Kohë për ndërgjegjësim!

Nga Denis Dyrnjaja, botuar në Tema, 18 gusht 2020

Ne jemi populli më politikdashës dhe më i angazhuar në ndjekje të politikës. Vetëm se ka një problem të vogël se ne nuk prodhojmë politikë. Me politikë sot merren njerëz që nuk kanë as bazat kryesore të politologjisë si shkencë apo si kualifikim qoftë akademik, apo qoftë të profilit praktik.

Kemi mbi 100 parti politike, por në to aderojnë drejtues ose përfaqësues që nuk kanë njohuritë bazë të sjelljeve politike, gjuhës së komunikimit, shkallës së kuptimit dhe perceptimit.

Nuk prodhojnë rryma apo korente politike, platforma dhe ide konkrete dhe jo teorike e parimore pa zbatim. Me politikë merret gjithkush, por askush nuk është mirëfilli politikan.

Pazarin e ngatërrojnë me marrëveshjen, si niveli më i lartë i sjelljes politike dhe përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë publike. Shihni parlamentin kryetarët e partive, pseudokryetarët me parti pa anëtare, ose me anëtarë fantazma.

Shikoni jashtë parlamentit akoma dhe më keq, vegjetojnë dhjetëra parti dhe organizata politike krejtësisht joeficenfe. E gjitha është një marrëzi e madhe.

Kjo duhet të marrë fund, duhet shembur. Duhet rikonceotuar dhe bërë marrëveshja e fjalës politikë, me U marrë dhe me prodhu politikë. Cilin do quajmë dhe konsiderojmë poktikan?! Është nevojë imediate. Nuk kemi nevojë për njerëz që mbledhin apo vjedhin vota si të mblidhnin rrush në fusha. Kemi nevojë për njerëz me vizione dhe koncepte, me ide dhe filozofi, të majta e të djathta qofshin, kemi nevojë për ballafaqim akternativash, jo dallkaukësh e mashtuesish.

Nevojitet reaksion idesh dhe filozofish. Çdo reshtim në njërin, apo tjetrin krah sot i jep oksigjen injorancës, sjelljes dhe mënyrës autodidakte të të pretenduarit se po bëhet politikë. Shqipëria nuk ka prodhuar kurrë politikë dhe për më shumë politikë të majtë apo të djathtë.

Shqiperia ka prodhuar në politikë asgjë. Thjeshtë disa personazhe komikë që bëjnë si seriozë, por kur shohin veten në pasqyrë qeshin dhe vetë me veten e tyre sesi njerëzit i besojnë dhe votojnë si politikanë. Këtij improvizimi që vazhdon i duhet dhënë fund.

Hapi i parë është bojkoti tërësor i gjithë kësaj klase prestigjatorësh që hipnotizojnë popullin çdo katër vjet me rrena të përsëritura, bajate dhe për më shumë të konsumuara në formë gati të njëjtë.

Duhet rrëzuar ky kompozim shtetëror e politik e duhet krijuar nga e para gjithçka nga njerëz të ekspertizës të shkolluar dhe të kualifikuar në jurisprudencë dhe shkenca politike. Duhet rimodeluar kushtetuta nga e para që është bërë si letër bakalli që i grisen fletët apo përçmohen ligjet, para të cilëve presupozohet se janë të gjithë të barabartë, por që në fakt realiteti thotë se nuk është kështu.

Është koha për të përmbysur këtë politikë të vjetër, të lodhur, pa frymëzim, pa qëllim, pa mision e vizion. Pmegmarrja e shtetit që kalon si prostitutë në duart e dhunuesve të ligjit nga njëra parti në tjetrën, duhet të marrë fund. Ndryshe ky vend do të zhbëhet në mënyrë të pakthyeshme.

Pastrimi duhet të nis nga abandonimi dhe refuzimi. Heshtja dhe refuzimi është revolta më e fortë që mund të zhbëjë çdo instrument pseudopolitik që ka marrë e përdor si peng të ardhmen e shqiptarëve. Kush bashkëpunon me njërën apo tjetrën palë në dëm të interesave të popullit është një shërbëtor që ka falur jo vetëm fatin e tij por edhe të fëmijë të tij, te tutorët pseudopolitikë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi