Demokracia e drejtpërdrejt – mision i (pa)mundur?!

Nga Besim Dervishi, botuar në dodonanews.net, 20 dhjetor 2017

“…Fjalët populli, demokracia, drejtësia, këtu në atdheun tonë janë shpikje të bukura, gjëra të shpikura nga njerëz të cilët kanë qënë ulur në një podium, njerëz që dinë se si instalohet një fjalë e nxjer nga goja e tyre e qelbur në mendjet e krejt popullit…”
/ Leonardo Sciascia – Giorno della Civetta/

Fjalen “DEMOKRACI” shume filozof dhe politolog e perkufizojne me fjalet “Pushteti i Popullit”. Por sipas profesorit te historise antike ne Universitetin e Kembrixhit P. Cartledge; egziston një teori se fjala “Demokraci” u krijua nga armiqtë e demokracisë, anëtaret e elitës së pasur dhe aristokracise se qytet shteteve, të cilët nuk pëlqenin qe ligjet e qytet shteteve të miratoheshin nga e ashtuquajtura tufa e zakonshme popullore ( Shih “The Democratic Experiment” P. Cartledge).
Per kete arsye u shpik e ashtuquajtura “Demokraci e Terthort”. Ne teorite juridiko-politike demokracia ndahet ne dy lloje: ne “Demokraci te Drejteperdrejt” dhe ne “Demokraci te Terthort”. Demokracia e Drejteperdrejt eshte karakteristike e qytet-shteteve antike, perfshi edhe ato ilire, ku populli mblidhej ose tubohej ne sheshin e qytetit duke votuar me doren larte drejtperdrejt ligjet e shtetit. Ndersa drejtuesit e asambleve popullore, gjykatesit, gjithmon zgjidheshin me short. Si rezultat i shtimit te popullsise por dhe formimit te shteteve te medha kombe, filozofet e shek. XVII, XVIII hodhen iden e formimit te nje demokracie te terthorte nen preteksin se ishte e pamundur qe te mblidheshin cdo jave neper sheshet e qyteteve dhe te votonin ligjet, banoret e nje vendi i cili perbehej prej miliona njerez. Disa teoricien hodhen mendimin se perseri demokracia e drejteperdrejt do ekzistoj ne disa forma si p.sh. referendumi popullor, por jo ne formen klasike dhe te paster. Keshtu qe ne shume shtete demokratike u aplikua demokracia e terthorte ose demokracia perfaqsuese, e cila bente te mundur delegimin e kopetencave tek disa te ashtuquajtur politikan. Keta do te miratonin ligje si dhe do te mernin vendime ne emrin e çdo banori, ne parlamentin e shtetit te tyre.

Ne shume shtete dhe vende egziston nje zemerim popullor ndaj klases se korruptuar politike, sidomos ne vende te cilat pushteti okult dhe pushteti ” i forces se gjerave” sundon mbi popullin dhe banoret ne forma te ndryshme duke i shnderruar ata ne argate te forcave te tyre te korruptuara politike. Partite e korruptuara ne keto vende i kane kthyer zyrat e tyre ne vende ku ndahen resurset kombetare, ku ndahen dhe rindahen tenderat publik dhe pasuria publike. Elita politike ne keto vende kontrollon pervec pushtetit politik dhe ate financiaro-ekonomik. Ndaj nga shume qarqe akademike, si dhe politologe perendimor, kohet e fundit eshte hedhur idea e shkrirjes se parlamentit dhe kalimi nga “Demokracia e Terthort” ne “Demokracine e Drejteperdrejt”, si ne Athinen e lashte dhe qytetet ilire. Por disa mund te pyesin me te drejte se a mundet valle te behet kjo ne kushtet e shtimit te popullsise si dhe levizjes se saj te pakontrolluar? Me avancimin e teknologjise, internetit dhe hyrjen e elektronikes kjo mund te arrihet. Çdo votim i ligjeve do te behet nga vete qytetaret e shtetit ne menyre te drejteperdrejt. Nuk ka nevoje qe populli te mblidhet cdo te djele ne sheshin e qytetit e te ngreje doren per te votuar ligjet. Por direkt nga shtepia, puna, rruga, lokali pasi i lexon, studion, keshillohet, dhe ne fund voton me bindje te plote vetem me nje klikim ne menyre elektronike. Kjo menyre do te bej qe politikanet e ardheshem do te ngelen pa pune, shpenzimet do shkurtohen. Estradat parlamentare do te marin fund. Pushteti okult do tronditet

Forma me e larte e Demokracise eshte Demokracia e Drejteperdrejt. Ne sot kemi nje demokraci te terthorte ku i delegojme kopetencat disa burrave qe te vendosin per fatin tone, i bejme deputet edhe pashallare. Me lart permendem se Demokracia e Drejperdrejt me votimin e popullit eshte aplikuar ne Athinen e lashte por dhe ne qytet shtetet ilire ku populli mblidhej ne sheshin e qytetit e ngrinte doren per te votuar per ligjet si dhe zgjidhte me short drejtuesit e asambleve, gjyqtaret dhe te tjere. Sot kjo lloj demokracie egziston pjeserisht ne Zvicer ku behen referendume popullore çdo jave per ligje te ndryshme. Natyrisht kjo do kohe si dhe siguri por e ardhmja eshte e Demokracise se Drejteperdrejt.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi