Në Parlamentin Evropian prezantohet “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste”

ShtetiWeb, 22 mars 2017

Më 22 Mars, Drejtori i ShtetiWeb, Z. Ardian Haçkaj prezantoi në Parlamentin Evropian rezultatet e studimit “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste”. Mikpritësit e takimit ishin Europarlamentarët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein. Hackaj e cilësoi Procesin e Berlint si një proces komplementar dhe mbështetës të procesit të zgjerimit, që plotëson Kriteret e Kopenhagës me konceptin e “ankorimit” dhe të “konektivitetit”.

Studimi argumenton që sot, ky proces, ka marrë rëndësi strategjike dhe po kontribuon duke mbështetur reformat e angazhuara në vendet e Ballkanit.

Përmes ankorimit, Procesi i Berlinit mundëson që aktorë të tjerë përveç qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në mënyrë aktive jo vetëm në zbatimin e projektve dhe programeve, por që nga konceptimi i tyre. Këto aktorë janë qytetarët, organizatat komunitare dhe grassroots, bizneset, etj. Shëmbuj suksesi jane themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkepunimit Rinor dhe forumet e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit e zgjeron konceptin e konektivitetit përtej dobisë së tij në funksion të rritjes së efikasitetit të funksionimit të tregut. Në axhendën e Berlinit konektiviteti shërben për të bashkuar qytetarët, për të krijuar siguri në kontinent, dhe për të lidhur ndërmarrjet vendase me ato evropiane në zinxhirin e vlerës.

Parlamenti Evropian (PE) ka treguar historikisht një vëmendje të madhe përkundrejt konektivitetit, duke tejkaluar kornizat e dobisë së tij në funksion të tregut. Që në 1993, PE ka theksuar nevojën që veprat e infrastrukturës që lidhin vendet dhe rajonet e BE-së, duhet të provojnë “vlerën e tyre të shtuar evropiane”, të “ofrojnë punësim afatgjatë” dhe të lejojnë shtimin e lëvizshmërisë dhe të mirëqenies së qytetarëve. Në këtë kuadër, PE është në të njëjtën linjë, sikurse shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor, në trajtimin e Procesit të Berlinit dhe konektivitetit.

Shenjë e këtij bashkëpunimi të ngushtë PE – shoqëri civile, ishte dhe prezenca e pesë europarlamentarëve në këtë event si Victor Boștinaru, Cristian Preda, Franc Bogovič, Dimitris Papadakis, Ulrike Lunacek. Europarlamentarët konfirmuan angazhimin e tyre në zgjerimin e BE në Ballkan, dhe bashkëpunimim e ngjushtë me shoqërine civile.

Në këtë event morrën pjesë dhe përfaqësues nga Think Tanks evropiane, Misioni i Shqipërisë në BE dhe DG NEAR.

Studimi “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste” me autorë A. Hackaj, G. Madhi dhe K. Hackaj vjen në kuadër të konferencës vjetore të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim “Shqipëria në Procesin e Berlinit”. Ky aktivitet i përvitshëm mbahet në muajin tetor dhe mbështetet nga fondacionet gjermane Konrad Adenauer, Friedrich Ebert dhe Hanns Seidel.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi