Roli i Qeverisë në Arsim

Nga Milton Friedman*, botuar në Mapo, 28 janar 2017

milton friedmanArsimi formal paguhet dhe administrohet gati plotësisht nga qeveritë ose nga organizatat jofitimprurëse. Kjo situatë është zhvilluar gradualisht dhe tashmë merret aq shumë për e mirëqenë sa edhe vëmendja më e vogël e qartë nuk drejtohet më tek arsyet e trajtimit të veçantë të shkollimit edhe në vendet në të cilat mbizotëron ndërmarrja e lirë si organizim dhe filozofi. Si rezultat të gjithë kësaj kemi një zgjerim të madh të përgjegjësive të qeverisë. Në terma të parimeve të zhvilluara në kapitullin 2, ndërhyrja qeveritare në arsim mund të racionalizohet mbi dy themele. I pari është ekzistenca e “efektit substancial të lagjes”, rrethanave në të cilat veprimi i një individi imponon kosto domethënëse mbi individë të tjerë për të cilët nuk është fizibël ta bësh atë të kompensojë ata, ose prodhon fitime domethënëse për individë të tjerë për të cilët nuk është fizibël t’i bësh ata të kompensojnë ato rrethana që e bëjnë shkëmbimin vullnetar të pamundur. I dyti është shqetësimi paternalist për fëmijët dhe individë të tjerë të papërgjegjshëm. Efektet e lagjes dhe paternalizmi kanë implikime shumë të ndryshme për 1. Arsimin e përgjithshëm për qytetari dhe 2. arsimin e specializuar vokacional. Arsyet për ndërhyrjen e qeverisë janë gjerësisht të ndryshme në këto dy fusha dhe justifikojnë tipa shumë të ndryshëm veprimi. Një shënim paraprak i mëtejshëm: është e rëndësishme të dallojmë midis “shkollimit” dhe “edukimit”. Jo çdo shkollim është arsim (education) dhe jo çdo arsim është shkollim. Subjekti i shqetësimit është arsimi. Veprimet e qeverisë janë më së shumti të kufizuara te shkollimi.

Arsimi i përgjithshëm për qytetari

Një shoqëri e qëndrueshme dhe demokratike është e pamundur pa një shkallë minimale të aftësisë për të lexuar dhe pa një njohje të caktuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe pa pranim të gjerë të një bashkësie vlerash të përbashkëta. Arsimi mund të kontribuojë për të dyja. Si pasojë fitimi nga arsimi i fëmijës sjell përfitim jo vetëm për fëmijën dhe prindërit e tij, por edhe për anëtarë të tjerë të shoqërisë. Arsimi i fëmijës tim kontribuon te mirëqenia jote duke promovuar një shoqëri demokratike dhe të qëndrueshme. Nuk është fizibël të identifikohen individët ose familjet e veçanta që kanë përfituar dhe kësisoj kërkohet para për shërbimin e dhënë. Ka megjithatë një “efekte domethënës të lagjes”. Çfarë lloj veprimi qeveritar është i justifikuar nga ky efekt i lagjes? Më e qarta është kërkesa që çdo fëmijë të marrë një sasi minimale shkollimi të një lloji të veçantë. Një kërkesë e tillë mund të imponohet mbi prindërit pa veprim të mëtejshëm qeveritar bash siç iu kërkohet pronarëve të godinave dhe më shpesh atyre të automobilave të plotësojë disa standarde për të mbrojtur sigurinë e të tjerëve. Ka megjithatë një diferencë midis dy rasteve. Individët që nuk mund të paguajnë kostot e përmbushjes së standardeve të kërkuara për godinat apo për automobilat mundin përgjithësisht të shmangin të qenit pronarë duke e shitur atë. Kërkesa në këtë rast mund të plotësohet pa subvencion qeveritar. Ndarja e fëmijës nga prindi që nuk mund të paguajë për shkollimin e kërkuar minimal është qartësisht jo konsistente me besimin tonë te familja si njësia bazë e shoqërisë dhe besimin tonë te liria e individit. Për më tepër do të ishte shumë e mundshme të reduktoje nga arsimi i tij për qytetari në një shoqëri të lirë. Në qoftë se barra financiare e imponuar nga një kërkesë e tillë për shkollim mund të përmbushet lehtë nga shumica e familjeve në një komunitet mund të jetë ende fizibël dhe e dëshirueshme t’u kërkosh prindërve të përmbushin kostot drejtpërdrejt. Në rastet ekstreme mund të administrohen subvencione të veçanta për familjet në nevojë. Ka shumë fusha në SHBA sot ku këto kushte plotësohen. Në këto fusha do të ishte shumë e dëshirueshme të imponoheshin kostot direkt mbi prindërit. Kjo do të eliminonte makinerinë qeveritare që kërkohet tashmë për të mbledhur fondet e taksave nga të gjithë rezidentët gjatë gjithë jetës së tyre dhe atëherë t’i paguajë ato mbrapsht më së shumti të njëjtëve njerëz gjatë periudhës kur fëmijët janë në shkollë. Kjo do të reduktonte gjasat që qeveritë të administronin shkollat, një çështje që diskutohet më gjerë më poshtë. Kjo do të rriste gjasat që komponentja subvencionuese e shpenzimeve për shkollat të ulej ndërsa nevoja për subvencione të tilla të binte me rritjen e nivelit të të ardhurave. Në qoftë se, si tani, qeveria paguan për të gjithën ose për shumicën e shkollimit, një rritje në të ardhurat thjesht do të çonte në një fluks qarkullues më të gjerë të fondeve përmes mekanizmit të taksave dhe një zgjerim i rolit të qeverisë. Së fundmi, kjo nuk është më pak e rëndësishmja, imponimi i kostove mbi prindërit tenton të barazojë kostot private dhe sociale të të pasurit fëmijë dhe të promovojë kështu një shpërndarje më të mirë të familjeve sipas madhësisë. Diferencat mes familjeve në burime dhe në numrin e fëmijëve, plus imponimin e një standardi shkollimi që përfshin kosto të mëdha e bëjnë një politikë të tillë vështirësisht fizibël në shumë rajone të SHBA-së. Në vende të tilla por edhe në vende ku politika të tilla janë fizibël qeveria ka marrë në dorë kostot financiare të shkollimit. Ajo ka paguar, jo vetëm për sasinë minimale të kërkuar për shkollim por edhe për shkollim shtesë në nivele më të larta të vlefshme për të rinjtë, por jo të kërkuara prej tyre. Një argument është “efekti i lagjes”. I diskutuar më lart. Kostot janë paguar sepse ky është i vetmi mjet fizibël për të zbatuar minimumin e kërkuar. Shkollimi shtesë është financuar sepse njerëz të tjerë përfitojnë nga shkollimi i atyre me aftësi dhe interesa më të mëdha, përderisa është një mënyrë për të siguruar lidership politik dhe social më të mirë. Fitimi nga këto masa duhet të balancohet përballë kostove dhe mund të ketë shumë diferencë të ndershme gjykimi mbi atë se deri në ç’gjerësi një subvencion është i justifikuar. Shumë prej nesh do të konkludonin se fitimet janë mjaftueshëm të rëndësishme për të justifikuar disa subvencione qeveritare. Këto themele justifikojnë subvencionin qeveritar vetëm për disa lloje shkollimi. Për t’i paraprirë, ato nuk justifikojnë subvencionin qartësisht vetëm për trajnim vokacional që rrit produktivitetin e studentit, por nuk e trajnojnë atë as për të qenë qytetar dhe as për lidership. Është ekstremisht e vështirë të heqësh një vijë të fortë mes dy tipeve të shkollimit.

Shumica e shkollimit të përgjithshëm shton vlerën ekonomike të studentit-në të vërtetë vetëm në kohët moderne dhe në pak vende ka ndodhur që lexueshmëria të ketë reshtur së patur një vlerë tregu. Dhe shumica e trajnimit vokacional rrit pamjen e studentit apo dukjen e strukjen e studentit. Dallimi është domethënës. Të subvencionosh trajnimin e veterinerëve, parukierëve, dentistëve dhe një grupi të madh specialistësh siç bëhet në SHBA në institucionet arsimore të mbështetura nga qeveria nuk mund të justifikohet me të njëjtat argumente siç argumentohet subvencionimi i shkollave elementare (9-vjeçare te ne) ose në një nivel më të lartë, kolegjet e arteve të bukura. Nëse kjo mund të justifikohet me argumente të tjera ne do ta diskutojmë më vonë. Argumenti kualitativ nga “efekti i lagjes” nuk përcakton sigurisht llojet specifike të shkollimit që duhet të subvencionohet. Fitimi social është më i madh në nivelet më të ulëta të shkollimit ku gjendet qasja më e afërt e unanimitetit mbi përmbajtjen dhe zbret ndërsa niveli i shkollimit rritet. Edhe kjo deklaratë nuk mund të merret plotësisht për e vërtetë. Shumë qeveria kanë subvencionuar universitete më parë se të subvenciononin shkollat më të ulëta. Cilat forma arsimi kanë avantazhin social më të madh dhe sa nga burimet e kufizuara të komunitetit duhet të shpenzohen për ta duhet të vendoset nga gjykimi i komunitetit i shprehur përmes kanaleve politike të pranuara. Synimi i kësaj analize nuk është të vendosë këto çështje për komunitetin por të qartësojë çështjet e përfshira kur bëhet një zgjedhje, në veçanti nëse është e përshtatshme të bëhet një zgjedhje mbi bazë komunale apo individuale. Siç e kemi parë që të dyja edhe imponimi i një niveli të kërkuar shkollimi dhe financimi i këtij shkollimi nga shteti mund të justifikohet me “efektin e lagjes” së shkollimit. Një hap i tretë, saktësisht administrimin aktual të institucioneve arsimore nga qeveria, “shtetëzimi” siç ishte, i masës së “industrisë së arsimit” është shumë më i vështirë për t’u justifikuar mbi këto ose aq sa unë mund të shoh mbi ndonjë argument tjetër. Dëshirueshmëria e këtij shtetëzimi është përballur shpesh qartësisht. Qeveritë kanë financuar shkollimin duke paguar direkt kostot e mbajtjes në këmbë në institucioneve arsimore. Kështu ky hap duket i kërkuar nga vendimi për të subvencionuar shkollimin. Megjithatë të dy hapat mund të ndahen. Qeveritë mund të kërkojnë një nivel minimal të shkollimit të financuar duke iu dhënë prindërve kuponë të kthyeshëm për një shumë maksimale të specifikuar për fëmijë çdo vit në qoftë se shpenzohet për shërbime të “miratuara” arsimore. Prindërit kësisoj do të jenë të lirë të shpenzojnë këtë shumë dhe çdo shumë shtesë vetë duke blerë shërbim arsimor nga një institucion i “miratuar” sipas zgjedhjes së tyre. Shërbimet arsimore mund të jepen nga ndërmarrje private që veprojnë si institucione me fitim ose jo. Roli i qeverisë duhet të kufizohet te kontrolli i shkollave në mënyrë që ato të përmbushin disa standarde minimum, të tilla si përfshirja e një përmbajtjeje të përbashkët në programet e tyre, ashtu siç ajo bën tani me restorantet kur i kontrollon ato që të mbajnë një standard të caktuar sanitar. Një shembull i shkëlqyer i një programi të këtij lloji është program i shkollimit në SHBA për veteranët e luftës së dytë botërore. Çdo veterani që kualifikohet i jepet një shumë maksimum çdo vit që mund të shpenzohet në çdo institucion sipas zgjedhjes së tij duke u siguruar që ai të përmbushë standardet. Një shembull më i kufizuar vjen nga Britania, ku autoritetet lokale paguajnë tarifën për disa studentë që ndjekin shkollat jo shtetërore. Një tjetër rregullim në Francë ku shteti paguan pjesë të kostos për studentët që ndjekin shkollat jo shtetërore.

Një argument për shtetëzimin e shkollave për shkak të “efektit të lagjes” është se mund të jetë e pamundur ndryshe për të siguruar një bashkësi të përbashkët vlerash të nevojshme për të patur stabilitet social. Imponimi i një standardi minimum mbi shkollat e administruara privatisht siç u tha më lart mund të mos jetë e mjaftueshme për të arritur këtë rezultat. Çështja mund të ilustrohet konkretisht në terma të shkollave që administrohen nga grupet fetare. Shkolla të tilla, mund të thuhet, do të injektojnë vlera që janë inkonsistente me njëra-tjetrën dhe me ato të injektuara në shkollat jo sektare; në këtë mënyrë ata konvertojnë arsimin në një forcë ndarëse më shumë se sa në një forcë bashkuese. I çuar në ekstrem ky argument bën thirrje jo vetëm për shkolla të administruara nga qeveria, por edhe për pjesëmarrje të detyruar në shkolla të tilla. Rregullime ekzistuese në SHBA dhe në shumë vende të tjera të perëndimit janë shkolla riedukimi. Shkollat e administruara nga qeveria janë të vlefshme por jo të detyrueshme. Megjithatë, lidhja mes financimit të shkollimit dhe administrimit i vendos shkollat e tjera në disavantazh: ato marrin përfitim të vogël apo asfare nga fondet qeveritare të shpenzuara për shkollimin – një situatë që ka qenë burim debatesh politike sidomos në Francë dhe SHBA. Eliminimi i këtij avantazhi mund të fuqizojë fort shkollat parokiale dhe kështu ta bëjë problemin e arritjes së një bashkësie vlerash të përbashkëta edhe më të vështirë. Bindës siç është ky argument është e qartë se ai është i vlefshëm ose se çshtetëzimi i shkollimit do të ketë efektet e menduara. Parimisht ajo bie në kundërshtim me mbrojtjen e lirisë. Heqja e një vije midis sigurimit të vlerave të përbashkëta të nevojshme për të patur një shoqëri të qëndrueshme nga një anë dhe indoktrinimit që pengon lirinë e mendimit dhe besimit nga ana tjetër është një nga ata kufij të mjegullt që është më e thjeshtë ta përmendësh se sa ta përkufizosh. Në terma të efekteve, çshtetëzimi i shkollimit zgjeron spektrin e zgjedhjeve të vlefshme për prindërit. Në qoftë se, si tani, prindërit mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla publike pa pagesë shtesë, shumë pak mund ose do të dërgojnë fëmijët në shkolla të tjera edhe po të mos jenë të subvencionuara. Shkollat parokiale janë në disavantazh në mosgjetjen e ndonjë fondi publik të faktuar për shkollimin, por ato kanë avantazhin kompensues të të qenit të administruara nga institucionet që janë vullnetplota për t’i subvencionuar ato dhe mund të rrisin fondet për ta bërë këtë. Ka disa burime të tjera subvencionimi për shkollat private. Nëse shpenzimet publike në shkollim iu bëhen të disponueshme prindërve, pavarësisht se ku i dërgojnë fëmijët e tyre, një gamë e gjerë shkollash do të lindin për të plotësuar kërkesat e tyre. Prindërit do të mund të shprehin pikëpamjet rreth shkollave drejtpërdrejt duke tërhequr fëmijët e tyre nga një shkollë dhe duke i dërguar ata te një tjetër, në një shtrirje më të gjerë sesa është e mundur aktualisht. Në përgjithësi, ata munden tani ta marrin këtë hap vetëm me një kosto të konsiderueshme – duke i dërguar fëmijët e tyre në një shkollë private, ose duke u ndryshuar rezidencën. Për pjesën tjetër, ata mund t’i shprehin pikëpamjet vetëm përmes kanaleve politike. Ndoshta një farë shkalle më e madhe lirie për të zgjedhur shkollat mund të bëhej e mundur në një sistem të administruar nga qeveria, por do të ishte e vështirë ta mbajë këtë liri shumë gjatë në këtë tablo të detyrimeve për të siguruar çdo fëmijë me një vend. Këtu, si në fusha të tjera, sipërmarrja konkurruese ka gjasa të jetë shumë më eficiente për të kënaqur kërkesat e konsumatorit sesa çdo lloj sipërmarrje tjetër e shtetëzuar apo sipërmarrje të tjera që veprojnë për t’i shërbyer të tjera qëllimeve. Mund të rezultojë që për këtë arsye shkollat parokiale mund të bien në vend që të rriten në rëndësi.

Një tjetër, në të njëjtin drejtim, është ngurrimi i kuptueshëm i prindërve, që dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat parokiale, për rritjen e taksave për financim më të lartë të shpenzimeve për shkollat publike. Si rezultat, ato sfera ku shkollat parokiale janë të rëndësishme kanë vështirësi të mëdha për të ngritur fonde për shkollat publike. Për aq kohë sa cilësia është e lidhur me shpenzimet, e në një farë mase padyshim që është, shkollat publike priren të jenë me cilësi më të ulët në këto zona dhe prandaj shkollat parokiale janë relativisht më tërheqëse.

Një tjetër rast i veçantë i argumentit se shkollat e drejtuara nga qeveria janë domosdoshmërish që arsimi të jetë forcë unifikuese është se shkollat private mund të priren të rëndojnë dallimet klasore.

Duke u dhënë liri më të madhe se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre, prindërit e një lloji mund të mblidhen bashkë dhe kështu të parandalojnë një përzierje të shëndetshme të fëmijëve me sfonde dallueshëm të ndryshëm. Nëse është apo jo i vlefshëm ky argument në parim, nuk është krejt e qartë se do të ndiqen përfundimet e deklaruara.

Nën marrëveshjet e tanishme, shtresimi i zonave rezidenciale në mënyrë efikase kufizon përzierjen e fëmijëve nga sfonde dallueshëm të ndryshëm. Për më tepër, aktualisht prindërit nuk ndalohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private. Vetëm një klasë tejet e kufizuar mundet apo e bën këtë, pavarësisht shkollave parokiale, duke prodhuar kështu shtresim të mëtejshëm.

Në të vërtetë, ky argument më duket se tregon në drejtim thuajse diametralisht të kundërt- drejt çshtetëzimit të shkollave. Pyesni veten se si një banor në një lagje me të ardhura të ulëta, për të mos folur për lagjet e Negrove, në një qytet të madh është më i dizavantazhuari. Nëse ai i jep mjaft rëndësi, le të themi një automobili të ri, ai mundet, duke kursyer, do të grumbullojë mjaftueshëm para për të blerë të njëjtën makinë si një banor në një periferi me të ardhura të larta. Për të bërë këtë, atij nuk i duhet të lëvizë në atë periferi. Krejt në të kundërt, ai mund t’i marrë paratë pjesërisht duke ekonomizuar në lagjet ku banon. Dhe kjo vlen njësoj edhe për rrobat, mobiliet, librat etj. Por të supozojmë se një familje në baraka ka një fëmijë të talentuar dhe do t’i japë vlera të larta shkollimit të tij apo të saj, do të thotë të kenë vullnet për të kursyer për këtë qëllim. Vetëm në marrtë trajtim të veçantë, apo asistencë burse, në fare pak shkolla private, ndryshe familja është në pozicion shumë të vështirë.

Shkollat “e mira” publike janë të vendosura në lagje me të ardhura të larta. Familja mund të dojë të shpenzojë diçka në shtesë të asaj çka paguhet në taksa për të gjetur shkollim më të mirë për fëmijën e vet. Por me vështirësi do të përballonte që njëherazi edhe të shpërngulej në lagjen me të ardhura të larta.

Pikëpamjet tona në lidhje me këtë janë, besoj unë, ende të dominuara nga qyteti i vogël që ka pasur veç një shkollë për rezidentët e pasur dhe të varfër. Nën rrethana të tilla, shkollat publike mund të kenë mundësi të njëllojta. Me rritjen e zonave urbane dhe suburbane, situata ka ndryshuar në mënyrë drastike. Sistemi ynë i tanishëm i shkollave, shumë larg barazimit të mundësive, me shumë gjasa bën të kundërtën. Kjo e bën gjithçka më të vështirë për të paktët përjashtimorë – dhe janë ata shpresa e së ardhmes- që të ngrihen mbi varfërinë në gjendjen e tyre fillestare.

Një tjetër argument për shtetëzimin e shkollimit është “monopol teknik”. Në komunitete të vogla dhe zona rurale, numri i fëmijëve mund të jetë shumë i vogël për të justifikuar më shumë se një shkollë të një përmase të arsyeshme, kështu që konkurrenca nuk mund të mbështeten në mbrojtjen e interesave të prindërve dhe fëmijëve.

Si në rastet të tjera të monopolit teknik, alternativat janë monopole të pakufizuara private, monopole private të kontrolluara nga shteti dhe operatorë publikë – një zgjedhje mes të këqijave.

Ky argument, megjithëse qartësisht i vlefshëm dhe domethënës, është dobësuar ndjeshëm në dekadat e fundit prej përmirësimeve në transport dhe rritja e përqendrimit të popullsisë në komunitetet urbane. Marrëveshja që ndoshta është më pranë justifikimit prej këtyre konsideratave – të paktën për arsimin fillor dhe sekondar – është një kombinim i shkollave publike dhe private. Prindërit që zgjedhin t’i dërgojnë fëmijët në shkolla private mund të paguanin një shumë të barabartë me koston e përllogaritur për arsimin e një fëmije në një shkollë publike, ka siguruar se të paktën kjo shumë është shpenzuar në arsim në një shkollë të miratuar.

Kjo marrëveshje mund të plotësojë tiparet e vlershme të argumentit të “monopolit teknik”. Mund të plotësojë thjesht ankesat e prindërve se nëse ata do i dërgojnë fëmijët në shkolla private të pa subvencionuara atyre u kërkohet të paguajnë dyfish për arsimin – njëherë në formën e taksave të përgjithshme dhe njëherë drejtpërdrejt. Do të lejonte konkurrencën të zhvillohej. Zhvillimi dhe përmirësimi i të gjitha shkollave do të stimulohej kështu.

Injektimi i konkurrencës do të bënte shumë për promovimin e një game të shëndetshme shkollash.

Do të bënte shumë gjithashtu, të prezantonte fleksibilitet në sistemet e shkollave. Jo i fundit prej benefiteve do të ishte të bënte rrogat e mësuesve të shkollave përgjegjës për forcat e tregut. Do t’u jepte kështu autoriteteve publike një standard të pavarur, ndër to gjykimi i shkallëve të pagesave dhe promovimi i rregullimeve të shpejta për ndryshime në kushtet e kërkesës dhe ofertës.

Nxitet gjerësisht se nevoja e madhe në shkollim është më shumë para për të ndërtuar më shumë facilitete dhe për t’iu paguar rroga më të larta mësuesve për të tërhequr kështu mësues më të mirë. Kjo duket një diagnozë e rreme. Sasia e parave e shpenzuar në shkollim ka ardhur duke rritur në një normë jashtëzakonisht të lartë, shumë më shpejt se sa të ardhurat tona në total. Pagesat e mësuesve janë rritur shumë më shpejt sesa në punësime të tjera të krahasueshme.

Problemi nuk është se po shpenzojmë pak para – megjithëse mund të jemi – por sepse jemi duke marrë shumë pak për dollar të shpenzuar. Mbase sasia e parave të shpenzuara në struktura madhështore dhe terrene luksoze në shumë shkolla janë klasifikuar, siç duhej, si shpenzime në shkollim. Është e vështirë t’i pranojmë ato në mënyrë të barabartë si shpenzime në arsim. Dhe kjo është njëlloj e qartë në lidhje me kurset në thurje shportash, vallëzime sociale dhe shumë lëndë të tjera të veçanta që iu atribuohen naivitetit të këtyre edukuesve. Nxitoj të shtoj se nuk mund të ketë kundërshtim të përfytyrueshëm ndaj prindërve që shpenzojnë paratë e tyre në këto xhingla, nëse dëshirojnë. Është puna e tyre.

Kundërshtimi është të përdoren paratë e mbledhura nga taksimi i detyruar prindërve dhe jo prindërve për këto qëllime. Ku janë “efektet e lagjeve” që justifikojnë përdorim të tillë të parave të taksave?

Një arsye madhore për këtë lloj përdorimi të parasë publike është sistemi i tanishëm që kombinon administrimin e shkollave me financimin e tyre. Prindi, që do të preferonte të shihte paratë e përdorura për mësues dhe tekste më të mirë sesa trajnerë dhe korridore, nuk ka mënyrë për ta shprehur këtë preferencë duke bindur një mazhorancë për të ndryshuar përzierjen për të gjithë. Ky është një rast i veçantë i parimit të përgjithshëm që një treg lejon secilin të kënaqë shijet vetjake – përfaqësim efektiv proporcional; ku procesi politik imponon pajtim.

Për më tepër, prindi që do të dëshironte të shpenzonte disa para ekstra për arsimimin e fëmijës së vet është shumë i kufizuar. Ai nuk mund të shtojë diçka mbi shumën që tashmë shpenzon në shkollimin e fëmijës dhe ta transferojë fëmijën e vet te një shkollë përkatësisht më të kushtueshme. Nëse transferon fëmijën e vet, ai mund të paguajë të gjithë koston dhe jo vetëm koston shtesë. Ai mund vetëm të shpenzojë para ekstra më thjesht në aktivitetet ekstra-kurrikulare – mësime vallëzimi, mësime muzike etj.

Duke qenë se tregjet private për të shpenzuar më shumë para në shkollim janë të bllokuara, presioni për të shpenzuar më shumë në arsimin e fëmijëve shfaq veten në shpenzimet më të larta publike në artikuj edhe më të parëndësishëm të lidhura me justifikimin thelbësor për ndërhyrjen e qeverisë në shkollim.

Siç kjo analizë lë të kuptohet, adaptimi i marrëveshjeve të sugjeruara mund mirë të kuptojë shpenzime më të vogla qeveritare në shkollim, e megjithatë shpenzime të larta totale. Do të mundësonte prindërit të blinin çfarë donin më efektivisht dhe kështu t’i drejtonin ata të shpenzonin më shumë sesa bëjnë aktualisht direkt dhe indirekt përmes taksimit.

Do të mund t’i ndalonte prindërit nga frustrimi i shpenzimit të më shumë parave nga shkollimi si prej nevojës aktuale për pajtim në mënyrën sesi shpenzohen paratë dhe nga hezitimi i kuptueshëm nga ana e personave që nuk kanë aktualisht një fëmijë në shkollë, dhe veçanërisht ata që nuk do t’i kenë në të ardhmen në shkollë, për t’iu imponuar taksa më të larta atyre për qëllime shpesh larg arsimit siç ata e kuptojnë termin.

Në lidhje me pagesat e mësuesve, problemi madhor nuk është se janë shumë të ulëta mesatarisht – mund të ishin edhe shumë të larta mesatarisht – por se janë shumë të uniformizuara dhe të ngurta. Mësuesit e dobët janë shumë të mbi paguar dhe mësuesit e mirë janë të paguar pak.

Agjendat e pagesave priren të uniformizojnë dhe përcaktojnë më shumë prej viteve të punës, diplomave të marra dhe certifikatave të mësimdhënies të marra se sa nga merita.

Edhe ky është një rezultat i sistemit të tanishëm i administrimit qeveritar të shkollave dhe bëhet edhe më serioz si njësi mbi të cilën kontrolli qeveritar është i ushtruar, bëhet më i gjerë. Në të vërtetë ky fakt është arsye kryesore pse organizatat profesionale të arsimtarëve fuqimisht favorizojnë zgjerimin e njësisë- nga distrikti lokal i shkollës drejt shtetit, nga shteti te qeveria federale. Në çdo lloj organizate burokratike, Esencialisht në shërbimin civil, shkalla e pagesave standarde janë thuajse të paq evitueshme; duket shumë e pamundshme nxitja e konkurrencës e aftë për të siguruar diferenca të gjera në pagesa sipas meritave. Arsimtarët, që do të thotë vetë mësuesit, vijnë të ushtrojnë kontroll parësor. Prindi ose komuniteti lokal vjen të ushtrojë pak kontroll. Në çdo sferë, qoftë zdrukthëtari apo punë hidraulike apo mësimdhënien shumica e punëtorëve favorizojnë shkallë standarde të pagesave deh kundërshtojnë diferencimet sipas meritës, për arsyen e dukshme se të talentuarit janë gjithnjë pak. Ky është një rast i veçantë i prirjes së përgjithshme që njerëzit kërkojnë të ndreqin çmimet, qoftë përmes unioneve apo monopoleve industriale. Por marrëveshjet konfliktuale do të shkatërrohen në përgjithësi nga konkurrenca, vetëm në mos qeveria i përforcon ato, apo të paktën iu interpreton atyre mbështetje të konsiderueshme.

Nëse dikush po kërkon qëllimshëm të shpikë një sistem rekrutimi dhe pagesash të mësuesve llogaritur për të zmbrapsur kreativët, guxuesit dhe ata me vetëbesim dhe të tërheqë të plogëtit dhe mediokrit dhe ata që nuk të frymëzojnë, ai nuk do të bënte diçka më të mirë se sa të imitonte sistemin ku kërkohen certifikata mësimdhënieje dhe të përforconte standardin e strukturave të pagesave që janë zhvilluar në sistemet e qyteteve të mëdha dhe më gjerësisht në struktura shteti.

Ndodh ndoshta se niveli i aftësisë në shkollat fillore dhe sekondare mësimdhënia është sa lart aq edhe nën këto rrethana. Sistemi alternativ do t’i zgjidhte këto probleme dhe të lejonte konkurrencën të ishte më efektive në shpërblimin e meritave dhe të tërhiqte të aftët në mësimdhënie.

Megjithëse shumë probleme administrative do të ngriheshin po të ndryshoje sistemi aktual me atë të propozuar dhe në administrimin e tij, këto duken as të pazgjidhshme as unike. Sa i përket çshtetëzimit të aktiviteteve të tjera, premisat ekzistuese dhe pajisjet mund t’u shiteshin sipërmarrjeve private që duan të hyjnë në fushë. Kështu, nuk do të kishte humbje të kapitalit në tranzicion. Duke qenë se njësitë qeveritare, të paktën në disa sfera, do të vazhdojnë të administrojnë shkolla, tranzicioni mund të ishte gradual dhe i lehtë. Administrimi lokal i shkollimit në Shtetet e Bashkuara dhe në disa shtete të tjera mund ta lehtësojë ngjashëm tranzicionin, duke qenë se mund të inkurajojë eksperimentimin në shkallë të vogël.

Vështirësitë mund padyshim të ngrohen në përcaktimin e së drejtës për të zgjedhur për grante nga një njësi e veçantë qeveritare, por kjo është identike me problemin ekzistues të përcaktimit se cila njësi është e detyruar të sigurojë facilitetet e shkollimit për një fëmijë të caktuar. Diferencat në masën e granteve do të mund ta bënte një sferë më tërheqëse se një tjetër vetëm pse diferencat në cilësinë e shkollimit tani kanë të njëjtin efekt. Ndërlikimi i vetëm shtesë është me shumë mundësi një mundësi më e madhe për abuzim për shkak të lirisë më të madhe për të vendosur ku t’i arsimojnë fëmijët. Vështirësitë e hamendësuara të administrimit janë një mbrojtje standarde e status quo-së kundër çdo lloj ndryshimi të propozuar; në këtë rast të veçantë është një mbrojtje edhe më e dobët se zakonisht për shkak se marrëveshjet ekzistuese duhet të zotërojnë jo vetëm problemet madhore të ngritura nga marrëveshjeve të propozuara por gjithashtu problemet shtesë të ngritura nga administrimi i shkollave si një funksion qeveritar.

*Fitues i çmimit Nobel në ekonomi

Marrë nga Philosophy of education, University of Chicago Press

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan