Deklarata e Pavarësisë

Firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë

Flamuri i përdorur nga Qeveria e Vlorës

Perandoria Osmane u përfshi në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912. Shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin tejet të shqetësuar nga koalicioni i forcave pushtuese të Malit të Zi, Serbis dhe Greqisë. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali, u kthye në Shqipëri dhe, në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

 Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

  

Delegatët Asamblesë Kombëtare ishin:

Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)

Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati

Delvina: Avni Bej Delvina

Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri

Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu

Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku

Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;

Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli

Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci

Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli

Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo

Kruja: Mustafa Merlika-Kruja

Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa

Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu

Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima

Peqin: Mahmud Efendi Kaziu

Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora

Pogradeci: Hajdar Blloshmi

Tepelena: Feim Bej Mezhgorani

Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku

Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani

Shijak: Xhelal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu

Shkodra: Luigj Gurakuqi

Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora

Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo

    Kushtetutat e Shqipërisë

     

    19.04.1914 Statuti i Shqipërisë (Hartuar prej komisionit ndërkombëtar të Kontrollit)
    31.01.1920 Statuti i Lushnjës
    Viti 1922 Zgjerimi i Statutit  te Lushnjes 1922
    02.03.1925 Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare
    01.12.1928 Statuti i Mbretnis Shqiptare
    03.06.1939 Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë
    14.03.1946 Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë
    05.07.1950 Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë
    28.12.1976 Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
    29.04.1991 Për dispozitat kryesore kushtetuese
    28.11.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

     

    Legjislaturat

     

     

    27.03.1920 – 20.12.1920 Këshilli Kombëtar i Lushnjes – Senati
    21.04.1921 – 30.09.1923 Këshilli Kombëtar (Parlamenti)
    21.01.1924 – 02.06.1924 Kuvendi Kushtetues (Periudha I)
    12.01.1925 – 02.03.1925 Kuvendi Kushtetues (Periudha II)
    01.06.1925 – 07.06.1928 Legjislatura I: Dhoma e deputetëve, Senati
    25.08.1928 – 01.12.1928 Asambleja Kushtetuese
    10.12.1928 – 11.05.1932 Legjislatura I
    21.11.1932 – 16.11.1936 Legjislatura II
    10.02.1937 –  12.04.1939 Legjislatura III
    12.04.1939 –  01.04.1940 Asambleja Kushtetuese
    16.04.1940 – 31.07.1943 Këshilli Epërm Korporativ Fashist
    16.10.1943 – 10.11.1943 Asambleja Kombëtare
    11.11.1943 – 14.09.1944 Kuvendi Kombëtar
    26.05.1944 – 16.12.1945 Këshilli Antifashist Nacional Çlirimitar
    16.01.1946 – 16.03.1946 Asambleja Kushtetuese (Kuvendi Popullor)
    05.03.1946 – 21.01.1950 Legjislatura I
    28.06.1950 – 14.04.1954 Legjislatura II
    19.07.1954 – 21.02.1958 Legjislatura III
    21.06.1958 – 03.06.1962 Legjislatura IV
    14.07.1962 – 12.03.1966 Legjislatura V
    19.09.1966 – 04.05.1970 Legjislatura VI
    20.11.1970 – 19.06.1974 Legjislatura VII
    28.10.1974 – 21.02.1978 Legjislatura VIII
    25.12.1978 – 14.07.1982 Legjislatura IX
    22.11.1982 – 10.01.1987 Legjislatura X
    19.02.1987 – 13.11.1990 Legjislatura XI
    15.04.1991 – 04.02.1992 Legjislatura I
    04.04.1992 – 29.03.1996 Legjislatura II
    01.07.1996 – 15.05.1997 Legjislatura III
    23.07.1997 – 14.05.2001 Legjislatura IV  (Kuvendi)
    03.09.2001 – 20.05.2005 Legjislatura V
    02.09.2005 – 15.05.2009 Legjislatura VI
    07.09.2009 – 09.09.2013 Legjislatura VII
    09.09.2013 Legjislatura VIII

      Kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë

      HISTORIA E PARLAMENTARIZMIT NE SHQIPERI

      XHEMAL NAIPI Këshilli Kombëtar 1920
      DHIMITËR KACIMBR Këshilli Kombëtar 1920
      PANDELI EVANGJELI Këshilli Kombëtar 1921
      ESHREF FRASHËRI Këshilli Kombëtar 1922-1923
      ESHREF FRASHËRI Kuvendi Kushtetues 1924
      PETRO GOGA Kuvendi Kushtetues 1924
      KOSTAQ KOTA Dhoma e Deputetëve 1925-1928
      ESHREF FRASHËRI Senati 1924-1925
      PANDELI EVANGJELI Senati 1925-1926
      ESHREF FRASHËRI Asamblea Kushtetuese 1928
      PANDELI EVANGJELI Parlamenti 1928-1930
      KOSTAQ KOTA Parlamenti 1930-1937
      PANDELI VANGJELI Parlamenti 1937-1939
      LEF NOSI Kuvendi Kombëtar 1943-1944
      TERENC TOCI Këshilli Fashist Koorporativ 1940-1943
      MIHAL ZALLARI Kuvendi Kombëtar 1944
      OMER NISHANI Këshilli Antifashist Nac-Çlirimtar 1944
      TUK JAKOVA Asamblea Kushtetuese 1946
      Dr. YMER DISHNICA Asamblea Kushtetuese 1946-47
      MANUSH MYFTIU Kuvendi Popullor 1947-1949
      GOGO NUSHI Kuvendi Popullor 1950
      THEODOR HEBA Kuvendi Popullor 1950-1951
      MIHAL PRIFTI Kuvendi Popullor 1951-1954
      GOGO NUSHI Kuvendi Popullor 1954-1956
      RITA MARKO Kuvendi Popullor 1956-1958
      Dr. MEDAR SHTYLLA Kuvendi Popullor 1958-1964
      LEFTER GOGA Kuvendi Popullor 1964-1966
      ABDYL KËLLEZI Kuvendi Popullor 1966-1969
      BEHAR SHTYLLA Kuvendi Popullor 1969-1970
      FADIL PAÇRAMI Kuvendi Popullor 1970-1973
      ILIAZ REKA Kuvendi Popullor 1973-1976
      ALI MANAJ Kuvendi Popullor 1976-1978
      SIMON STEFANI Kuvendi Popullor 1978-1982
      PALI MISKA Kuvendi Popullor 1982-1987
      PETRO DODE Kuvendi Popullor 1987-1990
      KASTRIOT ISLAMI Kuvendi Popullor 1991-1992
      PJETËR ARBNORI Kuvendi Popullor 1992-1996
      PJETËR ARBNORI Kuvendi Popullor 1996-1997
      SKËNDER GJINUSHI Kuvendi 1997-2001
      NAMIK DOKLE Kuvendi 2001-2002
      SERVET PËLLUMBI Kuvendi 2002-2005
      JOZEFINA TOPALLI Kuvendi 2005-2009
      JOZEFINA TOPALLI Kuvendi 2009 – 2013
      ILIR META Kuvendi 2013 – 2017
      GRAMOZ RUÇI Kuvendi 2017

      Thënie për Shtetin

      • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
        - Georges Pompidou
      • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
        - Otto von Bismarck
      • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
        - Jean Cocteau
      • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
        - Alcide de Gasperi
      • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
        - Montesquieu
      • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
        - Cardinal de Richelieu
      • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
        - Aristotele
      • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
        - Woodrow Wilson
      • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
        - Charles Maurras
      • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
        - Ruggiero Bonghi