Axhenda e Konektivitetit: Bashkëfinancimi i projekteve të investimeve në Ballkanin perëndimor, 2016

Komisioni Evropian,

The Western Balkans Investment Framework (WBIF)

Screen Shot 2016-07-06 at 16.18.35

Fokus të ShtetiWeb po paraqesim publikimin e Komisionit Evropian në lidhje me projektet në fushën e energjisë dhe të transportit, që do të bashkëfinancohen nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian, nëpërmjet Kuadrit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), do të bashkëfinancojë projekte të spikatura në fushën e energjisë nga lista e Projekteve të Interesit të Komunitetit të Energjisë (PECI) dhe projekte të spikatura mbi transportin nga Rrjeti Kryesor i Transporti Trans-Evropian (TEN-T), së bashku me huatë nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Komitetet Kombëtare të Investimeve (NICs) janë përgjegjëse për përcaktimin dhe menaxhimin e Listës Unike  Sektoriale të Projekteve Prioritare Strategjike që do të shërbejnë si bazë për programimin e të gjitha burimeve të mundshme financuese (duke përfshirë këtu donatorët, buxhetet kombetare dhe të tjerë).

Përmirësimi i konektivitetit brenda Ballkanit Perëndimor, si edhe midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, është një faktor kyç për zhvillimin dhe vendet e punës që do të sjellin përfitime të dukshme për ekonomitë dhe qytetarët e rajonit. Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6 ) e konsiderojnë axhendën  e konektivitetit si një nga prioritetet më të larta dhe vendosin një theks të veçantë mbi përgatitjen dhe financimin e projekteve konkrete  në infrastrukturën rajonale, por gjithashtu edhe mbi zbatimin e standardeve teknike dhe masave të buta si rregullimi/lehtësimi i procedurave të kalimit kufitar, reformat në rrjetin hekurudhor, sistemet e informacionit, siguria dhe skemat e mirëmbajtjes së rrugëve dhe aksesi për palët e treta.

Publikimi hapet nga Komisioneri i BE Johannes Hahn.

 I dashur Lexues,

Johannes HahnRrjetet e mirëlidhura të transportit dhe energjisë nxisin rritjen ekonomike dhe punësimin. Ato ndihmojnë për të tërhequr investimet dhe sigurojnë mundësi të mëdha per biznesin dhe njerëzit, përfshirë këtu edhe të rinjtë. Në Ballkanin Perëndimor ato kontribuojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Prandaj, axhenda jonë e konektivitetit synon të përmirësojë lidhjet brenda Ballkanit Perëndimor, si edhe ndërmjet rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian  ka vënë mënjanë deri në 1 miliard Euro për projektet e përbashkëta të investimeve dhe asistencës teknike për periudhën 2014-2020.  Ne siguruam 200 milionëshin e parë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë në gusht të 2015 për dhjetë projekte prioritare. Shpresojmë të fillojmë me disa prej këtyre projekteve në muajt e ardhshëm. Këtë vit ne po vijojmë me përafërsisht 100 milionë Euro për tre projekte të përbashkëta konektiviteti, si edhe 50 milionë Euro shtesë për Programin  Rajonal për Eficiencen e Energjisë dhe Fondin për Energjinë e Rinovueshme. Këto iniciativa do të ndihmojnë financimin përsa i përket masave të efikasitetit të energjisë nëpër banesa si edhe nëpër  projektet e hidrocentraleve.

Konektiviteti nuk ka të bëjë vetëm me projektet e shtrenjta të infrastrukturës. Autostradat e reja kanë kuptim vetëm nëse rrjetet ekzistuese mirëmbahen siç duhet, sikurse nuk ka shumë kuptim të investuarit në interkoneksionin e shtrenjtë të energjisë pa vullnetin për të ndjekur tregtimin e energjisë brenda rajonit.  Masat për reforma të tilla janë relativisht jo të shtrenjta, dhe si rrjedhojë nuk ushtrojnë presion mbi hapësirat e kufizuara fiskale të rajonit. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme që udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËB6) kanë rënë dakord për të shtuar përpjekjet për zbatimin e masave të reformave për hapjen e tregjeve, krijimin e një kuadri transparent rregullator që rrit besimin e investitorit dhe largon pengesat duke mundësuar  menaxhimin e shërbimeve në mënyrë sa me efektive dhe efikase.

Këto masa të reformave tani kanë nevojë për t’u zbatuar  pa vonesë, me qëllim që të sigurojmë vlerën e shtuar ndaj investimeve në infrastrukturë siç paraqitet dhe në këtë broshurë. Duke punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), zhvillojnë besimin e ndërsjelltë i cili është kaq i domosdoshëm për pajtimin, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mirëqenies së rajonit. Ato janë gjithashtu elementet kyç që vendet të përparojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju këto shembuj të angazhimit tonë për të ndihmuar promovimin e axhendës së konektivitetit si edhe të përpjekjeve tona për të ndihmuar në çështjet e energjisë së rinovueshme të rajonit për të mbështetur në këtë mënyrë partnerët tanë në zbatimin e angazhimeve të tyre në lidhje me COP 21.

Download (PDF, 11.5MB)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi