdoret për të caktuar ngjyrën dhe vlerësimin e grupit që do ju shfaqet.
Lart

Çfarë është linku “Ekipi drejtues” ?
Kjo faqe ju mundëson një listë të stafit drejtues, duke përfshirë administratorët, moderatorët dhe detaje të tjera.
Lart

Mesazhe private

Nuk mund të dërgoj mesazhe private!
Për këtë mund të ketë tre arsye; ju nuk jeni regjistruar dhe/ose nuk keni hyrë në forum; së fundi, administratorët kanë çaktivizuar mesazhet private, administratorët ju kanë parandaluar të dërgoni mesazhe private.
Lart

Vazhdoj të marrë mesazhe private të padëshiruara!
Ju mund të bllokoni që një përdorues t’ju dërgoj mesazhe private duke përdorur rregullat në Panelin e Përdoruesit ose njoftoni administratorët për të bërë këtë gjë.
Lart

Kam marrë një e-mail spam ose abuziv!
Na vjen keq për këtë gjë. Ju lutem kontaktoni me administratorin në lidhje me e-mailin që morët.
Lart

Ata që preferoj dhe ata që nuk preferoj.

Çfarë janë listat e atyre që preferoj apo nuk preferoj?
Ju mund të përdorni këto lista për të organizuar antarët e tjerë të forumit.
Lart

Si mund të shtoj/heq përdorues në listën time të atyre që preferoj apo nuk preferoj?
Ju mund të shtoni përdorues në listën tuaj në dy mënyra. Brënda çdo profili përdoruesi, ka një link për t’i shtuar ata në listën tuaj të atyre që preferoj apo nuk preferoj. Ose në mënyrë alternative, mund të shkoni tek Paneli i Përdoruesit dhe mund të shtoni përdorues duke vendosur emrat e tyre. Gjithashtu në të njejtën mënyrë ju mund të eleminoni përdoruesit.
Lart

Të kërkosh forume

Si mund të kërkoj për një ose disa forume?
Vendosni një term kërkimi në kutinë përkatëse të kërkimit që ndodhet në faqen e parë, të forumeve ose të kontributeve. Duke klikuar linkun “Kërkim i avancuar” i cili është i disponueshëm në të gjitha faqet në forum, ju mund të kryeni një kërkim më të detajuar.
Lart

Pse kërkimi im nuk kthen asnjë rezultat?
Kërkimi juaj ishte shumë i gjerë dhe përfshinte shumë terma të përgjithëshme të cilat nuk janë të përdorura nga softueri. Tregohuni më specifik dhe përdorni mundësit e disponueshme brënda kërkimit të avancuar.
Lart

Pse kërkimi im kthen një faqe bosh?
Kërkimi juaj gjeti më shumë rezultate se sa mban serveri. Përdor “Kërkimin e avancuar ” dhe tregohuni më specifik në përdorimin e termave dhe forumeve që kërkoni.
Lart

Pse duhet të kërkoj për antarë?
Shkoni në faqen “Antarë” dhe klikoni linkun “Gjej një anëtar”
Lart

Si mund të gjej kontributet dhe postimet e mija?
Postimet tuaja mund të aksesohen nga të tjerët duke klikuar ”Kërko postimet e përdoruesve” brenda Panelit të Përdoruesit. Për të kërkuar për postimet tuaja, përdor kërkimin e avancuar dhe plotëso në mënyrën e duhur alternativat e ndryshme.
Lart

Lidhjet dhe shënjimet e kontributeve

Cili është dallimi midis shënjimeve dhe lidhjeve?
Shënjimi në phpBB3 është shumë i ngjashëm me shënjimet që bëni në browsera. Ju nuk njoftoheni se kur ka një përditësim, por ju mund të shihni kontributin më vonë. Në të kundërt, lidhja me një forum ose kontribut është një mundësi për ti mbajtur ato në vëzhgim të vazhdueshëm. Lidhja bën të mundur që ju të njoftoheni përmes e-mailit për përditësimet në forum.
Lart

Si mund të lidhem me një forume ose kontribut?
Për t’u lidhur me një forum të caktuar, klikoni linkun “Lidhu me forumin”. Për të lidhur me një kontribut, komento kontributin përkatës duke zgjedhur kutinë përkatëse të lidhjes ose klikoni “Lidhu me kontributin ” brenda vetë forumit.
Lart

Si mund të eleminoj lidhjet e mija?
Për të eleminuar lidhjet tuaja, shkoni tek Paneli i Përdoruesve dhe ndiq linket e lidhjes tuaj.
Lart

Bashkëlidhjet

Cilat bashkëlidhje lejohen në këtë faqe?
Çdo administrator mund të lejoj ose jo, lloje të ndryshme bashkëlidhjesh. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat lejohen, kontaktoni me administratorin.
Lart

Si mund të gjej të gjithë bashkëlidhjet e mija?
Për të gjetur listën e bashkëlidhjeve që ju keni ngarkuar, shkoni tek Paneli i Përdoruesve dhe ndiqni linket në sektorin e bashkëlidhjeve.
Lart

Problemet e phpBB

Cili e ka shkruar këtë Forum?
Ky software është prodhuar dhe ka të drejta pronësie nga phpBB Group. Është bërë i disponueshëm nën Liçencen e Përgjithshme Publike dhe mund të shpërndahet lehtësisht. Për më shumë detaje shihni linkun.
Lart
cron