Forumi i Shoqërisë Civile: Rekomandime për Samitin e Parisit

Shtetiweb, 27 maj 2016

NSad-C_87Nga 11 në 13 maj u zhvillua në Beograd Samiti i rradhës i Shoqërise Civile i Ballkanit Perëndimor. Forumi u organizua nga European Fund for the Balkans and Erste Foundation. Për dy ditë me rradhë u organizuan diskutime në panel, workshope tematike dhe evente publike ku morrën pjesë mbi 100 përfaqësues të think tankeve, instituteve të hulumtimeve, dhe organizatave të tjera jo-qeveritare nga i gjithë Ballkani. Morrën pjesë gjithashtu dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe nga media. Qëllimi i këtij forumi ishte përgatitja e mesazheve nga shoqëria civile për Samitin e Parisit mbi: bashkëpunimin rinor/RYCO, krizën e migrimit, zgjidhjen e konflikteve dhe të mosmarreveshjeve bilaterale, dhe problemet e klimës dhe mjedisit që prekin Ballkanin. Në dokumentin e mëposhtëm janë konkluzionet e forumit që do të plotësohen me komente dhe do tu shpërndahen në Samitin e Parisit delegacioneve të krerëve të Shteteve dhe të Qeverive. ShtetiWeb / Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim morri pjese në punimet e forumit dhe ishte panelist në Panelin “Përmirësimi i procesit: ndërtimi i një dialogu të strukturuar”.

Download (DOC, 39KB)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi