Demonizimi i opozitës si arritje qeveritare

Nga Namir Lapardhaja, botuar në Mapo, 16 dhjetor 2015

namir-lapardhaja-150x150Demonizimi i kundërshtarit politik nga Kryeministri aktual është vazhdim i luftës së klasave në kushte të reja. Nëse keni kohë të tepërt, krahasoni diskursin e Hoxhës për regjimin e Mbretit Zog me diskursin e Edi Ramës për qeverisjen e Sali Berishës, apo stigmatizimet e Hoxhës për armiqtë e klasës me stigmatizimet e Kryeministrit për taborët e Saliut dhe Lulit. Është i njëjti diskurs, parë në të gjithë treguesit e tij.

Nëse do të përmendja një arritje të kësaj mazhorance nga dita e marrjes së pushtetit do ishte: demonizimi i opozitës (kundërshtarit politik).

E keqja shihet tek tjetri, duke e vizatuar dhe përshkruar kundërshtarin me ngjyrat më të errëta.

Shihni deklaratën zyrtare të PS një ditë përpara 8 Dhjetorit.

Lexoni se si e kanë ndërtuar diskursin e tyre politik: Saliu, Luli, PD-ja, ata janë fajtorët.

Asgjë në komunikimin e tyre për gjendjen e vendit, për varfërinë, korrupsionin, tenderat abuzive, akuzat e opozitës, komentet e ndërkombëtarve etj.

Me këtë lloj diskursi të kujtojnë atë babysitter që, për të vënë në gjumë fëmijën, e tremb me gogolin imagjinar. Edhe synimi i kësaj qeverie është që, kur populli artikulon pakënaqësinë për veprimin apo mosveprimin e qeverisë, kjo e fundit tregon me gisht opozitën: flini (pra mbyllni gojën se erdhi gogoli). Është një veprim tipik diabolik.

Së pari, e trajton popullin tënd si foshnjë, së dyti, duke njohur psikologjinë e dëmtuar rëndë të këtij populli të sapodalë nga një diktaturë e tmerrshme, e ngacmon pikërisht atje ku është pika më e dobët e tij, te frika. Dhe në këtë pikë kujtesa e këtij populli nuk është sezonale, plagët ende të njoma të diktaturës i kujtojnë atij se është më mirë të flejë sesa të ndëshkohet, ose të pranojë një lloj ndëshkimi për të shpëtuar nga “demonët” që mund të kthehen befas.

Demonizimi i kundërshtarit politik nga Kryeministri aktual është vazhdim i luftës së klasave në kushte të reja. Nëse keni kohë të tepër krahasoni diskursin e Hoxhës për regjimin e Mbretit Zog me diskursin e Edi Ramës për qeverisjen e Sali Berishës, apo stigmatizimet e Hoxhës për armiqtë e klasës me stigmatizimet e Kryeministrit për taborët e Saliut dhe Lulit. Është i njëjti diskurs parë në të gjithë treguesit e tij.

Ky është një lloj terrori që ngjet shumë me terrorin që e lënë një çerek shekulli pas. Natyrisht në këtë terror mungojnë gjyqet politike, por nuk mungojnë gjyqet për lidhje të paligjshme të energjisë, mungojnë internimet, por nuk mungojnë dëbimet e qytetarëve nga sytë këmbët për shkak të pamundësisë për të ekzistuar në këtë vend edhe biologjikisht. Mungojnë pushkatimet me dhe pa gjyq, por nuk mungojnë vetëvarjet dhe vetëvrasjet për shkak të mjerimit të thellë dhe mos përkrahjes nga shteti, Mungojnë të shkruara kriteret politike për të punuar në administratë, por nuk mungojnë veprimet politike të spastrimit të administratës nga qytetarët e këtij vendi që nuk kanë në xhep teserën e PS-së dhe LSI-së. Identike janë gjyqet popullore për të demaskuar armiqtë e klasës.

Hidhuni një sy takimeve të Edi Ramës të emërtuar me titullin rrëqethës “Të pastrojmë Shqipërinë”. Ky përcaktim është tipik terrorist: ta pastrojmë Shqipërinë nga armiqtë e klasës, nga tradhtarët, nga ata që nuk mendojnë si ne. Nga ata që s’janë si ne, nga ata që nuk na binden neve. Në fakt është duke u zbatuar me sukses deklarimi i tij në parlament se ende s’kini parë gjë. Në fillim ndodhi spastrimi në administratë, pastaj burgosja dhe përndjekja për 3 mijë lekë të papaguara të energjisë e tani po shohim edhe dëbim – internimet e qytetarëve shqiptarë, jo në zonat rurale, por edhe më keq, tej kufijve, nga sytë këmbët.

Që një pjesë e popullit të heshtë, të mos protestojë, të mos reagojë, vazhdon propaganda gebelsiane e demonizimit. Po të konsiderosh si të drejtë atë çka thotë kryeministri për opozitën, atëherë çdo qytetar shikon te PD-ja kriminelë, hajdutë, të palarë, injorantë, keqbërës, grabitqarë që mezi presin të ikë Edi Rama dhe t’i përvishen Shqipërisë. Natyrisht kjo lloj propagande e mbështetur nga një media e gjerë, që në disa raste tani po e ndjen se çfarë gabimi ka bërë duke mbështetur një aventurier, lë gjurme te njeriu me mendje të thjeshtë. “ Ç’na u desh opozita? Më mirë ishim me partinë e punës dhe Enverin”. Kjo propagandë që është vazhdim tipik i luftës së klasave, shoqëruar me veprime të inspiruara nga urrejtja e thellë, nga ndarja e pasurisë kombëtare vetëm “për tanët” ka krijuar një situatë absurde: Shqipëria paraqitet si demokraci në konsolidim dhe funksionon si një diktaturë që ende nuk i ka mposhtur tërësisht kundërshtarët politikë gjë që po përpiqet ta bëjë nën parullën famëkeqe “Të pastrojmë Shqipërinë” dhe Partia Socialiste kërkon kontributin e të gjithë shqiptarëve, ndaj eja anëtarësohuni tek ajo dhe nën moton “ende nuk kini parë gjë”.

Kryeministri ynë përpiqet mjaft për të qenë origjinal, por në gjithë këtë që po ndodh në vend dhe ai ruan me fanatizëm rolin e protagonistit, nuk është aspak origjinal. Është thjesht një zgjatim i vajtueshëm i sjelljes së qeveritarit në diktaturë, një rudiment që ka nisur të mërzitë edhe ithtarët e së majtës ekstreme për teprimet dhe produktin mjeran në ekonomi dhe në harmoninë sociale.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi