EuroNews: Ja lista me pesë gjërat që duhet të kryejë Rama

Sipas Euronews, 26 qershor 2017

Pasi rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri është qartësuar, EuroNews ka përgatitur një kronikë për Shqipërinë. Rrjeti i njohur thekson se janë pesë gjëra përpara në listën për t’u kryer nga Rama.

Të drejtat e pronave

Ka shumë raste të pazgjidhura të pronësisë. Rama vetë e ka pranuar se kjo çështje ka qenë një lëmsh për vite me radhë dhe po del jashtë kontrollit. Falsifikimet e titujve të pronësisë janë të përhapura shumë pas rënies së komunizmit. Qeveria socialiste ka hapur një fond prej 500 milionë eurosh për të luftuar këtë problem.

Gjyqësori

Pastrimi nga gjyqtarët e korruptuar është një tjetër çështje që socialistët janë angazhuar se do e realizojnë. Parlamenti ka miratuar një ligj të ri për vetingun e njerëzve të drejtësisë. Më shumë se 300 janë akuzuar për korrupsion. Rama thotë se njerëzit e drejtësisë duhet të justifikojnë burimin e të ardhurave dhe që nuk kanë lidhje me krimin. Po ashtu do testohen edhe nëse janë të aftë për punë.

Droga

Shqipëria ka dështuar në luftën ndaj kultivimit të kanabisit. Kur bie fjala te kanabisi që hyn në BE, Maroku kryeson. Por Shqipëria është furnizuesi kryesor i kanabisit bimor në BE, sipas Europol. Dhe Rama ka bërë pak për të luftuar këtë çështje, pavarësisht se ka premtuar se do e zhdukë këtë problem njëherë e mirë.

Ndalimi i ‘rrjedhjes së trurit’

Sipas INSTAT, paga mujore në Shqipëri është nën 46 mijë lekë ose rreth 340 euro. Nëse e krahason me Kroacinë (1060 euro), Greqinë (1070 euro) apo Italinë me 2033 euro, e kupton se përse të rinjtë po largohen masivisht nga vendi.

Papunësia

Pak mbi një të katërtën e të rinjve janë pa punë. Ndërsa në Gjermani vetëm 7 përqind e moshës 15-29 përqind janë të papunë, kjo shifër në Shqipëri shkon në 28.9 përqind. Në BE kjo shifër është 17.2 përqind.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan