Korrupsioni në Gjykatën Administrative

Botuar ne CityNews Albania, 10 shkurt 2018

Vonesat që shkaktohen nga shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat administrative, të ngritura  qëllimisht për të shqyrtuar në kohë të shpejtë çështjet dhe për të reduktuar burokracitë dhe përballjet, janë kthyer në një shqetësim për komunitetin e biznesit.

CNA (CityNews Albania) është interesuar tek disa biznese, por  i është referuar edhe mjaft raporteve që tregojnë se  korrupsioni në këtë gjykatë është më i larti në sistemin e drejtësisë shqiptare dhe është kthyer në një hallkë penguese dhe ngërç të madh për biznesin.

Gjykata Administrative u krijua për lehtësira, por në fakt është kthyer në një problem më vete.

Në rast se tatimet vendosin një gjobë të padrejtë dhe ta apelosh kur të vijë përgjigjja do të shkosh në gjykatë, e për rrjedhojë në disa seanca në faktin administrativ e më pas në Apelin Administrativ.

Kalvari  i gjyqeve zgjat një apo dy vjet, dhe ndërkohë biznesi dobësohet apo në mjaft raste mund të rrezikojë edhe falimentin.

Pavarësisht se gjykatat kanë hartuar një rregullore ku kanë të përcaktuara që një kategori çështjesh duhet të gjykohen me përshpejtim, siç mund të jenë marrëdhëniet e punës apo pensionet ushqimore, etj , çështjet për të cilat është pezulluar ekzekutimi i vendimit etj, përsëri ajo nuk respektohet direkt nga ana e gjyqtarit, i cili është përgjegjës për administrimin e dosjeve, pasi për të futur këto çështje për shqyrtim duhet të merret miratimi i titullarit, gjë e cila sjell vështirësi dhe zvarritje kjo për faktin se në ligj nuk është e parashikuar një gjë e tillë.

Me  përshpejtim  duhen të gjykohen edhe çështjet administrative që kanë të bëjnë me bizneset dhe që rrezikojnë falimentin, apo  rastet të cilat shkaktojnë dëme për subjektet siç mund të jetë prishja e një objekti nga IKMT etj. Në rast se këto çështje dhe shumë  të tjera si këto do të presin me vite në gjykatë, s’ka më vlerë shqyrtimi i akteve administrative të lëshuara nga organet kompetente pasi ato e kanë dhënë efektin e tyre.

Zvarritja e gjykimit vjen edhe për shkak të mungesës së mentalitetit të punës  dhe të mungesës së respektit që kanë ndaj gjykatave subjektet që marrin pjesë në të, në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e administratës shtetërore.

Bazuar në ligj në një proces administrativ barra e provës i bie organit administrativ, i cili ka detyrimin që të sjellë gjithë provat e domosdoshme ne proces me anë të të cilave ai provon ligjshmërinë e veprimeve apo aktit që ka nxjerrë.

Këto organe në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë korrekte me kërkesat e ligjit duke bërë që proceset të shtyhen pafundësisht. Ligji parashikon gjoba për  titullarin e organit administrative, por që në pjesën më të madhe nuk zbatohen ose janë shumë të vogla të cilat në asnjë rast nuk bëjnë që këto organe të ndërgjegjësohen.

Ligji nr.49/2012, ndryshe nga K.Pr.Civile,  (neni 179) parashikon që mosparaqitja e palëve në veprimet përgatitore apo në seancë gjyqësore dhe kur ato kanë dijeni rregullisht sipas ligjit nuk sjell pushimin e gjykimit.

Sipas Ligjit për Gjykatën Administrative, gjykata do të vendosë pushimin e gjykimit vetëm në rastin kur paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë. Edhe kjo është një nga arsyet që proceset të vazhdojnë pa fund dhe sa më sipër kërkon rregullim ligjor.

Problematike paraqitet dhe përfshirja e gjyqtarit në ekzekutimin e vendimeve. Nga njëra anë kjo përfshirje paraqet pozitivitet sidomos në rastet kur vendimet nuk ekzekutohen qoftë për faj të organit publik apo përmbaruesit, duke ndërhyrë gjyqtari që vendimi të ekzekutohet  nëpërmjet kryerjes së veprimeve të posaçme si dhe marrjen e masave të nevojshme për ekzekutimin e tyre, por nga ana tjetër përfshirja e gjyqtarit në këtë proçes bën që të dublohet puna e përmbaruesit si dhe të zgjatet përfundimi i proçesit të ekzekutimit duke u zhvilluar seanca të panevojshme gjyqësore.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan