Tryezë e rrumbullakët “Bashkëpunimi Shqipëri-Kinë në kuadër të nismave të bashkëpunimit “Brezi dhe Rruga” dhe “16+1”

Shtetiweb, 31 tetor 2017,

Me tryezën e rrumbullakët “Bashkëpunimi Shqipëri-Kinë në kuadër të nismave të bashkëpunimit “Brezi dhe Rruga” dhe “16+1””, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) filloi sot një cikël aktivitetesh mbi Shqipërinë dhe Ndërlidhjen Lindore. Ky cikël bazohet mbi kërkimin dhe ekspertizën e CDI mbi Axhendën e Ndërlidhjes së BE dhe mbi Procesin e Berlinit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Z. Etjen XHAFAJ, Koordinatori Kombëtar i Nismës së Bashkëpunimit 16+1 dhe njëherazi Zv. Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, nënvizoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për një bashkëpunim më të ngushtë me Kinën. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë, ritmi i qëndrueshëm i rritjes, mjedisi mikpritës për biznesin dhe stabiliteti makro-ekonomik e bëjnë Shqipërinë një partner tërheqës dhe të besueshëm. Duke njohur sfidat që paraqesin projektet e investimeve të medha, Z. Xhafaj i ftoi partnerët kinezë të fokusohen tek projektet e maturuara dhe të punojnë ngushtë me palën Shqiptare për rezultate konkrete të suksesshme.

Mbështetja e fuqishme nga popullata lokale dhe impakti pozitiv në terren janë dy nga kushtet kryesore që kompanitë kineze të suksesshme duhet të respektojnë kur investojnë në Ballkanin Perëndimor, nënvizoi Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri SH.S JIANG Yu. Ambasadorja Jiang theksoi se infrastruktura, energjia, turizmi dhe bujqësia janë sektorët e interesit, dhe nënvizoi rolin që kanë mbi rritjen e investimeve kineze në Shqipëri një koordinim më i mirë e një përdorim më i frytshëm i mekanizmave “16+1” dhe “BRI”, si dhe një mjedis mikpritës për biznesin. Ambasadorja Jiang nënvizoi mbështetjen e fortë të Kinës për integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Profesor LIU Zuokui, Drejtor i Drejtor i Zyrës së Sekretariatit të “Rrjetit të Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit të Think Tankeve 16+1”, në Akademinë e Shkencave Sociale të Kinës, në fjalën e tij prezantoi gjetjet kryesore të punës kërkimore mbi:  Evropa dhe “Iniciativa e Brezi dhe Rruga”: ¨Përgjigje dhe Rreziqe. Brezi dhe Rruga dhe 16+1 janë të ndërtuara mbi parime si përfshirja, hapja, planifikimi dhe zbatimi i përbashkët, si dhe benefitet e përbashkëta.

Përfaqësues të qeverisë qëndrore dhe lokale, të agjencive qeveritare, të kompanive kineze (Huawei, Hilong, China State Construction, etj.), akademikë, hulumtues dhe organizata Think tank morrën pjesë në një debat mbi mundësite dhe zhvillimet e ardhshme të bashkëpunimit Shqipëri-Kinë.

Tryeza u organizua nga CDI në partneritet me Zyrën e Sekretariatit të “Rrjetit të Think Tankeve 16+1”, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zyra e Koordinatorit Kombëtar të Nismës së Bashkëpunimit 16+1.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan