Kapitalizmi ka nevojë për një shtet të mirëqenies që të mbijetojë

Por mirëqenia duhet reformuar për të përballuar plakjen dhe imigrimin

The Economist, 22 korrik 2018

Në mitologjitë e të dyja palëve të majtëve dhe të djathtëve, shteti i mirëqenies është rezultat i socializmit. Gjithsesi tradita intelektuale që i detyrohet më shumë është liberalizmi. Arkitekti i versionit Britanik, William Beveridge, nuk donte  ta përdorte fuqinë e shtetit për hir të tij. Qëllimi ishte për t’u dhënë njerëzve sigurinë për të ndjekur jetën që ata zgjidhnin. Dhe reformuesit liberal besonin se duke siguruar njerëzit ndaj disa rreziqeve të shkatërrimit kreativ, shtetet e mirëqenies do të përkrahnin mbështetjen demokratike për tregjet e lira.

Në dekadat që pasuan qëkur Beveridge publikoi raportin e tij bërthamë në 1942, shtetet e mirëqenies janë përhapur, zgjeruar, janë bërë më kompleksë dhe shpeshherë më pak popullorë. Kjo rrjedhojë ka shumë shkaqe. Por një nga shkaqet është se shtetet e mirëqenies shpeshherë kanë devijuar nga parimet liberale që i mbështesnin ata. Janë këto parime që duhen riafirmuar.

Teksa vendet bëheshin më të pasura ata  kishin tendencën të shpenzonin më shumë aksione të të ardhura kombëtare në shërbime dhe përfitime publike. Duke shpenzuar në “mbrojtjen sociale”, si në pensione, sigurimet e të papunëve dhe asistenca për individët në vështirësi ekonomike është rritur nga 5 % e GDP në vendet e pasura në 1960 në 20 5 sot. Duke përshirë shpenzimet mbi shëndetin dhe edukimin dhe ato aksione përafërsisht dyfishohen. Për disa, shkalla e dukshme e këtyre shteteve të mirëqenies është një arsye e mjaftueshme për reformim.

Por, ajo çfarë bën shteti i mirëqenies është mbase më i rëndësishëm se përmasa e tij. Duhet të kërkojë t’i lejojë individët, që të bëjnë zgjedhjet e tyre personale ose përmes mbështetjes që prindërit të kthehen në punë si në Skandinavi, buxheteve personale për individët me aftësi të kufizuara që t’i zgjedhin vetë furnizimet e tyre ose si stili i të mësuarit në Singapor që të papunët të fitojnë aftësi të reja.

Të gjithëve i duhen burime të mjaftueshme për të mbijetuar. Shumica prej atyre që dalin nga tregu i punës, ose që punojnë në tregun e zi, kacafyten për t’ia dalë. Dhe shpeshherë ndihma për të varfrit vjen në mënyra që janë mizore, jo eficiente, paternaliste ose komplekse. Në disa vende të pasura, të papunët përballen me taksat  marxhinale mbi 80 % kur ata fillojnë një punë, për shkak të humbjes së përfitimeve.

Çdo reformë mirëqenie sjell kompromis mes kostove të një skeme dhe efektit të saj mbi varfërinë dhe incentivave për të punuar. Asnjë skemë nuk është perfekte. Por një themel i mirë është e ardhura nga taksat negative, e cila subvencionon punëtorët, poshtë çmimit dysheme, duke taksuar ata që fitojnë më shumë.  Të ardhurat nga taksat negative mund të kombinohen me një të ardhur  minimale për të gjithë. Është relativisht e thjeshtë, një mënyrë eficiente për të targetuar varfërinë, duke ruajtur incentivat për të punuar, për sa kohë që niveli i taksave nuk është shumë i lartë.

Reforma, gjithsesi, kërkon që të ndërmerren dy sfida që nuk e shqetësuan shumë Beveridge. E para është plakja. Raporti i njerëzve që janë në moshë pune me ata që janë në pension në vendet e pasura është projektuar të bjerë nga katër me një që ishte në 2015 në dy me një në 2050. Ndërsa në vendet gri, shpenzimet mbi mirëqenien bëhen më të orientuara drejt të moshuarve.  Për të zvogëluar pabarazinë mes brezave, do të kishte kuptim që të ulnim përfitimet e të siguruarve për të moshuarit dhe të rritej ngadalë mosha e pensionit.

Duke refuzuar fatkeqët

Sfida e dytë është imigrimi. Përgjatë Europës, “shovinizmi i  mirëqenies” është në rritje. Kjo mbështet një mirëqenie bujare për më të varfrit, vendas-por jo për imigrantët. Populistët argumentojnë, se nëse migrantët nga vendet e varfra imigrojnë lirisht në vendet e pasura, ata do ta falimentojnë shtetin e mirëqenies. Të tjerë argumentojnë se politikat liberale të migrimit varen në frenimin e aksesit: ndërtoni një mur rreth shtetit të mirëqenies, jo rreth vendit. Sondazhet sugjerojnë se pak Europianë vendas duan të privohen nga aksesi i menjëhershëm në kujdesin shëndetësor dhe shkollave për fëmijët e tyre. Por disa kufizime në përfitime monetare, si ato që janë vendosur në Amerikë dhe Danimarkë, mund të jenë të nevojshme.

Ashtu si liberalët siç ishte Beveridge kuptuan, mënyra më e mirë për të siguruar mbështetje për tregje të lira është t’u japësh njerëzve më shumë shanse në to. Shteti i mirëqenies duhet të shihet më shumë si sigurim veshmbathje dhe supe për të varfrit dhe sigurime për moshën e tretë. Në një shoqëri demokratike është gjithashtu thelbësore për kapitalizmin.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi