Ja kujt i ka borxh Greqia, miliarda euro

Sipas Mapo Online, 1 korrik 2015

Money seized by German customs agency Zoll during anti-money laundering operation is displayed before agency's annual statistics news conference in Berlin

Ministri grek i Financave tashmë e ka bërë thuajse zyrtare refuzimin e këstit të borxhit ndaj FMN-së, prej 1,6 miliard eurosh, ndërkohë që në total, borxhi i Greqisë ndaj huadhënësve ndërkombëtarë – përfshi BE-në, FMN-në dhe BQE-në, – është në shifra edhe më alarmante.

Konkretisht, Greqia është borxhlie në shifra rekord ndaj Gjermanisë, me plot 68,2 miliardë euro, pas së cilës vijnë vende të tjera të BE-së, si Franca, Italia, Spanja, që në rend zbritës presin të shlyhen nga Athina zyrtare respektivisht me 43,8 mld euro, 38,4 mln euro dhe 25 mld euro.

Gjermanisë 68,2 miliardë euro

Franca 43,8 miliardë euro

Italia 38 mld euro

Spanja 25 mld euro

Institucioneve ndërkombëtare si FMN dhe BQE, Athina iu detyrohet 21,4 mld euro dhe 18,1 mld euro në total, shumë prej së cilës Greqia nuk arriti dot të shlyejë edhe këstin prej 1,6 mld eurosh që detyrohej ta bënte me 4 ndarje brenda muajit qershor, por që e shtyu disa ditë më parë deri në ditën e sotme, për ta refuzuar tashmë.

FMN 21,4 miliardë euro

BQE (Banka Qendrore Evropiane) 18,1 miliardë euro

Ndër vendet e vogla, por jo me kontribute edhe aq të vogla në ndihmën ndaj Greqisë, renditen edhe

Holanda 13,4 mld euro,

SHBA-të 11,3 mld euro,

Britania e Madhe me 10,8 mld euro,

Belgjika me 7,5 mld euro,

Austria me 5,9 mld euro

Finlanda 3,7 mld euro.

files

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi