Open Data Albania: Financimi i fushatës zgjedhore 2017

Open Data Albania përmes disa artikujve hulumtim po zbardh të dhëna në lidhje me auditivet financiare të fushatës zgjedhore 2017 për partitë kryesore. Këto të dhëna kanë strukturën e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas partive. Artikujt hulumtues janë si vijon:

  • Partia Demokratike të Ardhura dhe Shpenzime Elektorale Fushatë 2017

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2139/Partia-Demokratike-Struktura-te-Ardhura-dhe-Shpenzime-Elektorale-Fushate-2017

  • Partia Socialiste Struktura e të Ardhurave dhe Shpenzimeve Elektorale në Fushatë 2017

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2138/Partia-Socialiste-Struktura-te-Ardhura-dhe-Shpenzime-Elektorale-Fushate-2017

  • Partia Lëvizja Socialiste për Integrim Struktura e të Ardhurave dhe Shpenzimeve Elektorale në Fushatë 2017

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2137/Levizja-Socialiste-per-Integrim-Struktura-te-Ardhura-dhe-Shpenzime-Elektorale-Fushate-2017

Ajo që bie në sy është:

  1. Partitë e mëdha kanë deklaruar si dhurim në natyrë (vënë në dispozicion një shërbim apo të mirë materiale pa kundërshpërblim monetar) të gjitha zyrat elektorale të përdorura në fushatën zgjedhore 2017. Në asnjë rast tre partitë kryesore nuk kanë paguar qira dhe nuk kanë derdhur tatim mbi të ardhurat nga qiradhënia sipas detyrimeve tatimore. Donatorët në natyrë për këtë kategori shpenzimi mbeten anonim pasi partitë nuk kanë bërë evidentim me faturë të rregullt për këto lloj dhurimesh (në natyrë). Mos mbajtja e faturave të rregullta për rastet është shkelje e rregullave të kontabilizimit dhe evidencës së raportit financiar. Deklarimi final nga partitë është bërë mbi përllogaritjet që kanë bërë audituesit monitorues të emëruar përpara fushatës për verifikime në terren.
  2. Partitë deklarojnë pak të ardhura të vënë në dispozicion për fushatën dhe këto kryesisht të ardhura të cilat janë financime publike nga buxheti i shtetit. Vlera të krijuara nga donacionet dhe nga të ardhura të vetë partisë janë të pakta. Ky fakt lë dyshime se partitë konsumojnë dhurime dhe shpenzime të padeklaruara. Një zë jo fort i përshkruar në tabelat financiare është zëri i transportit për simpatizant të ftuar në takime përmbyllëse e për të cilët është paguar udhëtimi dhe shpenzime të ditës në udhëtim.
  3. Një fakt shqetësues është edhe marrëdhënie ndërmjet subjekteve elektorale dhe mediave. Secila nga partitë ka mbyllur fushatën zgjedhore me fatura të palikujduara dhe me vlera konkrete ndaj televizioneve. Në disa raste këto fatura të papaguara janë vetdeklaruar nga partitë dhuratë e në raste të tjera si detyrim i pashlyer. Kodi zgjedhor nuk lejon dhurata (donacione) nga subjekte mediatike dhe aksioner të tyre në favor të subjekteve elektorale. Por situata u bë më konfuze për shkak të rregullimeve në Ligjin për Partitë Politike në Maj 2017.
  4. Partitë politike kanë vlera të ndryshme në raportimet e bëra në faqen e KQZ (on line) dhe ë deklarimet e bëra përmes raporteve të auditimit kontabël. Kjo mos kordinancë në vlera përkon me disa deklarime shtesë të bëra më vonë të cilat partitë politike i kanë plotësuar me të dhëna kryesisht për të ardhura dhe shpenzime në natyrë (të dhuruara jo kundrejt pagesës). Ky element shfaq problematikën e fiktivitetit dhe jo seriozitetit në raportim. Disa nga ekspertët kontabël të pavarur kanë rekomanduar rishikim të deklarimeve online për partitë e caktuara.
  5. Në përfundim do të duhet që legjislacioni për Financimin dhe Kontrollin e Fushatave Zgjedhore ka nevojë për ndryshime në kuadër të një reforme Zgjedhore me fokus të veçantë tek Shpenzime dhe Auditime Zgjedhore.

Së shpejti Open Data Albania do të publikojë edhe një artikull për moskoordinimin e deklarimeve sipas subjekteve elektorale.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan