Administrata Qëndrore dhe Lokale

» Shërbimi i Gjëndjes Civile

“Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre. […]

» Organizimi i ministrive

Ministria është person juridik, publik, që përfaqësohet dhe drejtohet nga ministri. Ministria mbështet, në aspektin teknik, veprimtarinë e ministrit. Fusha e veprimtarisë shtetërore, që përfshihet brenda një ministrie, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Struktura dhe organika e ministrisë përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përkatës. Si […]

» Prokuroria

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria i ushtron funksionet nëpërmjet prokurorëve. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Prokurorët duhet të ushtrojnë kompetencat e tyre duke respektuar parimet e procedimit të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor dhe mbrojtjes të […]

» Cili është roli i Prefektit?

Prefekti është përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark. Ai mbikëqyr dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor duke u kujdesur që ato të plotësojnë të gjitha detyrimet që kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik. Ai  bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor, si dhe të këtyre me […]

» Administrata lokale e qeverisjes vendore

Administrata e qeverisjes vendore është pjesë e administratës publike; një pjesë e rëndësishme e punonjësve të saj nëpunës të shërbimit civil. Administrata lokale drejtohet nga organi ekzekutiv i komunës dhe bashkisë, që është kryetari i komunës dhe i bashkisë, ndërsa funksionet ekzekutive në qark kryhen nga kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut. Kryetari i […]