Shqiptarët jashtë vendit janë afërsisht 1.6 milionë

Sipas mediave, 19 dhjetor 2018

Për herë të parë, Instituti i Statistikave ka bërë një vlerësim të përmasave të diasporës shqiptare. Sipas të parit raport statistikor të publikuar ndonjëherë për këtë qëllim, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë afërsisht 1.6 milionë.

Kjo shifër, megjithatë, përbën një të dhënë të pjesshme, sepse vlerësimi i saktë i diasporës paraqet vështirësi të kuptueshme të natyrës teknike dhe metodologjike. Instat përfshin te diaspora vetëm individët me shtetësi shqiptare, ndërsa ata që ndodhen jashtë regjistrit civil të shtetasve nuk janë të përfshirë.

Jashtë llogaritjeve ngelen shtetasti shqiptarë të lindur jashtë vendit dhe të paregjistruar në Shqipëri, si edhe ata individë që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Në këtë përllogaritje nuk përfshihen diaspora e vjetër dhe pasardhësit e emigrantëve të hershëm shqiptarë, të para Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e të cilëve sidoqoftë vazhdojnë të mbajnë lidhje me Shqipërinë.

Një fakt domethënës është se diaspora shqiptare ka një moshë mesatare 32 vjeç, ndërsa për popullsinë rezidente në Shqipëri mosha mesatare ka arritur në 35 vjeç.

Ndarja e diasporës shqiptare sipas vendbanimit mbështetet në të dhëna të pjesshme dhe kryesisht në censet e organizuara nga shtetet ku ata jetojnë. Bazuar në këto të dhëna, vendet me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë janë Italia me 483 mijë banorë dhe Greqia me 481 mijë banorë. Në Shetetet e Bashkuara jetojnë afërsisht 78 mijë shqiptarë, ndërsa në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar afro 11 mijë.

Megjithatë, këto cense i takojnë periudhave më të hershme se shtatë vjet dhe ndërkohë numri i shqiptarëve, sidomos në vendet e Bashkimit Europian, ka vazhduar të rritet. Me të dhënat më të fundit, numri i shqiptarëve në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të jetë dyfishuar.

Gjithashtu, nëse në diasporë do të përfshiheshin të dhënat e anketimeve jo zyrtare, si edhe ato të diasporës së hershme, numri i shqiptarëve do të rezultonte shumë më i lartë. Për shembull, në SHBA vlerësimet janë për të paktën 215 mijë shqiptarë, duke përfshirë së bashku diasporën e re dhe atë të hershme.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi