Si Socializmi Francez ndërtoi dhe shkatërroi Bashkimin Evropian

Nga Arthur Goldhammer, botuar në Foreign Policy, 15 shtator 2015

Rruga për në ferr u shtrua me qëllimet e mira të François Mitterrand.

gold_1Partitë e qendrës së majtë janë në telashe kudo nëpër Evropë dhe Partia Socialiste Franceze nuk përbën ndonjë përjashtim. Edhe pse socialisti François Hollande është aktualisht president, kjo parti ka pësuar humbje në zgjedhjet e fundit rajonale dhe vlerësimi për të ka rënë nën 15 përqind. Ndërkohë që zgjedhjet presidenciale do të mbahen vitin tjetër, 38-vjeçari Emmanuel Macron, i cili ka shërbyer si ministër i ekonomisë në kabinetin e Hollande përpara se të jepte dorëheqjen më 30 gusht, është shfaqur si kritiku i tij më i fortë dhe si një rival i mundshëm për president, duke premtuar të ringjallë të majtën përmes kundërshtimit të dogmave të vjetra, madje përfshi këtu dhe emërtimin“socialist”.

Por situata e vështirë e Socializmit Francez nuk reflekton vetëm problemet e së majtës evropiane, ajo ofron një rast studimi përsa i përket origjinës së tyre.  Në zanafillën e krizës së përhapur evropiane, si dhe parashikimit të veçantë të së majtës evropiane, gjendet vizioni politik që e majta, mbi të gjitha, fraksioni i së majtës franceze e përfaqësuar sot prej Macron, është në vetvete përgjegjës për situatën.  Më tepër sesa një hap drejt së ardhmes së re për të majtën, Macron përfaqëson një marshim të vendosur drejt një të shkuare shkatërrimtare.

Manovrat politike në Paris mund të sugjerojnë se problemet e së majtës franceze e kanë origjinën e tyre së fundmi, diçka më pak se reagimi ndaj skandalit të Holland në lutjen e tij para zgjedhjeve për të rinegociuar marrëveshjet e masave shtënguese që paraardhësi i tij ka firmosur me kancelaren gjermane Angela Merkel. E vërteta është krejt ndryshe. Problemet e së majtës franceze, si ato të së majtës evropiane e më gjërë, e kanë zanafillën e tyre në përqafimin e një diagnoze të gabuar në përfshirjen ekonomike globale në vitet ’80. Për të qënë më të sigurt, këmbëngulja e Gjermanisë se masa shtrënguese është i vetmi shpëtim për stanjacionin ekonomik nuk po ndihmon aspak, por aftësia e Gjermanisë për t’i diktuar politikën ekonomike vendeve fqinje, është në vetvete një pasojë e reformës së shtyrë nga Socialistët Francezë në vitet ‘80 dhe ’90.

Ato reforma datojnë në vitet e hershme të qeverisë së François Mitterrand. Në 1981, Mitterand ishte i majti i parë që fitoi presidencën që nga fillimet e Republikës së Pestë në 1958. Ashtu siç premtoi në fushatën e tij, ai vazhdoi  përpara me shpejtësi të plotë drejt një programi natyralizimi dhe simulimi ekonomik që kishte si qëllim të rigjallëronte ekonominë e dobët të vendit.

Nuk ishte momenti i përshtatshëm për politika të tilla, por gjithsesi. Vendet e përparuara industriale po vuanin nga një kombinim i stanjiacionit me inflacionin dhe si Ronald Regan ashtu dhe Margaret Thatcher këmbngulën që këto sëmundje duhet të luftoheshin me heqjen e kufizimeve dhe taksave, rritjen e normës së interesit dhe reduktimin e stafit të qeverisë. Francezët shpejt zbuluan se do të ishte shumë e vështirë të zbatohej në të vërtetë “socializmi në një vend” ndërkohë që duhet të angazhoheshin në tregtinë e lirë brenda Komunitetit Evropian (siç njihej në atë kohë Bashkimi Evropian). Eleminimi i barrierave ndaj tregtisë ishte thelbi i Komunitetit Evropian. Për t’i përkeqësuar akoma dhe më shumë punët, kapitalistët francezë, të frikësuar prej qeverisë së majtë, filluan të lëvizin kapitalet e tyre jashtë vendit për t’u mbrojtur nga kontrollet ndaj kapitalit të nxjerrë jashtë shtetit, të cilin marrëveshjet evropiane në atë kohë e lejonin plotësisht. Fluksi i kapitaleve, shoqëruar me presionin nga spekullatorët e valutës, e detyruan qeverinë socialiste t’i dilte në mbrojtje të frangës, duke zbrazur  rezervat valutore franceze.

Brenda dy viteve që prej marrjes së pushtetit, Miterrand u përball me një zgjidhje të vështirë. Ai ose duhej të ndryshonte kursin ose të ulte deficitin e buxhetit dhe të renditej pas liderëve neoliberalë “anglo-saksonë”, ose mund të ndërpriste forcërisht lidhjet e Francës me Sistemin Monetar Evropian, që të lejonte qarkullimin e frangës dhe të forconte kontrollin e valutës, e në këtë mënyrë të rriste koston e energjisë franceze, të frenonte eksportet duke ndërhyrë në lëvizjen e qytetarëve francezë.

Një tjetër betejë e hidhur pasoi përbrenda lidershipin socialist me ministrin e financave Jacques Delors duke drejtuar luftën për masat shtrënguese. Parimi i tij udhëzues ishte se asnjë qeveri nuk ishte aq e fuqishme sa të sfidonte tregun financiar drejpërsëdrejti. Politika e përgjegjshme nuk do të ishte kufizimi i tregut, por modelimi i tij me rregulla të reja.

Kampi i Delors doli fitues. Si pasojë, vetëm dy vjet pas politikës profetike të shkëmbimit në të cilën ai pati luajtur një rol kaq të rëndësishëm, Delors u bë president i Komisionit Evropian (KE). Në rolin e tij të ri ai ndoqi një axhendë në përputhje me argumentat që kishte përdorur kur ishte ministër i financave në Francë.

Sado të fuqishme të kenë qënë argumentat ekonomikë për të ndryshuar kursin, argumentet strategjikë dhe gjeopolitikë ndikuan njësoj në mënyrë të rëndshme mbi vendimin e Mitterand. Mbajtja e lidhjeve të ngushta me Gjermaninë ishte qëllimi kryesor i presidentit, që kishte qënë dikur i burgosur lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mos kundërshtimi ndaj amerikanëve ndikoi gjithashtu për këtë socialist, i ndërgjegjshëm për fatin qe pati socializmi i Salvador Alendes në Kili.

Ndërkohë që Mitterand shqetësohej kryesisht për balancën e fuqive, Delors, si ministër i financave të qeverisë së Mitterand dhe me vonë si president i KE-së, shqetësohej gjithashtu për ndryshimin e strukturës së ekonomisë globale. Si çdo nëpunës civil i rangut të lartë francez, i cili mësoi politikisht të mendonte si i majtë, Delors ishte i bindur se recetat ekonomike të krahut të vjetër majtist—si nacionalizimi i industrive kyçe, planifikimi shtetëror i ekonomisë dhe rezistenca ndaj ristrukturimit industrial në emër të mbrojtes së punëtorit– ishin një simpotmë e prapambetjes. Për këtë aryse ai ishte i vendosur të “modernizonte” përqasjen franceze në menaxhimin ekonomik me qëllim që të përballonte sfidën e globalizimit.

Edhe pse termi “globalizim” nuk ishte akoma i përhapur, siç Kina ende nuk ishte bërë një monstër ekonomike në të cilën u shndërrua më pas, liderët perëndimorë ishin të shqetësuar për konkurrencën që vinte nga Japonia dhe mund të parashikonin pasojat e kostove të reduktuara të transportit për shkak të përdorimit të kontenierëve. Vendet me rroga të ulta ishin duke u kthyer në konkurrues perfekt të disa industrive të caktuara dhe kur nuk ishin konkurrues, ata ishin duke ndërmarrë role të reja si ndërlidhës në zinxhirët e përhapur të furnizimit global. Delors besonte se e ardhmja e demokracisë sociale varej nga përballja me sfidën e globalizimit.

Me këtë peizazh të ekonomisë globale në zhvillim e sipër në mendje, Delors dhe stafi i tij propozuan një ripërpunim ambicioz të projekteve ekzistues për bashkëpunimin ekonomik në Evropë. Ata do të krijonin një “treg të vetëm evropian”, me më shumë liri për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve nëpër kufinj, më shumë se kurrë më parë. Por lëvizja e lirë, në këto tre kategori, gjithmonë ka qënë pjesë e idealit evropian. Ajo çfarë tingëllonte si risi në 1985, ishte propozimi se kapitali duhej gjithashtu të lejohej të lëvizte lirshëm nëpër kufijtë evropianë.

Për Delors, kishte dy arsye për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe kapitalit, dhe që të dyja ishin në përputhje me angazhimin e tij të demokracisë sociale. Njëra ishte thjeshtë çështje e drejtësisë. Tashmë si ministër i financave të Francës, ai kishte arritur në përfundimin se kontrolli i kapitalit ishte i pasuksesshëm. Të pasurit e anash kalonin atë lehtësisht, kurse shtresa e mesme që zotëronte kursime haste pengesa për të kërkuar fitime të larta për investimet e saj, madje i shkaktoheshin shqetësime sa herë dilnin jashtë shtetit. Arsyeja e dytë ishte strategjike: për të mbajtur Evropën konkurruese në ekonominë globale që po afrohej, firmat do të kishin nevojë të shkallëzoheshi dhe riordanizoheshin në mënyrë të tillë që të merrnin përfitimin maksimal të diferencave ekzistuese të pagave dhe përfitimeve nga tregtia.

Si pasojë e përpjekjeve të Delors si president i KE-së, rregullat që qeverisnin lëvizjen e kapitalit në Evropë rrjedhimisht u rishkruan. Këtë histori e tregon shumë mirë Rawi Abdelal në “Rregullat e kapitalit”, një titull që kap me kujdes natyrën e dyfishtë të reformës. Veprimet e komisionit pasqyrojnë përfundimin se kapitali mbizotëron ekonominë globale, por në të njëjtën kohë ata mishërojnë bindjen se një set i mirëqënë rregullash i aplikueshëm në të gjitha vendet mund ta bënte kapitalin më pak të pabarabartë. Në veçanti, Delors shqetësohej pë rolin e gjërë të bankave amerikane në sistemin financiar global. Marrëveshjet bilaterale mes Shteteve të Bashkuara dhe palëve me sa dukej forconte dominimin amerikan te financave globale. Zgjidhja e tij ishte të eleminonte marrëveshje të tilla bilaterale në Evropë duke i kërkuar të gjithë vendeve anëtarë të BE-së të pranonin një set të përbashkët rregullash që  rregullonin marrëdhëniet e tyre me institucionet financiare të sektorit privat.

Duke favorizuar rregullat e formuluara në atë që KE-ja vendosi të jetë “interesi i përgjithshëm” ( për më tepër tekonkratët francezë u bazuan tek Ruso për të zgjedhur këtë term) mbi lirinë e veprimit bankar, me shpresën se kapitali i lirë do të bëhej gjithashtu më i ndershëm. Një preferencë e rregullave mbi lirinë e veprimit u llogarit edhe për të tërhequr gjermanët, të cilët kujtonin episodet e përsëritura të humbjes së të ardhurave nga periudha e inflacionit që vazhdonte të ishte e gjallë në mendjen e tyre, kishin prirjen e mosbesimit ndaj marrëveshjeve financiare të varura nga kapriçot e politikanëve. Dhe Delors ishte gati të shtrihej në themelet e bashkimit të ardhshëm të valutave kombëtare evropiane dhe zëvendësimit të tyre me euron që do të ishte kurorëzimi i strategjisë për forcimin e konkurrencës globale. Kjo do të kërkonte patjetër bashkëpunimin gjerman.

Sidoqoftë, Komisioni Evropian i Delor dështoi për të vlerësuar siç duhej disa dizavantazhe të lëvizjes së lirë të kapitalit. Nëse lëvizja më e lirë e kapitalit nxiste kompanitë të zgjeronin veprimet e tyre përtej kufijve kombëtarë, objektivi mund të ishte arritur duke limituar flukset e kapitalit direkt në investimet e huaja, kompanitë e së cilave kanë si incentivë monitorimin më nga afër; ndërsa duke ndaluar monitorimin e lirshëm të “parave qarkulluese” që lëvizin në vendet me interesa më të larta bankare që janë duke shijuar një boom ekonomik dhe kanë tendencën për të hyrë në panik kur boom-i papritmas përfundon, duke përshpejtuar në këtë mënyrë rënien.

Ne e dimë sesi përfundon historia. Kapitali i pakontrolluar që qarkullonte lirisht nëpër vënde si Greqia dhe Spanja kur kohët ishin  të mira, nxiti huanë e tepërt me norma joreale interesi. Gjermanët kanë caktuar një çmim për marrëveshjen e tyre të regullave të përpunuar nga teknokratët francezë, dmth, ndalim i çfarëdolloj forme të “transfertave në BE” dhe penalitete në rast dështimi, për t’ju përmbajtur kështu idesë gjermane të disiplinës fiskale, bazuar në të famshmen “zero në të zezë”, ideja që buxheti shtetëror duhet të jetë i balancuar pothuajse në të gjitha rrethanat. Këto angazhime siguruan justifikimin për politikat e dëmshme të masave shtrënguese që u imponunan nëpër Evropë pas krizës financiare të 2008, me aq shumë vuajtje të panevojshme në mbarë kontinentin, e jo më pak në Francë.

Qëllimet e Komisionit Evropian të Delors ishin të mira dhe të bazuara në leksione të mësuara nga eksperienca e vështirë franceze. Por rruga për në ferr shpesh shtrohet me qëllime të mira dhe leksionet e eksperiencës janë ndonjëherë të gabuarat për t’u aplikuar kur rrethanat ndryshojnë. Po çfarë ndodh, nëse diçka, mund të bëhet për të flakur tej prangat e vëna nga reformat me qëllime të mira, por të gabuara të së kaluarës? Sfiduesit e së majtës së Holland (Benoît Hamon, Arnaud Montebourg dhe Cécile Duflot) kanë propozuar të tërë versione të ndryshme të “socializmi në një vend” formulë e refuzuar nga Mitterand në 1983. Kjo zgjidhje është jo fort e zbatueshme për të njëjtat arsye që Mitterand vetë u detyrua të ndryshonte kursin.

Në anën tjetër, Macron, në të djathtën e Holland-it, ndodhet në mënyrë të guximshme në shabllonin delorsian, duke favorizuar deregullimin kudo ku ka shpresë për të forcuar rritjen ekonomike. Në 2016, gjithsesi, deregullimi paraqet jo vetëm “modernizim” por shumë më tepër sesa politikat e njëjta neoliberale të dështuara që e nxorën  krizën ekonomike në rradhë të parë.

Ndërkohë, kryeministri italian Matteo Renzi ka qënë duke diskutuar për një fleksibilitet fiskal më të madh në mënyrë që të krijojohet hapësirë për një dozë të stimulit kejnesian. Edhe vetë FMN tani është dakord se kjo mund të jetë një ide e mirë dhe Renzi mund të ketë arritur më në fund të bindi Merkelin që e majta post-Delors ka mbërritur tashmë dhe se një Marrëveshje e Re për Evropën është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Por hapat në këtë drejtim për një demokraci sociale evropiane më të ndjeshme, deri tani, mbeten të parealizueshme dhe në  tentativë. Dhe për sa kohë kjo është çështja, perspektivat e Evropës do të mbeten te zymta.

 

 

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi