Kërkimi shkencor, Shqipëria e fundit në rajon

Sipas Monitor, 3 janar 2018

Vetëm 4.8% e atyre që aplikuan fituan nga fondet e BE

Kërkimi shkencor mbetet ende i vakët në vend. Edhe ato pak projekte që arrijnë të paraqiten pranë programeve të Bashkimit Europian nuk arrijnë të kalojnë të gjitha filtrat duke u refuzuar. Në një dokument të fundit të saj, qeveria pranon se jemi të fundit në rajon sa i përket kërkimit shkencor financuar nga programet e Bashkimit Europian. Vetëm 4.8 për qind e atyre që kanë aplikuar kanë arritur të kenë sukses duke përthithur një shumë modeste nga fondet.

“Programi Kuadër i BE për kërkim shkencor e inovacion Horizon 2020 ka një fokus të veçantë për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes biznesit e komunitetit kërkimor shkencor. Gjatë dy viteve të para të zbatimit të tij 2014-2016, IAL-et institutet e qendrat kërkimore në vend janë përpjekur të marrin pjesë e të përfitojnë nga ky program por të dhënat e deritanishme dëshmojnë se Shqipëria ende ka nivele të ulëta të pjesëmarrjes e përthithjes së fondeve edhe përkundrejt vendeve të tjera të Ballkanit” thuhet në dokument.

Ajo që vihet re është një rritje e interesit për të hartuar projekte dhe për tu angazhuar mbi kërkimin shkencor por duket se cilësia është ajo që çalon dhe që na lë pas duke u s’kualifikuar. Konkretisht në 2014-2015 numri i aplikimeve ishte 66 kurse në vitin 2015-2016 146. Numri i projekteve të suksesshme mbetet i ulët dhe po kështu pjesëmarrja e sektorit privat.

“Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se gjatë periudhës 2014-2016 që përkon me 2 vjeçarin e parë të programit kuadër të BE Horizon 2020 kanë aplikuar gjithsej 50 organizata nga Shqipëria me një numër të përgjithshëm prej 140 projektesh. Shkalla e suksesit ka qenë shumë e vogël (vetëm 4.8% ose 6 projekte të suksesshme nga të gjithë aktorët publikë dhe jopublikë që aplikuan për një vlerë 330 mijë euro nga rreth 30 milionë euro të kërkuara” thuhet në dokument.

Më mirë nga të gjithë paraqitet Kosova në raportin aplikime dhe projekte të suksesshme me një përqindje  14.63% e dyta Maqedonia me 10.55%, e treta Bosnja me 9.2% më pas Serbia me 9.05%, Mali I Zi me 7.95% dhe në fund Shqipëria me 4.8%.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan