Raporti i Zhvillimit Botëror 2017 i Bankës Botërore: Qeverisja dhe Ligji

Banka Botërore, Raporti 2017

Përse politika të hartuara me kujdes, shpesh nuk miratohen apo zbatohen? Edhe kur ato zbatohen, përse shpesh nuk japin rezultatet e synuara si p.sh  për sigurinë, rritjen dhe barazinë? Dhe përse disa politika të këqija zgjasin në kohë?

Raporti i Zhvillimit Botëror 2017 i Bankës Botërore: Qeverisja dhe Ligji i drejtohet këtyre pyetjeve themelore, të cilat janë në qendër të zhvillimit. Politikëbërja dhe zbatimi i politikave nuk ndodhin në vakum. Përkundrazi, ato zhvillohen në mjedise komplekse politike dhe shoqërore, ku individët dhe grupet me fuqi të pabarabartë ndërveprojnë brenda ndryshimit të rregullave, ndërkohë që ndjekin interesa kontradiktore. Procesi i këtyre ndërveprimeve është ajo që ky raport specifikon si qeverisjen dhe hapësirën në të cilën këto ndërveprime zhvillohen, pra arena politike. Kapaciteti i aktorëve që angazhohen dhe gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar dhe koordinuar në mënyrë që të arrihen qëllimet e dëshiruara shoqërore janë ato që kanë rëndësi për efikasitetin. Megjithatë, kush angazhohet, kush përjashtohet dhe cilat pengesa e bllokojnë hyrjen në arenën e politike, përcaktojnë zgjedhjen dhe zbatimin e politikave, dhe rrjedhimisht, ndikimin e tyre në rezultatet e zhvillimit. Përjashtimi, frenimi dhe klientelizmi janë shfaqje të asimetrive të pushtetit që çojnë në dështimin për të arritur sigurinë, rritjen dhe barazinë. Shpërndarja e pushtetit në shoqëri përcaktohet pjesërisht nga historia. Sidoqoftë, ka vend për ndryshime pozitive. Ky raport zbulon se qeverisja mund të zbutet, madje edhe të kapërcejë asimetritë e pushtetit për të zbuluar ndërhyrjet më efektive të politikave që sjellin përmirësime të qëndrueshme në ҫështjet e sigurisë, rritjes dhe barazisë. Kjo mund të ndodhi duke zhvendosur incentivat e atyre që gjenden në pushtet, riorganizimin e preferencave të tyre në favor të rezultateve të mira dhe duke marrë parasysh interesat e pjesëmarrësve të përjashtuar më parë. Këto ndryshime mund të arrihen përmes negociatave ndërmjet elitave dhe angazhimit më të madh të qytetarëve, si dhe nga aktorët ndërkombëtarë që mbështesin rregullat, të cilat forcojnë koalicione për reforma.

Mesazhet kryesore të WDR 2017 janë:

  • Reformat e suksesshme nuk lidhen vetëm me “praktikat më të mira.” Për të qenë efektive, politika duhet të garantojë angazhim të besueshëm, të mbështesë koordinimin dhe të promovoj bashkëpunimin.
  • Asimetritë e pushtetit mund të dëmtojë efikasitetin e politikës. Shpërndarja e pabarabartë e pushtetit në arenën e politikës mund të çojë në kapjen e përjashtimit dhe klientelizmit.
  • Ndryshimi është i mundur. Elitat, qytetarët dhe aktorët ndërkombëtarë mund të nxisin ndryshime përmes stimujve, riorganizimit të preferencave dhe besimeve, dhe rritjen e debatit në procesin e vendimmarrjes.
    Tre Parimet udhëzuese për reformimin e qeverisjes për zhvillim janë:
  • Te mendohet jo vetëm në lidhje me formën e institucioneve, por edhe në lidhje me funksionet e tyre.
  • Te mendohet jo vetëm për ndërtimin e kapaciteteve, por edhe për asimetritë e pushtetit.
  • Te mendohet jo vetëm për sundimin e ligjit, por edhe për rolin e ligjit.

Këtu do të gjeni tekstin e plotë të këtij Raporti:

Kurse në këtë link do të gjeni mesazhet kryesore të këtij Raporti.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi