Klasifikimi i referendumeve

Sipas qëllimit të organizimit të tyre, referendumet mund të dallohen në:

 – propozues: të propozojë një ligj të ri (e detyron legjislatorin të miratojë një ligj në përputhje me

shprehjen popullore); është i pranishëm, për shëmbull, në legjislacionin e San Marinos dhe Zvicrës;

konsultues: për të dëgjuar mendimin popullor për një çështje të caktuar politike (kërkesa është thjeshtë për mendim, jo e detyrueshme për marrjen më vonë të vendimit);

konfirmues: të kërkojë pëlqimin popullor që një ligj apo një dispozitë kushtetuese të mund të hyjë në fuqi;

shfuqizues: të anulojë një ligj ekzistues ose një akt që ka fuqinë e ligjit (dekret apo vendim) duke hequr atë nga legjislacioni;

deliberativ: me anë të të cilit qytetarët vendosin në bazë të parimit të sovranitetit popullor (në komuna dhe provinca, vendosin “rregulloret” që janë akte që kanë fuqinë e ligjit);

– legjislativ, me të cilat futen ligje lokale ose shtetërore.

Në Bashkimin Evropian nuk ekziston institucioni i referendumit abrogativ (shfuqizues), as mund të kërkohet në Gjykatën e Drejtësisë moszbatimi i një direktive në një Shtet Anëtar, nëse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e tij, gjithashtu nuk është e pranueshme propozimi ose shfuqizimi i një ligji komunitar.  Për ligjet e nivelit kushtetues ose për ratifikimin e traktateve, e Drejta e Bashkimit i lë shteteve Anëtare zgjedhjen e referendumit për miratim dhe/ose shfuqizimin. Shtetet e veçanta europiane të Bashkimit Evropian kanë sistemet e tyre referendare shumë të ndryshme midis tyre.

Referendumi për pavarësinë është një lloj i veçantë i referendumit, në të cilin qytetarët e një territori thirren për të vendosur mbi mundësinë që territori I tyre të bëhet një shtet i pavarur. Referendumi konsiderohet pozitiv nëse qytetarët e miratojnë pavarësinë apo negativ, në rastin kur e kundërshtojnë atë. Suksesi i këtij lloji të referendumit mund ose jo të çojë në pavarësinë sepse vendimi varet nga shteti i cili ka dhënë pëlqimin për zhvillimin e referendumit.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi