ADMINISTRATA PUBLIKE

» Çfarë është funksioni administrativ?

Tek Institucionet Publike u shtrua pyetja: “Cilat janë funksionet e shtetit?” Kurse tani vijmë tek pyetja tjetër: Çfarë është funksioni administrativ? Funksioni  administrativ i përket një prej pushteteve të Shtetit, atij ekzekutiv, dhe brënda tij i përket administratës publike. Përjashtimisht, funksione administrative mund kryejnë edhe organe të pushteteve të tjera të shtetit. Në brëndësi të administratës publike funksioni […]

» Ç’është administrata publike?

Ndërsa në gjuhën shqipe termi “administrata publike” dallohet nga termi “administrimi publik”, në gjuhë të tjera për të dy këto nocione përdoret i njëjti term: “public administration” (anglisht), “administration publique” (frëngjisht), “amministrazione pubblica” ose “pubblica administrazione” (italisht). Termi   “public administration” ka një kuptim të dyfishtë: – në kuptimin objektiv (përkufizimi funksional), termi përcakton tërësinë e […]

» Sektori publik dhe Shërbimi publik

Nuk ekziston përkufizim juridik preçiz i nocionit të sektorit publik. Megjithatë mundet të përcaktohet si sektori që grupon të gjitha aktivitetet ekonomike dhe sociale që janë në ngarkim të administratës, ndërmarrjet publike dhe organizmat publike të sigurimeve shoqërore. Pra, sektori publik përfshin tre përbërës: – administratat, që marrin në ngarkim aktivitetet me interes të përgjithshëm; […]

» Menaxhimi i ri publik

Menaxhimi i ri publik është një koncept i menaxhimit publik i lindur në vitet 1970 në mjediset neo-liberale. Ai synon modernizimin e menaxhimit të administratës publike me qëllim që  të përmirësoj raportin kosto/shërbim. dhe vlerëson gjithashtu pragmatizmin e menaxhimit. Menaxhimi i ri publik bazohet në një ndarje të roleve midis pushtetit politik, që merr vendimet […]

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan