Komisioni Evropian përllogarit në 4,0% rritjen ekonomike të Shqipërisë

Sipas mediave, 10.11.2017

Në raportin ekonomik për vendet anëtare dhe ato kandidate të Bashkimit Evropian, të publikuar sot, Komisioni Evropian ka përllogaritur një rritje prej 4,0% të ekonomisë së Shqipërisë gjatë vitit 2017, sipas një njoftimi për median të këtij komisioni.

Në raport shpjegohet se ndikim në këtë rritje kanë patur investimet e huaja në sektorin energjetik dhe kërkesa e brendshme si pasojë e rritjes së pagave dhe punësimit.

“Investimet e huaja direkte në sektorin e energjisë janë në kulm duke sjellë një përshpejtim të veprimtarive ekonomike gjatë vitit të fundit. Eksportet vazhdojnë të rriten me ritëm të shpejtë duke përfituar nga turizmi dhe nga përforcimi i ekonomive të partnerëve kyç tregtarë. Rritja e punësimit dhe pagat më të larta kanë rritur konsumin e brendshëm. Investimet dhe konsumi mbështeten nga një politikë monetare akomoduese. Inflacioni është i ulët, por i projektuar të rritet gradualisht drejt objektivit zyrtar. Pozicioni i politikës fiskale po e pakëson vetëm ngadalë nivelin e lartë të borxhit publik në raport me PPB-në”, thuhet në raportin e KE-së.

“Kontribuesit kryesorë të rritjes ishin investimet dhe eksportet. Formimi i kapitalit fiks u forcua me 12,9% duke reflektuar pikun e periudhës së investimeve të huaja direkte në seksionin shqiptar të TAP-it dhe një projekti të gjerë të hidroenergjisë. Eksportet u rritën me 15 për qind falë një turizmi në zgjerim dhe rikuperimit të eksportit të mallrave pas tri vjetësh tkurrje”, shtohet në të.

“Importet, që i tejkalojnë eksportet me thuajse 50%, u rritën në mënyrë më të moderuar me një nivel prej 5,8%. Rritja e konsumit publik pati një rritje gjallëruese 6,6%, sidomos përsa i takon pagave, sigurimeve shoqërore dhe buxheteve lokale. Rritja e konsumit privat, nga ana tjetër, ishte relativisht e tkurrur me 2,1%, ndoshta duke reflektuar pasigurinë politike për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit”, theksonte raporti, shkruan ATA.

“Besimi i konsumatorëve po përmirësohet, punësimi po rritet në një pikë të kënaqshme dhe niveli i përgjithshëm i pagave është rritur me 10%, në një pjesë të madhe të sektorit publik në mars. Kjo pritet që ta rrisë konsumin privat me 3,0% në dy vitet e ardhshme në krahasim me një rritje të moderuar në 2017-n. Përkundrazi, formimi i kapitalit fiks, ka gjasa të bjerë substancialisht vitin e ardhshëm, teksa dy projekteve të mëdha energjetike po u vjen fundi i tyre. Investimet në strukturat e turizmit dhe në sektorin minerar, gjithsesi, pritet ta mbajnë relativisht të lartë rritjen. Rritja e konsumit publik pritet të jetë e moderuar në dy vitet e ardhshme pas pikut të 2017-s”, sipas raportit ekonomik për vendet anëtare dhe ato kandidate të Bashkimit Evropian, të publikuar sot, Komisioni Evropian.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan