Analiza / Opinione

» Njohuri për progres

Nga Kevin Watkins, projectsyndicate.org*

Kevin-Watkins-300x300Politikat botërore për zhvillimin kalojnë nëpërmjet një arsimimi gjithpërfshirës dhe të mirë

Rreth 236 vjet më parë, një guvernator i ri nga shteti amerikan i Virxhinias prihu reformën e arsimit. Në pikëpamjet e tij për përhapje sa më të gjërë të njohurive të përgjithshme, Tomas Xheferson bëri thirrje për një “sistem të përgjithshëm instruksionesh” për të gjithë qytetarët nga më i pasuri tek më i varfri. Ky ishte hapi i parë për krijimin e institucioneve të arsimit publik.

Nga fillimi i shekullit të 20-të Shtetet e Bashkuara ishin një udhëheqës global në shkollimin publik. Investimet në arsim ishin një katalizator për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mobilitetit social. Siç shprehen Claudia Goldin dhe Lawrence Katz ishte “vëmendja e jashtëzakonshme” amerikane në arsimin e burimeve njerëzore që u rrëmbeu triumfin vëdeve të Europës.

Këtë bindje duhet të kenë edhe liderët botërorë që mblidhen në Samitin e Oslos për Zhvillimin e Arsimit, pasi për ta mësimet nga kjo përvojë mund të jenë të rëndësishme. Në fakt, kur ekonomia globale është kthyer gjithnjë e më shumë e bazuar në njohuri, arsimi dhe aftësitë e njerëzve të një vendi janë më të rëndësishme se kurrë në sigurimin e të ardhmes së tij. Vëndet që nuk arrijnë të ndërtojnë sistem arsimi gjithëpërfshirës përballen me perspektivën e rritjes së ngadaltë, rritjen e pabarazisë dhe mundësi të humbura në tregtinë botërore.

Sfidat e arsimit sot

Në këtë kontekst, disa nga diskutimet e sotme në fushën e arsimit tingëllojnë anakronike. Ekonomisti i Harvardit Ricardo Hausmann së fundi qortoi atë që ai e përshkruan si “edukim, edukim, turma e edukimit”, për të avokuar strategjinë e “vetëm edukimit” si e vetjmja strategji për zhvillimin. Sigurisht arsimimi nuk është një rrugë automatike drejt zhvillimit. Të investosh në arsimim në vendet me institucione dhe qeverisje të dobët, keqmenaxhim makro-ekonomik, produktivitet të ulët, sjell vetëm papunësi më të lartë. Në Afrikën e Veriut, mosrakordimi mes sistemit arsimor dhe tregut të punës lënë të rinj pa mundësi punësimi, një situatë që ka kontribuar gjithashtu edhe në revolucionet e Pranverës Arabe.

Asnjë nga këto nuk ia ul vlerën rolit jetik të arsimit, jo vetëm viteve të shkollimit, por të mësuarit realisht, si një komponent thelbësor i zhvillimit. Hulumtime të shumta, nga puna e Adam Smith deri tek Robert Solow dhe Gary Becker dhe së fundi, Eric Hanushek, konfirmojnë rëndësinë e të mësuarit në ndërtimin e kapitalit produktiv njerëzor. Ajo që synohet është një hap nga devijimi standard në Programin e OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve që lidhet në një plan afatgjatë me një rritje të të ardhurave 2% për frymë.

Arsimimi dhe zhvillimi

Arsimimi nuk mund të jetë zgjedhje e shpejtë për një rritje të ngadaltë. Por nga ana tjetër përpiquni të tregoni një vend që është transformuar ekonomikisht pa avancuar në arsim. Ekonomistët e Bankës Botërore kanë kontribuar në debatin e arsimit. Shanta Devarajan kritikon qëndrimin se arsimi është një e mirë e domosdoshme publike që qeveritë duhet të financojnë, duke e konsideruar si një të mirë private, të dorëzuar përmes tregjeve të konsumatorëve , që janë; prindërit dhe fëmijët.

Është evidente se arsimi është një e mirë personale, para se të jetë një e mirë publike. Megjithatë, është një “e mirë” që qeveritë duhet ta ofrojnë. Për shembull, progresi në arsim, veçanërisht arsimimi i vajzave, është i lidhur ngushtë me përmirësime në mbijetesën e fëmijëve dhe të ushqyerit, shëndetin e nënës, si dhe paga më të larta.

Është koha për të lëvizur përtej diskutimeve të kota dhe të përqendrohemi në sfidat reale në arsim. Sfidat që duhet të adresohen, në qoftë se ne jemi për të përmbushur qëllimin e “Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Dhënien e arsimit fillor me cilësi të lartë dhe për të gjithë deri në vitin 2030. Samiti i Oslos paraqet një mundësi të rëndësishme për të hedhur themelet për sukses. Me 59 milion fëmijë të moshës shkollore fillore dhe 65 milion adoleshentë jashtë shkollës kjo është një mundësi që duhet të kapet me të dyja duart fort.

Katër politikat e ngutshme

Një samit i suksesshëm do të avancojë me katër pika të ngutshme kryesore. Së pari, qeveritë duhet të akordojnë më shumë fonde në arsim. Samiti theksoi dështimin e qeverive të njëpasnjëshme në Pakistan, i cili tani është i dyti në botë për numrin më të madh të fëmijëve jashtë shkolle, për të investuar në arsim. Në thelb të problemit janë politikanë të cilët janë më të interesuar në lehtësimin e evazionit fiskal nga të pasurit sesa përmirësimin e mundësive të arsimit për të varfërit.

Së dyti donatorët ndërkombëtarë duhet të inkurajojnë prirjet e ndihmës për arsim. Edhe me një përpjekje për të zgjeruar burimet, afërsisht 22 miliardë dollarë në vit ndihma do të jetë e nevojshme për të arritur arsimin e ulët dhe të mesëm të përgjithshëm. Përtej mbylljes së hendekut të ndihmës, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Gordon Broën, ka bërë thirrje për mekanizmat e financimit për të ofruar shkollim për fëmijët e prekur nga konflikti dhe emergjencat humanitare.

Së treti udhëheqësit e botës duhet të merren seriozisht në lidhje me pabarazinë në arsim. Çdo qeveri duhet të jetë e vendosur në objektiva që synojnë qartazi ngushtimin e pabarazive të arsimit, lidhur me gjininë, pasurinë, dhe ndarjet rurale-urbane dhe të bëjë përafrimin e buxhetit lidhur me këto objektiva. Aktualisht pabarazitë janë të mëdha. Në Nigeri, për shëmbull, djemtë nga zonat urbane nga familje të pasura dhe mesatare ( 20% e familjeve) arrijnë të marrin deri në dhjetë vjet shkollim, ndërsa vajzat e varfra rurale në zonat veriore mund të arsimohen më pak se dy vjet. Megjithatë përfundimet e samitit të Oslos tregojnë se financimet për arsim anojnë nga të pasurit në shumicën e vendeve.

Së fundi, qeveritë dhe agjencitë e ndihmës duhet të braktisin eksperimentet bazuar në treg dhe të angazhohen për reformimin e vërtetë të sistemit të gjerë. Një fushë kyçe prioritare janë mësuesit, të cilët kanë nevojë për stimuj të fortë, trajnime efektive dhe sistemet e mbështetjes të besueshme për të ofruar mësim të vërtetë. Pasi një sistem arsimor është i mirë nëse edukatorët e tij janë të mirë.

Ndërsa liderët e botës mblidhen në Oslo, miliona prindërve do tu duhet të përpiqen për të siguruar që fëmijët e tyre të marrin edukimin që meritojnë, që do tu mundësojë atyre të ndërtojnë një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre. Për këta prindër, shkollimi është një burim shprese. Ne u detyrohemi atyre dhe fëmijëv të tyre dhe duhet të bëjmë përpjekjet për ta arritur këtë.

*Kevin Watkins është drejtor i Institutit i Zhvillimit Ndërkombëtar, një projekt Think-Tank në Mbretërinë e Bashkuar për zhvillimin ndërkombëtar dhe çështjet humanitare.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan