Rezoluta e PE për Shqipërinë: Opozita të kthehet në Parlament

Sipas medias, 29 nëndor 2018

Parlamenti Europian miratoi me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenim, rezolutën për Shqipërinë ku bën thirrje për dialog politik mes palëve dhe kthimin e opozitës në Parlament.

“PE inkurajon të gjitha forcat politike që të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të krijuar një dialog të mirëfilltë politik dhe për të arritur bashkëpunim konstruktiv, duke mbështetur kështu procesin e reformave; rithekson besimin e tij të fortë se dialogu politik duhet të zhvillohet brenda institucioneve demokratike; është shumë i shqetësuar për bojkotin de facto të procesit parlamentar nga opozita pas pushimit veror të vitit 2018”, shprehet Parlamenti Europian.

Një vëmendje të veçantë rezoluta ia kushton reformës zgjedhore, duke inkurajuar punën e bërë deri më tani nga komisioni “ad hoc”: “PE kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR; nënvizon se nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse dhe në kohë, me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor; kujton nevojën për t’u kushtuar vëmendje të duhur pretendimeve për financim të paligjshëm dhe të padeklaruar të partive politike; mirëpret punën e Komitetit “ad-hoc” për Reformën Zgjedhore lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, blerjen e votave, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin jashtë vendit dhe i kërkon Parlamentit të Shqipërisë që të arrijë konsensus dhe të miratojë reformat e nevojshme në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”.

Vijimi i Reformës në Drejtësi mbetet kyçe, ndërkohë që kërkohet avancimi i procesit të vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkohë, Parlamenti Europian pret ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë: “PE i bën thirrje autoriteteve shqiptare që sa më parë të përfundojnë krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe të kthejnë në gjendje funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë; PE thekson nevojën për të përfunduar themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Për të nënvizuar rëndësinë që i jep luftës kundër krimit të organizuar, raporti i Parlamentit Europian flet me emra të përveçëm: “Përshëndet përparimin e bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në veçanti arrestimet e fundit të anëtarëve të grupit kriminal Bajri dhe kërkon që të vazhdohet më tej me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, përfshirë në fushën specifike të luftimit të kultivimit dhe trafikimit të drogës”.

Raporti i Parlamentit Europian vlerëson përpjekjet e Shqipërisë, ndaj i kërkon Komisionit dhe Këshillit Europian që të hapë negociatat me Tiranën, ndërsa sugjeron mbajtjen brenda vitit të ardhshëm të tryezës së parë ndërinstitucionale BE-Shqipëri.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan