Strategjia e Zgjerimit: 2025 nuk është afat, por perspektivë realiste

Sipas mediave, 6 shkurt 2018

Komisioni Evropian paraqiti sot Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti që u prezantua nga shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ripërcaktoi nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t’i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre.

Gjatë fjalës së saj, Mogherini nuk përmendi data apo emra konkret shtetesh që veçohen nga njëri-tjetri, por foli për një të ardhme të njëjtë.

“Ballkani Perëndimor ka të njëjtën histori, prandaj dhe ne duam të kemi të njëjtën të ardhme në vijim. Ky është prioriteti ynë. Gjatë tre viteve të kaluara janë arritur edhe rezultate që nuk e kishim menduar që mund të arriheshin. Investimet tona po rriten në të gjithë rajonin, tregtia dhe siguria, po ashtu edhe politika jonë e koordinuar. Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë të lidhura me politikat e BE. Sa i përket zgjerimit ai do bëhet ne bazë të meritave dhe reformave. Kërkojmë që të jenë të njëjtat standarde me ato të BE. Si popujt dhe liderët e Ballkanit janë përpjekur të bëjnë më të mirën në rrugën drejt BE, të gjithë kemi bërë të njëjtën zgjidhje, perspektiva është tashmë e qartë.”,- tha Mogherini.

Sipas saj, “Vendimet e rëndësishme pritet të merren në qershor”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi