SHTETI
Etimologjia e termit regalian vjen prej latinishtes regalis, që do të thotë i mbretit, që i përket mbretit. Si mbiemër ai përcakton atë që lidhet me sovranitetin, kompetencë eskluzive e Shtetit. Ai përdoret gjithashtu si mbiemër në shprehjet “funksionet regaliane”, “të drejtat regaliane”, “pushtetet regaliane”. Quhen funksione ose të drejta regaliane ato që i përkasin […]
Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate […]
Debat televiziv ndёrmjet Tomas Hobs, Xhon Lok dhe Zhan-Zhak Ruso Diskutimi i mёposhtёm ndёrmjet tre filozofёve mё tё rёndёsishёm tё teorisё mbi shtetin është imagjinar. Ai u zhvillua nga Bernd Rolf dhe u publikua pёr herё tё parё nё Revistёn pёr Didaktikё, Filozofi dhe Etikё (Nr. 4/1998). Marrë nga Dadalos
Duke u bazuar në analizën juridike dhe interpretimin politik të funksioneve të Shtetit, pavarësisht nga dallimet midis pikëpamjes formale dhe pikëpamjes materiale, dallon tre funksione të shtetit: a) funksionin legjislativ, b) funksionin ekzekutiv, c) funksionin e gjyqësorit. Është Kushtetuta ajo që përcakton organet dhe kompetencat e tyre për kryerjen e funksioneve të mësipërme të Shtetit […]
Shprehja “Teoria e Përgjithshme e Shtetit” (General Theory of the State, anglisht; Allgemeine Staatslehre, gjermanisht; Theorie generale de l’Etat, frëngjisht) është disa kuptime, kjo sepse si fjala Teori ashtu dhe fjala Shtet, mund të përdoren me shumë kuptime të ndryshme. Nocioni i Shtetit ka një kuptim të trefishtë: Sociologjik, Organizativ, Juridik. Në planin sociologjik Shteti është […]
Shtetësia për një person, për një familje ose për një grup, është fakti i të qënurit anëtar i një Shteti, në të cilin ata dëshirojnë të marrin një pjesë në mënyrë aktive. Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin Në terma juridike, shtetësia është gjëndja e personit fizik (i quajtur shtetas) në […]
Termi komb ose “nation” vjen nga latinishtja nascio ose natio, që do të thotë “me lind”. Termi latin përcakton të vegjëlit e të njëjtit fis, dhe do të thotë gjithashtu “grup njërzish me të njëjtën origjinë”. Tek Ciceroni termi natio përdorej gjithashtu për të përcaktuar një “popull” ose një “pjesë të popullit”. Në fjalorë të […]
Kombësia është një koncept shumëdimensional, që lidhet me përkatësinë e një personi, ose të një grupi personash, të një kombi të caktuar, kulturor apo politik, ose që ka vullnetin për të ekzistuar. Gjërësia semantike e termit vjen historikisht, kryesisht për shkak të shkollave të ndryshme të mendimit në shekullin e IX-të, me tradita të kundërta: […]
Shpesh kur flitet për sistemin e qeverisjes, nënkuptohet Shteti. Sistemi politik i qeverisjes ka tre komponentë themelorë, secili me funksione të veçanta, por të lidhur me njëri tjetrin me ndërveprime midis tyre: a) strukturat formale, që përbëhen nga tërësia e institucioneve shtetërore dhe i agjensive qeveritare, si dhe tërësia e ligjeve kushtetuese e të procedurave […]