Presidenti Steinmeier u kujton partive thelbin e politikës

Sipas DW, 21 nëntor 2017

Ishin fjalë të qarta ato që erdhën nga Pallati Bellevue. Presidenti duket se nuk do të lejojë shpejt zgjedhje të reja. Me këtë mbetet e hapur si do të vejë puna më tej.

Përvishjuni punës! Edhe njëherë! Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier u ka kërkuar aktorëve të CDU, CSU, FDP, Të Gjelbërve dhe SPD që të zhvillojnë bisedime të tjera për formimin e qeverisë. Ashtu siç ia kërkonte posti, Steinmeieri foli i qetë dhe si përfaqësues i shtetit. Por kur e lexon dhe dëgjon edhe njëherë atë që tha, e kupton se ai dha një shuplakë.

Risi në historinë e Republikës Federale Gjermane

Ajo që tha ishte edhe në mbështetje të rendit shtetëror – kjo fjalë merr një kuptim të ri në këto orë. Sepse Steinmeieri flet në momente serioze: “Ndodhemi në një situatë, e cila nuk ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e RFGJ, pra që prej 70 vjetësh”. Dhe ai u kujton partive thelbin e veprimit politik: “Të gjitha partitë politike të zgjedhura në Bundestag kanë detyrim ndaj interesit të përgjithshëm, ato i shërbejnë vendit tonë”.

Që një President i Gjermanisë e shqipton në këtë moment një fjali kaq të qartë – pa asnjë lloj kufizimi – e kthen apelin në një shuplakë. Ndihmë në politikën shtetërore në orë, në të cilat kremtohet politika partiake. Steinmeieri nuk përdor konceptin politikë klienteliste – por paralajmërimin e tij për të mund ta lexosh nga rreshtat e tij. “Ai që konkurron në zgjedhje për përgjegjësi politike, ai nuk duhet t’i shmanget asaj, kur e ka në dorë.”

Si do të vejë puna më tej mbetet e hapur

Puna është se Presidenti Federal, të cilin e quajnë nganjëherë me shpoti zëvendësmbret, ka në dorë vetëm pak më shumë se fuqinë e fjalës, të fjalës së madhe. Detyra e tij më e rëndësishme sipas kushtetutës është që të sqarojë në një situatë shumë të caktuar çështjen e zgjedhjeve të reja në federatë. Dhe pikërisht për këtë pikë Steinmeieri kontribuon për sqarim.

Se çfarë do të ndodhë po të mos bien dakord me njëra-tjetrën partitë, këtë Presidenti Federal e lë me të drejtë të hapur. Në fjalët e tij nuk ndihej as nënkuptimi më i lehtë për të ikur drejt zgjedhjeve të reja. Përgjegjësia nuk është në Pallatin Bellevue. Por edhe më tej tek partitë. Kjo nuk duhet të jetë vetëm detyra e tyre, por para së gjithash paralajmërim. Gjermania është model për shumë vende, ose edhe vend i ëndërruar. Partitë do të bënin mirë të kujtohen.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan