Bota përballet me korrupsionin

Nga Laurence Cockcroft*, botuar në Independent, 7 dhjetor 2016

621ee1cee67b7f5dc5016ca5762406c51

Shumë biseda kanë në fokus zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe përse amerikanët votuan Donald Trump dhe Mbretëria e Bashkuar pro Brexit. Shumica e votuesve besojnë se elita qeverisëse është “e korruptuar” edhe pse në mënyrë ironike ky slogan u ndërmor nga vetë Trump me premtimin për të “tharë moçalin”. Rreth 70 përqind e qyetetarëve të BE-së dhe SHBA-së i konsiderojnë partitë e tyre politike “të korruptuara” – një term i gjërë, i bazuar në ndjenjën e përgjithshme se udhëheqësit luftojnë për vete dhe jo për shoqërinë.

laurence_cockcroft_ac09Nga këndvështrimi politik, SHBA ka përdorur sistemin ndërkombëtar për të luftuar korrupsionin gjatë 40 viteve të fundit. Presidenti Obama bëri përpjekje të mëdha për të rregulluar sistemin e lobimit politik, ndërsa kërkonte të përhapte parimet e anti-rryshfetit mbi Aktin e Praktikave Korruptive të Jashtme pjestarëve të OECD-së dhe më vonë vendeve anëtare të G20.

Me afrimin e një epoke të re me rastin e inaugurimit të mandatit të Trump, a do jetë në gjendje administrata e tij të mbështesi këtë proces? Përgjigjia e shkurtër shfaq tërë historikun e tij profesional – disa falimentime, më shumë se 30 procese gjyqësore të hapura kundër tij dhe refuzimi për të vendosur dorëzanë pasurinë në një fond për persona të tretë.

Ekzistojnë 5 lloje korrupsioni. I pari është ai i financës politike. Ndërkohë që të gjitha shtetet e BE-së zhvillojnë fushata të konsiderueshme për ligjet financiare, ato vazhdojnë të mbeten shumë të shpërfillura. Skandalet e fundit të Partisë Popullore (PP) në Spanjë dhe Unioni për një Lëvizje Popullore (UPM) në Francë, iu përshtatën rekordit të Laburistëve të Rinj për t’i kërkuar hua partisë duke shmangur rregulloren e propozuar nga Partitë Politike dhe Aktit Zgjedhor të vitit 2000. Në SHBA “Qytetarët e Bashkuar”, përmes vendimit të Gjykatës së Lartë të 2010, nxorën në pah pëpjekjet për të kufizuar kontributet e financimit të fushatave dhe shënuan një epokë të re që nënkupton “ të paguash për politikën”. Ky vendim u kritikua ashpër nga Bernie Sanders dhe në mënyrë më modeste nga Hilary Clinton, por ka gjasa që kandidaturat e propozuara nga Trump për Gjykatën e Lartë do e hedhin poshtë.

Së dyti, industria e lobimit. Lobimi politik ka arritur deri në atë pikë aq sa mban të zënë me punë 100.000 njerëz në Uashington pavarësisht përpjekjeve të Senatorit McCain dhe ish-Senatorit Obama për ta kontrolluar atë. Në Evropë, ka përafërsisht 10.000 organizata të regjistruara lobimi vetëm në Bruksel. Refuzimi i supozuar i Trump se qeveritarët e lartë nuk kishin asnjë lidhje me industrinë e lobimit nuk ka si të shkojë më larg: financimi i kandidatëve kongresmenë nënkupton se ata janë në simbiozë me industrinë e lobimit.

Së treti, edhe pse sektori financiar dhe falimentimi i 2008 kanë qënë të nënshtruar nga një varietet i pakrahasueshëm analizash, asnjë prej tyre nuk është përgatitur për të identifikuar korrpusionin në origjinë. Persekutimi i “udhëheqjes së pamatur” në tregun e kredive hipotekore nënstandarde, normat konfuze të agjencive të vlerësimit dhe manipulimi paraprak i normës së interesit, dhe tregjet valutore ishin pa dyshim simptomat e shumta të një sistemi të korruptuar. Krijimi i jashtëzakonshëm i llogarive të pakërkuara brenda Well Fargo ishte një nga ndodhitë e rradhës. Mekanizmi Mbikëqyës i Bankës Qendrore Evropiane (ECB) dhe Drejtimi i Autoritetit Financiar në Mbretërinë e Bashkuar kanë dështuar për të drejtuar çështjen e vërtetë të kulturës së korrupsionit bankar.

Në SHBA, Senatorët Sanders dhe Warren janë përpjekur të paraqesin dështimin e regullatorëve më të fuqishëm amerikanë që fokusohen po në të njëjtën çështje. Në mënyrë të habitshme persona të caktuar në rrethin e Trump, veçanërisht Steve Bannon, janë në dijeni pasi kanë sugjeruar se disa drejtorë ekzekutivë bankash duhet të kishin shkuar në burg. Por identiteti i kandidatëve të tillë për Sekretarin e Thesarit e përgenjeshtron këtë kërcënim.

Ndërveprimi midis sektorit bankar vendas dhe “juridiksionit sekret” që ndihmon kompanitë fantazma është i ekspozuar në mënyrë dramatike në një seri humbjesh që përfundojnë në skanadale si Panama Papers. Vlerësimet për shkallën e fondeve të mbajtura në këto juridiksione – duke përfshirë Zvicrën – tregojnë një minimum prej 10 trilionë dollarësh. Pjesëmarrja e qeverive, si Britania e Madhe, në nxitjen e këtij rrjeti është e përforcuar mirë; më pak i publikuar është roli i disa shteteve në SHBA – sidomos Montana, Wyoming dhe Delaware – në lehtësimin e procedurave të formimit të kompanive fantazëm në mënyrë të automatizuar dhe në një shkallë të lartë. Ky regjim, nën kërcënim por ende shumë aktiv, është një nga stimujt më të mëdhenj për korrupsionin e ndërmarrë si nga liderët e korruptuar politikë ashtu dhe nga krimi i organizuar, përfshi këtu dhe “çmimet e transfertave” të hartuara paraprakisht nga kompanitë multinacionale.

Obama ka provuar se nuk është në gjendje të kapërcejë kundërshtimet e përfaqësuesve të Kongresit për t’i bërë këto marrëvshje transparente. Duket e pamundur që presidenti i ardhshëm, i cili ka nevojë për të fshehur bëmat e tij, do të inkurajojë për transparencë në nivel shtetëror.

Së katërti, ryshfeti ndërkombëtar nga kompanitë perëndimore – duket më shumë si problem i së shkuarës që pas nënshkrimit të Konventës së OECD Kundër Korrupsionit të 1977, por vazhdon të pasqyrojë standardet e ulëta të biznesit në tregjet në zhvillim. Gjobat e fundit të vendosura ndaj GSK-së në SHBA dhe Kinë, si dhe në kompanisë Walmart në SHBA, konfirmojnë shkallën e problemit, madje edhe për kompanitë e suksesshme. Vetëm katër vende mund të përshkruhen (në mënyrë optimiste) si në “përputhje” me Konventën – përsa i përket numrit të rasteve nën hetim – dhe është e qartë se 25 nga 27 vendet e BE-së janë larg nga të qënurit të zellshëm në marrjen e masave ndaj ryshfetit që paguajnë kampionët e tyre kombëtarë. Trump, ndërkohë, e ka cilësuar Aktin 1977 mbi Praktikat Korruptive të Jashtme në SHBA, si një “akt të tmerrshëm”.

Së pesti, lavdërimet për Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike kanë maskuar faktin se korrupsioni kërcënon kontrollin e emetimeve të karbonit. Në SHBA lobimi i korporatave të fuqishme si Koch Industries ka dobësuar Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e cila është përgjegjëse për vendosjen e objektivave të emetimit. Ndërsa vëllezërit Koch nuk mbështetën Trump, ata indirekt mbështetën përfaqësuesit e Kongresit të cilët formojnë një front armiqësor me EPA – n, agjenti kryesor i qeverisë amerikane. Trump, si një skeptik i ndryshimit klimatik, me siguri që do të kërkojë kufizimin e autoritetit të EPA-s.

Trump është një rrezik për forcat që punojnë kundër korrupsionit në të gjithë botën, jo vetëm në SHBA. Zgjedhja e tij ndodhi në një kohë kur autoritetet në vendet në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut janë duke përqafuar nevojën për të trajtuar korrupsionin si një rrezik për shtetin-komb. Në perëndim, duke filluar nga SHBA-ja, hapat prapa në angazhimin në luftën kundër korrupsionit do të ishin fatale për vetë përpjekjet globale që ndërmerren kundër këtij fenomeni.

Laurence Cockcroft është bashkëthemelues i Transparency International (Lëvizja globale kundër korrupsionit) dhe bashkëautor i librit ‘Unmasked: Corruption in the West’.

Artikulli orighinal gjendet ne: http://www.independent.co.uk/voices/donald-trump-usa-corruption-banking-lobbying-washington-climate-change-a7452531.html

 

 

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan