Vendet e Ballkanit bënë hapa pas në demokraci gjatë vitit 2016

Sipas reporter.al, 4 prill 2017

Shumica e vendeve të Ballkanit hasën me pengesa në progresin e demokracisë gjatë vitit 2016, ku u rishfaq autoritarizmi populist në rajon, thotë raporti i Vendeve në Tranzit nga Freedom House, i cili u botua të martën.

Në të thuhet se populizmi është një trend gjithnjë e në rritje dhe se në vitin 2016, kjo solli rënien e dytë më e madhe të demokracisë në historinë e sondazhit të Freedom House, pothuajse aq i madh në përmasa sa rënia pas krizës financiare të vitit 2008.

Pikët e dhëna për demokracinë në Serbi nga Freedom House ishin më të ulëtat që nga viti 2005.

“Ndërsa pati përmirësime të dukshme në disa fusha që lidhen me aderimin për në Bashkimin Europian, ato u kompensuan nga zhvillimet negative në procesin zgjedhor, qeverisjen demokratike dhe lirinë e medias,” tha raporti.

Pikat optimiste të Ballkanit në sondazh ishin Rumania dhe Kosova. Sipas raportit, Kosova bëri përparime modeste në reformat strukturore dhe natyra e demokracisë në vend u përmirësua nga “regjim autoritar gjysmë i konsoliduar” në “regjim tranzicional/hibrid”.

Në Rumani, një qeveri e përkohshme zgjidhi disa çështje kryesore si transparenca në procesin e votimit në zgjedhjet presidenciale në 2014.

Demokracia e Malit të Zi përparoi për shkak të përmirësimeve në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë, vendeve të tjera iu desh të përballeshin me hapa pas në progresin e tyre demokratik.

Bosnje-Hercegovina përjetoi trazirat më të këqija politike që nga lufta, siç tregoi kapja e institucioneve shtetërore dhe vënia në lojë e procedurave demokratike nga liderët politikë.

“Referendumi në Republika Srpska kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese vuri një precedent të rrezikshëm për një vend kushtetuta e të cilit është rezultat i një marrëveshje paqeje,” tha raporti.

Renditja e Maqedonisë ra pas përshkallëzimit të krizës politike në vend, faljeve presidenciale të të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, mungesës së dialogut politik, përdorimit të institucioneve politike dhe parregullsive në zgjedhjet e 2016.

Problemi më i madh i Moldavisë në vitin 2016 ishte mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, ku raporti theksoi se gjyqtarët që nuk iu bindën urdhrave politikë u kërcënuan.

Bullgaria përjetoi një rënie për shkak të korrupsionit dhe mungesës së medias së pavarur, thuhet në raport.

Demokracia Kroacisë gjithashtu u përkeqësua disi në krahasim me vitin 2016 për shkak të problemeve me pavarësinë e medias.

Shqipëria nuk pati ndryshime në raport krahasuar me një vit më parë.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan