Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste

Botim i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, 9 shkurt 2017

14884548_1338730532804742_6030606633026371274_o

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim publikoi dje raportin “Monitorimi i Procesit të Berlinit: nga Parisi në Trieste”. Ky publikim synon të sjellë një analizë gjithëpërfshirëse mbi Procesin e Berlinit, që prej mbajtjes së Konferencës së Berlinit në gusht të 2014. Autorët kanë analizuar kontekstin e krizës financiare të BE-së, dinamikën e zgjerimit, Brexit, shfaqjen e populizmit, fluksin migrator dhe reformat strukturore të ndërmarra në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6) në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

16473819_398903293789293_4342636459665716744_nProcesi i Berlinit filloi në 2014 dhe u konceptua si një “zëvendësim” i përkohshëm i ngadalësimit i procesit të zgjerimit të deklaruar nga Presidenti i KE Juncker. Axhenda e tij u ndërtua mbi konceptin e ndërlidhjes, i përbërë nga ndërlidhja fizike përmes investimeve në infrastrukturën energjitike dhe në transport, dhe nga ndërlidhja e njerëzve përmes bashkëpunimit rinor dhe fuqizimit të forumeve të shoqërisë civile të BP6.

Në këto tre vjet, Procesi i Berlinit ka evoluar në një platformë intensive të bashkëpunimit rajonal duke përfshirë disa nivele (Kryeministra, Ministra, staf teknik), sektorë të fushës së (energjisë, transportit, dixhitalizimit, etj.); dhe palë të tjera të interesuara (politikanë, organizata ndërkombëtare financiare, biznesi, shoqëri civile, etj.). Ky proces e ka shndërruar bashkëpunimin rajonal në një gjendje sine qua non për financimin e projekteve strategjike në Ballkan.

Axhenda e Berlinit ka shërbyer si një ombrellë për nismat e reja të bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe BP6 që nuk ishin të përfshira në Kriteret e Kopenhagenit ose në udhërrëfyesin për migrimin dhe luftën kundër terrorizmit. Ai ka mundësuar një mekanizëm të përshtatshëm për shkëmbimet rinore në BP6 dhe vendosjen e kontakteve të rregullta ndërmjet anëtarëve të Parlamentit Europian dhe shoqërisë civile të BP6.

Autorët e studimi kanë analizuar kontributin e procesit të Berlinit në Europën post-Brexit, rolin e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor (BP6), konektivitetin mes sipërmarrjeve në rajon dhe atyre në BE nëpërmjet “zinxhirit të vlerës”, dhe sfidat e presidencës italiane në Samitin e ardhshëm të Triestes që do të zhvillohet në korrik 2017. Studimi gjithashtu përfshin një analizë të konektivitetit dhe nismave të tjera të kohezionit territorial ku marrin pjesë vendet e Ballkanit si: Makro-Rajonet territoriale të BE-së dhe iniciativa kineze “Nisma 16 + 1″.

Ky publikim ka për qëllim të kontribuojë në debatin aktual mbi formën dhe dinamikën e procesit të Integrimit Europian dhe pasojat për Ballkanin Perëndimor.

Autorët argumentojnë që sot procesi i Berlinit mbështet vazhdimin e reformave ekonomike në të cilat janë angazhuar vendet e BP6, forcon dhe ripërtërin faktorët tërheqës drejt BE. Karakteristika inovative e ndërveprimit të strukturuar ndërmjet Anëtarëve të Parlamentit Europian dhe shoqërisë civile të vendeve të BP6 përbën një kontribut të jashtëzakonshëm dhe inovativ të pjesëmarrjes në procesin demokratik në Europë.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan